COVID- 19, për më shumë se 3 javë asnjë humbje jete

Ministria: 12 raste të reja, në spital 17 pacientë të shtruar

Panorama (Albania) - - SOCIALE - Eugena Tomini

Megjithatë, sprova më e madhe mbetet kjo fundjavë, duke qenë se koha e inkubacion­it të virusit është 5 deri në 7 ditë. Dje janë konfirmuar 12 raste të reja, pjesa më e madhe në kryeqytet. Qytetet me numrin më të lartë të të infektuarv­e mbeten Tirana me 58, Durrësi me 48 dhe Kruja me 31. "Gjatë 24 orëve të fundit janë testuar 174 qytetarë si të dyshuar të prekur me Covid- 19 dhe janë konfirmuar pozitivë 12 raste. Shpërndarj­a gjeografik­e e rasteve është si vijon: 7 raste në Tiranë, 2 në Fier, 2 në Krujë dhe 1 në Durrës. Të shëruar janë 6 qytetarë. Deri më sot janë konfirmuar pozitivë me COVID- 19 në të gjithë vendin 981 qytetarë. Prej tyre, rreth 79% janë të shëruar. Në vendin tonë aktualisht janë 173 persona aktivë me COVID- 19, kryesisht në Tiranë, Durrës Krujë, Shkodër", tha Eugena Tomini, përfaqësue­se e Task- Forcës së ngritur nga Ministria e Shëndetësi­së. Pozitiv është fakti që në tri javët e fundit nuk ka pasur asnjë humbje jete. Nga ana tjetër, në raport me të enjten, numri i shtrimeve në spital të premten ka njohur rritje. Sipas Ministrisë, aktualisht janë 17 persona që po marrin trajtim mjekësor në Spitalin Infektiv të QSUT- së, prej të cilëve 5 janë në terapi intensive. "Kurba epidemike ka paraqitur qëndrueshm­ëri gjatë dy javëve të fundit, por me luhatje ditore përkundrej­t rasteve të raportuara dhe të identifiku­ara nga shërbimi epidemiolo­gjik. Për më shumë se 3 javë nuk kemi humbje jete dhe ky është një indikator që tregon qëndrueshm­ërinë e këtij shpër

PERSONA janë aktualisht të shtruar në Spitalin Infektiv të QSUT- së. Sipas Ministrisë së Shëndetësi­së, 5 prej tyre janë në terapi intensive thimi epidemik. Megjithatë, pas një situate të qëndrueshm­e dhe të stabilizua­r të rasteve që kanë kërkuar shërbim spitalor, sot kemi një rritje të rasteve në Spitalin Infektiv. Aktualisht janë të shtruar 17 pacientë dhe 5 prej tyre janë në terapi intensive", tha më tej Tomini. Ndërkohë vijon kryerja e testimeve serologjik­e në radhët e personelit mjekësor për të mësuar se sa prej tyre kanë antitrupa, që do të thotë sa prej tyre e kanë kaluar koronaviru­sin. Deri më tani, siç ka bërë me dije Ministria e

Shëndetësi­së, janë kryer mbi 1300 teste gjaku dhe vetëm 8 për qind prej tyre rezultojnë ta kenë kaluar sëmundjen. "Nga fillimi i epidemisë janë kryer mbi 14 mijë testime molekulare dhe serologjik­e. Deri tani janë mbi 1300 testime serologjik­e në personel shëndetëso­r dhe pacientë, me një pozitivite­t të përgjithsh­ëm rreth 8%". Pas personelit shëndetëso­r, testimet serologjik­e do të shtrihen edhe në popullatë, për të shuar çdo dyshim të mundshëm mbi kohën kur ky virus ka qarkulluar në vendin tonë.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.