Angela Martini në karantinë me mikeshën, pas ndarjes nga miliarderi planifikon rikthimin në Shqipëri

Panorama (Albania) - - SUPLEMENT -

Prej kohësh, martesa e ish- modeles Angela Martini dhe miliarderi­t rumun, Dragos Savulescu, ka qenë në qendër të vëmendjes së mediave pas thashethem­eve se çifti i kishte dhënë fund martesës mes tyre. Dragos ka probleme me drejtësinë dhe për këtë arsye nuk ishin shfaqur bashkë, madje më 10 shkurt, mediat e shtetit rumun raportuan sërish për urdhërarre­stin ndërkombët­ar të lëshuar për Savulescun për të vuajtur dënimin prej 5 vitesh. Ndërkohë, gjatë karantinës Angela ishte shumë aktive në rrjetin social “Instagram”, ku bënte live me një mikeshën e saj, Alina. Në shtëpinë e saj, ato u përgjigjes­hin pyetjeve të ndjekësve, ku nuk munguan edhe pyetjet se ku e kishte burrin që ishte karantinua­r me shoqen. Ndërsa në një lidhje tjetër live me një revistë, Angela u përpoq ta shmangte këtë pyetje, duke u shprehur se po mendonte rikthimin në Shqipëri për të jetuar tani e tutje, pasi po i dukej i vetmi vend i sigurt në botë.

Me pak fjalë, ajo u shpreh se çështja e bashkëshor­tit me drejtësinë e ka bërë të mësojë rreth shumë prapaskena­ve që ndodhin në botë, por pa dhënë asnjë detaj se ata janë ende bashkë, pra duke lënë të kuptohet se ata mund të jenë ndarë. Kujtojmë që bashkëshor­ti i Angela Martinit është në kërkim, pasi akuzohet se është përfshirë në një grup kriminal ( 30 anëtarë), i cili përllogari­tet ta ketë dëmtuar shtetin rumun me 114 milionë euro, për sa u përket disa pronave në Constatta dhe Mamaia. Siç raportohet nga website- t rumune, bashkëshor­ti i Martinit ka mundur të sigurojë ilegalisht disa toka që gjendeshin nën pronësinë e një të moshuari, Ivonne Aline Buzescu- Movila. Së bashku me dikë tjetër, mbiemri i të cilit është Giurgiucan­u, biznesmeni i ka marrë pronësitë falë ndihmës së një noteri. Më pas, këto toka u janë shitur të afërmve apo miqve me një çmim shumë të ulët. Hera e fundit që u shfaqën bashkë ishte Shën Valentini, datë që nuk e mbajti dot larg Dragosin nga bashkëshor­tja e tij, Angela Martini. Kjo e fundit publikoi një video në “Instagram”, ku shfaqeshin dy duart e tyre, në një skenë tepër romantike, pa dhënë detaje për vendodhjen, pasi ai ishte në arrati dhe rrezikon 5 vite burg. Në këtë situatë të vështirë, Angela ka menduar të tjera mënyra për të fituar para, gjithmonë sipas këshillave të partnerit miliarder, i cili është një producent filmash. Karriera e saj nisi si modele, ndërsa sot Angela Martini është autore e librit të saj të parë, me titull “Dashuri, Shpresë, Dritë”. Së fundmi, ajo ka qenë e ftuar në kanalin e njohur amerikan “KTLA 5”, për të folur mbi librin e saj dhe planet e së ardhmes. Ishmodelja shqiptare nuk ka hezituar të flasë edhe për Shqipërinë, që e quan një vend të bukur dhe tregon se është mjaft e dashuruar me të. Më pas, Angela zbuloi fillimet e saj të karrierës si modele. “Kur jetoja në Zvicër, sepse atje jam rritur, shikoja reality show për modelet në Miami dhe një javë me vonë i thashë vetes ‘ wow, unë duhet ta bëj këtë’. Pastaj prenotova një biletë me një drejtim dhe të nesërmen u paraqita në agjenci dhe u thashë ‘ ja ku jam’. Atëherë isha 21 vjeçe dhe mendoja se isha e paprekshme. Pastaj u zhvendosa në New York dhe aty vijova me karrierën e modelimit. Më vonë përfundova në ‘ Miss Universe’, ku përfaqësoj­a Shqipërinë dhe aty takova edhe Donald Trump”, u shpreh Angela.

Ndër të tjera, ajo ka zbuluar edhe disa nga planet që ka për të ardhmen, nga të cilat pret të fitojë dhe para. “Do të merrem me prodhimin e filmave të shkurtër dhe një dokumentar që do të dalë së shpejti! Shpresojmë që do të dalin në NETFLIX. Për dokumentar­in nuk mund të flas ndërsa filmi i shkurtër flet për sumerët që janë ndër qytetërime­t e para”, zbuloi ishmodelja, e cila direkt pas martesës me miliarderi­n vendosi të hiqte dorë nga karriera si modele, pasi ai i premtoi një martesë të lumtur pa e vrarë mendjen për paratë, vetëm për qejfin. Por siç dihet, në këtë jetë asgjë s’është e sigurt, kështu që Angela po mendon si t’i bëjë paratë vetë, tani që bashkëshor­ti është përballur me sekuestrot dhe rrezikun për t’u burgosur dhe që për më tepër, për shkak të kësaj vështirësi­e ata mund të jenë ndarë. Ata u celebruan gjatë një ceremonie luksoze private në SHBA, ku Angela u shfaq si nusja me fustan të zi.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.