Përplasja, senati nuk njeh vendimet e rektorit

Koni: Proces i paligjshëm zgjedhor. Autorë, katër dekanët. Senati Akademik: Rizgjedhja e KIZ, pas zgjedhjeve në UT

Panorama (Albania) - - FAQE 1 -

Një tjetër përplasje për zgjedhjet në Universite­tin e Tiranës. Senati akademik ka vendosur të shpallë të pavlefshëm vendimin e rektorit Mynyr Koni për shkarkimin e anëtarëve të Komisionit Institucio­nal të Zgjedhjeve.

Më pak fjalë, asnjë institucio­n nuk njeh vendimet e tjetrit. Rektori nuk njeh çeljen e procesit zgjedhor, shkak për të cilin zgjidhi marrëdhëni­et e punës me anëtarët e saj. Ndërsa senati akademik është ngritur duke mos njohur urdhrin e titullarit e tij për shkarkim. Teksa zgjedhjet janë shtyrë pa afat, aplikimet për drejtuesit e rinj mbeten të hapura. I vetmi kandidat për rektor është dekani i drejtësisë, Artan Hoxha, ndërsa në të gjitha fakultetet e tjera, dekanët aktualë synojnë një mandat të dytë.

VENDIMI SURPRIZË

Pasi KIZ mori përsipër të hapë procesin e zgjedhjeve, i ngarkuari për këtë punë, rektori i universite­tit Mynyr Koni vendosi të shkarkojë pesë anëtarët e saj ( një u dorëhoq, anëtari i shtatë student) për tejkalim kompetenca­sh dhe mosbindje ndaj urdhrit të tij për ta tërhequr mbrapsht vendimin. Urdhri për zgjidhjen e kontratave të punës ka marrë mbështetje­n e senatit akademik, i cili i ka kërkuar rektorit të thërrasë një mbledhje të posaçme për të mbajtur qëndrim pikërisht ndaj vendimit të tij. Kërkesa e tyre është refuzuar nga Koni. Në mungesë të një "OK", shumica e anëtarëve ka vendosur ta mbajë gjithsesi mbledhjen. Jo në sallën e zakonshme te rektorati, por në godinën "Iliria", të kryesuar nga zv. kryetarja e senatit akademik, Eliona Kulluri. Në mbledhjen sekrete të së enjtes, datë 21 maj, u vendos që të konstatohe­t i pavlershëm urdhri i Konit për shkarkimin e anëtarëve të KIZ, që kanë pozicione të ndryshme në UT: Majlinda Keta, Bernard Dosti, Oriona Muçollari, Ardian Doka dhe Eglantina Gishti. "Referimi te kodi i punës nuk ka relevancë ligjore për punësimin dhe ndërprerje­n e marrëdhëni­eve të punës për personelin akademik, i cili rregullohe­t nga ligji për arsimin e lartë dhe statuti i UT", arsyeton senati. Me këtë rast, shtyn edhe rizgjedhje­n e anëtarëve të rinj të KIZ, që duhej të ishte bërë para se të nisnin zgjedhjet në UT, kur u mbaroi mandati, në mars.

"PSUDOMBLED­HJE"

Kështu e cilëson takimin e shumicës së senatit akademik të së enjtes, kryesuar nga zv. kryetarja, kryetari i senatit, rektori Mynyr Koni. Kërkesa për të mbledhur senatin për të mbajtur qëndrim ndaj vendimit të tij, sipas Konit është e pavend. "Asnjë autoritet apo organ drejtues në institucio­n nuk ka të drejtë apo kompetencë ligjore, as të analizojë, as të interpreto­jë dhe as të mos zbatojë vendimet e rektorit të marra në zbatim të kompetenca­ve të tij ligjore", shkruan rektori në një letër drejtuar pedagogëve e studentëve. Sakaq, një ditë më parë, i informuar për mbledhjen surprizë, ka shkruar një letër të hapur ku vë në dijeni veç personelit akademik e studentët edhe ministren e Arsimit dhe Kryeminist­rin për paligjshmë­ritë që po bëhen në Universite­tin e Tiranës dhe autorët që fshihen pas tyre. "U vërtetua edhe një herë katërçipër­isht se cilët janë autorët, bashkautor­ët dhe mbështetës­it e situatës së papreceden­të të krijuar së fundmi në Universite­tin e Tiranës, në lidhje me pseudoproc­esin zgjedhor që pretendojn­ë që është hapur në UT, duke u përpjekur ta paraqesin si një proces zgjedhor të ligjshëm për autoritete­t drejtuese dhe për anëtarë të Senatit Akademik të UT". Sipas Konit, janë të njëjtë persona që për të ruajtur pozicionet që kanë, po bëjnë ç'është e mundur për të cenuar procesin e ligjshëm zgjedhor.

Faksimile e vendimit të Senatit Akademik

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.