Panorama (Albania) : 2020-05-23

SUPLEMENT : 14 : 14

SUPLEMENT

plus PANORAMA 14 SUPLEMENT 23 2020 E SHTUNE MARS nazhe perso Timo Flloko, për Covid- 19: Komplot i fshehtë djallëzor të jetë ky, vallë? Më poshtë, vargjet që Timo Flloko ka shkruar gjatë karantinës për Covid- 19 dhe të gjitha pikëpyetje­t që ngre për përhapjen e virusit. Pasi u rrëfye me poezi tek Ardit Gjebrea, aktorin ikonë të kinemasë dhe teatrit shqiptar, Timo Fllokon, e pamë të vinte me një tjetër rrëfim poetik në ekran të hënën, pasi u shfaq në një video duke interpretu­ar vargjet e tij me titull “Në emër të jetës”. Gjithçka e përgatitur për programin “Në Kurthin e Piter Pan”, një produksion me fëmijë dhe VIP- a i bashkëshor­tes së tij, regjisores së famshme Vera Grabocka dhe moderatore­s Alketa Vejsiu. Në formatin me filozofinë: “Një përrallë moderne për ata që nuk duan të rriten nga Alketa Vejsiu dhe Vera Grabocka”, Timo, si gjithmonë në superformë, recitoi vargjet e hedhura nga vetë ai në letër në prill 2020, të cilat i shkroi në periudhën e izolimit për shkak të pandemisë së koronaviru­sit. Në vargjet e kësaj poezie, Timo shpreh gjithë përjetimin e tij për virusin e kobshëm që gjunjëzoi njerëzimin dhe botën. Në kopshtin e shtëpisë së tij, që duket si parajsa vetë, ai reciton vargjet që i ka shkruar për veten dhe gjithë banorët e këtij globi, të vendosur para një dileme Në emër të jetës Timo Flloko Me lajme të trishtë vdekjesh, erren ditët, Krah makthit, ankthit dëshpërues të netëve, Covid - 19: Frikë e tmerr për jetën, Për botën mbarë, për njerëzit dhe veten. Rreken shkencëtar­ët, pa mundur ta ndalin, Këtë vrasës të padukshëm, tinzar e i kobshëm, Komplot i fshehtë, djallëzor të jetë ky, vallë, Fatalitet absurd, i përmortshë­m...?! Apo mallkim qiellor për faje tokësore, Për shkaqe të errëta, që s’ua gjejmë kuptimin...? Nga erdh’ ky fat i keq e ra si kryq i tmerrshëm, Mbi shpinë të planetit tonë, si ndëshkim?! Pandemi e përbotshme, sa jetë po shuhen... Përkundër vdekjes, vendosëm izolimin, Ngujimim pa kohë, me muaj, ditë e net, Si të vetmen udhëdalje shpëtimi... Sado t’ia ndalësh frymën, njeriut në dobësi, Mbyllur si në burg, t’ia privosh lirinë, Etjen për jetë, shpresën dhe shpirtin e tij, S’mund t’i prangosësh, t’iu vësh karantinë... të madhe ekzistenci­aliste për jetë a vdekje. “Rreken shkencëtar­ët, pa mundur ta ndalin. Këtë vrasës të padukshëm, tinzar e i kobshëm, komplot i fshehtë, djallëzor të jetë ky vallë, Fatalitet absurd, i përmortshë­m...?!”, është një nga strofat e Timos, ku shkruan për Covid- 19. “’ Në emër të jetës’ është poezia që shkrova në prill dhe vendosa ta interpreto­ja nga oborri i shtëpisë sime, për t’u transmetua­r në ‘ Piter Pan’”, tha Timo Flloko për “Panorama Plus”. Ai njihet për talentin e tij të veçantë në poezi, por edhe mjaft tekste këngësh të mrekullues­hme për artistë të njohur, të cilat më pas janë kthyer në hite të padiskutue­shme. Promovimi i librit të tij të dytë, "Kërcim në bosh", ishte një takim i mrekullues­hëm që bëri me miqtë, të cilët janë fansat e vargjeve të tij. Më poshtë sjellim vargjet e poezisë së tij “Në emër të jetës”. Duke qenë se zotëron të dyja armët, edhe penën edhe intepretim­in, shpesh e kemi parë në disa video ku reciton vargje që i shkruan vetë apo të autorëve të tjerë. Ndale dorën vrasëse, virus i mallkuar, Grykës i panginjur, që po na e sos durimin, Jo mijëra... por miliona jetë sikur të marrësh, Nuk mund ta shfarrosës­h dot kurrë njerëzimin. Nga hiri i vet mitik, do rilindë si feniksi, Mjerë kush e shpërfill, fuqinë e të pambrojtur­it, Që vdekjes i bën sfidë, e mposht a bëhet fli, Në emër të jetës, që ia fali Zoti! ( Prill, 2020) PRINTED AND DISTRIBUTE­D BY PRESSREADE­R PressReade­r. com + 1 604 278 4604 ORIGINAL COPY . ORIGINAL COPY . ORIGINAL COPY . ORIGINAL COPY . ORIGINAL COPY . ORIGINAL COPY COPYRIGHT AND PROTECTED BY APPLICABLE LAW

© PressReader. All rights reserved.