Panorama (Albania) : 2020-05-23

SUPLEMENT : 15 : 15

SUPLEMENT

plus PANORAMA 15 SUPLEMENT 23 2020 E SHTUNE MARS Vajza, e cila flitet se punon pranë një gjykate në Tiranë, ishte e miqësuar në shoqërinë mes artistësh të Pirros, ku përveç familjes së Gjebresë, ishin edhe Juliana Pasha me bashkëshor­tin, Altin Llakajn, çifti Venera Lumani e Lind Islami, Olsi Bylyku etj. Këtë nëntor do të festojë 55- vjetorin, por askush nuk mund ta besojë se kjo shifër ka lidhje me pamjen prej djaloshi të Pirro Çakos. Paparazzi ynë e ka fotografua­r kantautori­n këto ditë pas daljes nga karantina në zonën e ish- Bllokut në Tiranë, në stilin “casual”, por ajo që bie në sy është vajza në krah të tij, e njëjta partnere zemre me të cilën Pirro shoqërohet prej vitesh. Lind pyetja se cili është sekreti i marrëdhëni­es së gjatë të Pirros me bjonden 20 vite më të re? Bjondja simpatike, e cila punon kancelare në një institucio­n të rëndësishë­m të drejtësisë në vend, është “besnikja” në ditë të mira dhe të vështira të muzikantit. Të kombinuar në veshje dhe shumë të lirshëm, në fotot që shihni ata duken se vërtet janë bërë për njëri- tjetrin. Kujtojmë që kjo histori u zbulua pak kohë më parë në një darkë VIP, të organizuar në Jug nga miku i gjeneratës së tij, Ardit Gjebrea, ku Pirro Çako kishte zgjedhur të shkonte çift. Në festën me stafin e programit “E Diela shqiptare” për të regjistrua­r puntatën e fundit për sezonin e kaluar, ai udhëtoi drejt jugut të Shqipërisë me bjonden shumë sharmante në krah, gati 20 vite më të re. Vajza, e cila flitet se punon pranë një gjykate në Tiranë, ishte e miqësuar në shoqërinë mes artistësh të Pirros, ku përveç familjes së Gjebresë, ishin edhe Juliana Pasha me bashkëshor­tin, Altin Llakajn, çifti Venera Lumani e Lind Islami, Olsi Bylyku etj. Kjo nënkuptont­e se Pirro e merr gjithmonë me vete të dashurën në festat ku zgjedhin të shkojnë çift. Një nga momentet më të bukura të mbrëmjes që kanë pasur fatin të shohin të pranishmit, ishte performanc­a e rrallë e Pirros me Gjebrenë në të njëjtën skenë. Ata kënduan “Kuturu”, që është këngë e Aleksandër Gjokës, por e realizuar nga Çako. “Nuk mungoi dueti me mikun e përjetshëm”, shkruante Arditi krahas videos që i emocionoi të gjithë. Komentet sigurisht ishin të shumta dhe ndjekësit në “Instagram” u gëzuan shumë që mundën të dëgjonin pak nga performanc­a që krijoi aq shumë emocion. Në videon në fjalë na tërhoqi vëmendjen edhe diçka tjetër, pikërisht momenti kur fokusi i festës ishte te çifti më i ri i tavolinës, Pirro dhe e dashura e tij shumë simpatike. Ata shiheshin të ulur pranë njëri- tjetrit si një çift i sapofejuar, duke shijuar një gotë verë dhe batutat mes tyre. Mënyra sesi silleshin dhe fitimeve marramendë­se. Pirro nisi kështu t’u kthehej si dikur këngëve, kompozimev­e, dashurive pse jo, si një djalosh beqar. Pakti ishte bërë: ndarje pa bujë. Më pas Inva do të binte në dashuri me një miliarder, që ia vlente pse jo edhe të martohej. Lidhja u publikua shpejt dhe kjo duket se e irritoi këngëtarin Çako. Nuk kaloi shumë dhe Inva mendoi të dilte hapur me Et’hem Ramadanin. Por për këtë, më parë i duhej të divorcohej nga Pirro. Kështu që, më 31 mars 2009, Inva dorëzoi në Gjykatën e Tiranës kërkesën për divorc nga bashkëshor­ti dhe në datë 22 prill 2009 u zhvillua seanca e parë gjyqësore. Pas marrjes së vendimit, Pirro apeloi në Gjykatë për çështjen e ndarjes së pronave dhe ky ka qenë momenti kur mund të ketë njohur partneren aktuale. Djali i vetëm i dy prindërve këngëtarë lirikë, Gaqo dhe Luiza Çako, me kthimin në Tiranë pati një jetë aktive krijuese, duke publikuar pafund këngë për vete dhe të tjerët. Bashkë me krijimet nuk munguan edhe historitë e reja të dashurisë pas divorcit, që vërtetojnë faktin se Pirros i pëlqejnë lidhjet e konsolidua­ra dhe të gjata. Le të shohim nëse do të kemi ndonjë ceremoni, ku Pirro të zyrtarizoj­ë mes miqsh lidhjen e tij aktuale. të fundit të Elvana Gjatës “3P” dhe i disa krijimeve të tjera, përveç ritualit të vrapit, kujdeset shumë për pamjen e jashtme dhe rezultati është ky që shihni në foto, ku duket si moshatar me partneren dy dekada më të re. Kujtojmë që bjondet janë dashuria e parë dhe me sa duket e fundit e Pirros, duke pasur parasysh që ish- bashkëshor­tja e tij, sopranoja Inva Mula, është bjonde, martesë nga e cila kanë një djalë, Anthony Çakon. Kjo është historia e parë rozë që prezantohe­t në media, tri vite pasi Pirro Çako i dha fund bashkëjete­sës 5vjeçare me Sisin, një tjetër vajzë jashtë botës së muzikës apo spektaklit. Duket se pas një dekade që ka kaluar nga divorci me sopranon Inva Mula, një tjetër bjonde po ia mbush mendjen t’i bëjë gjërat serioze në jetën e tij. Para se divorci të bëhej publik, çifti Inva Mula dhe Pirro Çako kishin rënë dakord për ndarjen. Kujtojmë që në atë kohë Pirro u kthye në Shqipëri për të vazhduar jetën e vet, ashtu sikurse edhe Inva të sajën, mes suksesit 10 VITE PAS DIVORCIT, PIRRO ÇAKO GJEN LUMTURINË ME NJË VAJZË JASHTË MUZIKËS dhe gjuha e trupit i bënte të mos e fshihnin dot faktin që janë të dashuruar. Kjo ishte hera e parë që Pirro e merrte partneren në regjistrim­et e një programi televiziv me audiencë, siç është “E diela shqiptare”. Autori i albumit Don Xhoni, njihuni me fenomenin e ri në muzikë, që u bë i famshëm brenda natës Artisti i ri nga Drenica, Don Xhoni, u bë i famshëm brenda natës gjatë karantinës, kur u prezantua me një free style në emisionin “Gjoni Black”. Nga shumë pak ndjekës në “Instagram”, ai sot numëron afër 200 mijë ndjekës për një periudhë shumë të shkurtër. Por çfarë vjen pas kësaj fame, me kë do të bashkëpuno­jë ai, kush po e menaxhon atë, cilat janë planet e tij dhe shumë gjëra të tjera rreth Don Xhonit, ai i ka rrëfyer në intervistë­n e parë për emisionin “NIN”, në “Klan Kosova”. Lind pyetja: Kush është Don Xhoni, fenomeni i ri në muzikë? Ai këndon kryesisht hip- hop dhe tashmë ka hyrë fuqishëm në konkurrenc­ën e tregut muzikor. Më datë 5 tetor 2018, Don Xhoni publikoi videoklipi­n "Jena me ekip", me tekst të shkruar nga vetë ai. Në qershor 2019, ai publikoi videoklipi­n "Ajo don", me tekst të shkruar nga vetë ai dhe produksion të K- Master. Tashmë Don Xhoni po përpiqet të menaxhojë si duhet famën brenda natës. PRINTED AND DISTRIBUTE­D BY PRESSREADE­R PressReade­r. com + 1 604 278 4604 ORIGINAL COPY . ORIGINAL COPY . ORIGINAL COPY . ORIGINAL COPY . ORIGINAL COPY . ORIGINAL COPY COPYRIGHT AND PROTECTED BY APPLICABLE LAW

© PressReader. All rights reserved.