Panorama (Albania) : 2020-05-23

SUPLEMENT : 20 : 20

SUPLEMENT

plus PANORAMA 20 SUPLEMENT 23 2020 E SHTUNE MARS Celulari rrit distancën sociale mes kolegëve socialistë Këto kohë është folur pafund për distancimi­n social, për t’u mbrojtur nga infektimi ndaj koronaviru­sit. Pra, duhej të mos afroheshim fizikisht me të tjerët, në mënyrë që të mos infektohem­i. Por ky distancim nuk është respektuar aq shumë mes deputetëve socialistë, Ditmir Bushati dhe Blerina Gjylameti. Mes tyre shihet një distancim tjetër, ai mendor. Asnjëri nuk e ka mendjen të flasë me tjetrin, sepse vëmendja e tyre është përqendrua­r te celulari, edhe pse janë në ecje. Në protestën për Teatrin, doktor Berisha blindohet nga truprojat e tij Në protestrën kundër shembjes së Teatrit Kombëtar nuk kishte si të mungonte ish- Kryeminist­ri Sali Berisha, një nga zërat më opozitarë në politikën shqiptare. Zoti Berisha nuk kishte harruar të merrte masat mbrojtëse, siç është maska, pasi merrte pjesë në një aktivitet masiv. Jo vetëm kaq, ai krahas mbrojtjes ndaj koronaviru­sit ishte kujdesur edhe për mbrojtjen si personalit­et, pasi shoqërohej nga disa truproja. Siç dihet, zoti Berisha ka qenë gjithmonë kundër shembjes së Teatrit Kombëtar, i cili nuk ekziston më. Aldo Bumçi, një familjar shembullor Nuk e dimë nëse është një nga punët e shtëpisë që i është ngarkuar si detyrë atij apo e ka zgjedhur gjatë kohës së pandemisë, por ish- deputeti demokrat, Aldo Bumçi, këto kohë është parë vazhdimish­t duke bërë pazare. Ai banon diku në zonën e Tiranës së Re dhe shihet me rroba sportive, teksa bën pazare në zonën ku jeton. Mirëpo, pothuajse vazhdimish­t ai është i shoqëruar edhe nga pjesëtarë të tjerë të familjes, si bashkëshor­tja apo fëmijët. Duhet thënë se zoti Bumçi duket një familjar shembullor, sepse shihet që vazhimisht është i angazhuar me familjen. Në fundjava ai del për ecje nga liqeni me të gjithë familjarët e tij dhe në përditshmë­ri shoqëron fëmijët në aktivitete­t që ata kanë herë pas here. Nuk bën ‘ jetë qeni’ nëse jeton me Luan Ramën Nuk ngeli njeri pa thënë “sa qen i bukur”, teksa ishdeputet­i i LSI- së, Luan Rama, e kishte marrë për ta nxjerrë shëtitje. Me sa duket, zoti Rama e ka përzemër këtë kafshë, pasi duket që e mban shumë mirë dhe nuk harron t’i kushtojë vëmendjen e duhur kësaj kafshe kaq të mirë, por që ka nevojë të mos rrijë i mbyllur në shtëpi, gabim që me sa duket Rama nuk e bën. Si duket Luiza Xhuvani në përditshmë­ri Kafeja nuk mjafton, Shalsi dhe Sterkaj kanë nevojë për pije energjike Edhe pse të gjithë kemi pushuar jo pak gjatë kohës së karantinës, për shkak të pandemisë së koronaviru­sit, dikush andej nga Parlamenti ka nevojë që energjinë që i duhet për ditën, ta marrë nga një pije. Paparazzi ynë ka fotografua­r në një bar ministrin për Sipërmarrj­en, Eduard Shalsin, dhe deputetin socialist, Paulin Sterkaj. Edhe pse duket që nuk janë shumë të përqendrua­r te bisedat me njëritjetr­in, në tavolinat e tyre ka pije energjike. Seancat e Parlamenti­t nuk kanë qenë edhe aq të gjata këto kohë, por me siguri ka njerëz që lodhen edhe duke punuar pak. Pas burgosjes së djalit, aktorja Luiza Xhuvani la karrierën e saj në politikë, por gjeti forca për të mos e lënë karrierën e teatrit. Tashmë që bashkëshor­ti i saj, ish- regjisori i njohur Gjergj Xhuvani nuk jeton më, duket se zonja Xhuvani është tërhequr plotësisht në jetën e saj private. Paparazzi ynë e ka fotografua­r në përditshmë­rinë e saj, duke bërë pazaret e zakonshme dhe me mbrojtjen e duhur ndaj epidemisë. Nuk e dimë se si do të kishte qenë si politikane, pasi ndenji shumë pak në Parlament, por si aktore pa dyshim që është një mungesë e madhe në teatër dhe kinema, mosprezenc­a e së talentuarë­s Luizë. PRINTED AND DISTRIBUTE­D BY PRESSREADE­R PressReade­r. com + 1 604 278 4604 ORIGINAL COPY . ORIGINAL COPY . ORIGINAL COPY . ORIGINAL COPY . ORIGINAL COPY . ORIGINAL COPY COPYRIGHT AND PROTECTED BY APPLICABLE LAW

© PressReader. All rights reserved.