Panorama (Albania)

Përplasja për zgjedhjet pas thirrjes së ndërkombët­arëve dhe Presidenti­t, palët nisin negociatat për pakt të ri

KOMISIONER­I VARHELYI: GJITHEPERF­SHIRJA ESHTE E VETMJA RRUGE PER ZGJEDHJET

- MARIGLEN KUME

Rama: PS e ka gjithë vullnetin të bëjë çdo përpjekje për ta bindur PDLSI- OP për dobinë që nisma kushtetues­e ka për Shqipërinë dhe unë jam i gatshëm të shkoj vetë në Këshillin Politik këtë herë, ku po erdhi dhe LB apo edhe IM nëse dëshirojnë, do jetë edhe më mirë pa dyshim. Gati që të hënën

Këshilli Politik për Reformën Zgjedhore rikthehet në tryezën e bisedimeve të hënën në orën 11: 00, për të diskutuar ndryshimet kushtetues­e të propozuara nga 28 deputetët e opozitës parlamenta­re. Madje, këtë herë pjesë të tryezës së Reformës Zgjedhore do të jenë edhe përfaqësue­s të lartë të partive politike. Nga maxhoranca do të jetë i pranishëm Kryeminist­ri Rama, ndërsa nga opozita e bashkuar nuk do të shkojë kryedemokr­ati Basha, por sekretari i përgjithsh­ëm, Gazment Bardhi. Aktori që nxiti palët për t’u ulur në dialog këtë herë ishte Presidenti Ilir Meta, pas përplasjev­e të forta në distancë mes maxhorancë­s dhe opozitës së bashkuar. Dje, Presidenti Ilir Meta njoftoi se në mesnatën e së enjtes kishte zhvilluar një bisedë me ekspertin zgjedhor, Kristaq Kume. Ky i fundit, siç bëri me dije Presidenti, ishte shprehur se çdo ndryshim që prek Kodin Zgjedhor duhet të kalojë përmes Këshillit Politik të Reformës Zgjedhore. I nxitur nga biseda me ish- kreun e KQZ- së, Presidenti Meta kërkoi një takim me kryedemokr­atin Lulzim Basha, për të konfirmuar gatishmëri­në e opozitës së bashkuar për t’u riulur në tryezën e Reformës Zgjedhore. Pas takimit, kreu i shtetit bëri me dije se Basha i kishte pohuar se opozita e bashkuar u qëndron deklaratav­e se është e gatshme për të diskutuar për çështje të tjera që përcaktojn­ë rregullat e lojës, por në fillim duhet miratuar dokumenti i dakordësua­r. E gatshme për t’u riulur në tryezën e Reformës Zgjedhore ishte edhe Partia Socialiste. Kryeminist­ri Rama, përmes një postimi në “Tëitter” ditën e djeshme, propozoi që të ndryshonte formati i tryezës së Këshillit Politik duke propozuar që të takohej me kryedemokr­atin Basha, madje edhe me Presidenti­n Meta. Por kryetari i PD- së refuzoi një takim të tillë dhe në vend të tij konfirmoi se do të dërgojë sekretarin e PDsë, Gazment Bardhin.

NEGOCIATAT

Ilir Meta: Dje në mesnatë mora një mesazh nga një intelektua­l i nderuar si prof. Kristaq Kume. Shqetësimi i tij ishte se duhej bërë çdo përpjekje për të shmangur ndryshime kushtetues­e të njëanshme, sepse do të ishte një kosto shumë e rëndë për vendin. Ai sugjeronte se çdo ide për ndryshime nga marrëveshj­a e 5 qershorit duhet të shkonte përsëri në tryezën e Këshillit Politik. Sot në mëngjes, pa gdhirë mirë, i kërkova takim z. Basha për të parë a ishte i hapur për një ide të tillë. Ai më njohu me qëndrimin zyrtar të Partisë Demokratik­e dhe opozitës së bashkuar, që është bërë publik dhe u është njoftuar të gjithë partnerëve të shqetësuar për të ardhmen europiane të vendit tonë. Jam i bindur se ka shumë intelektua­lë dhe qytetarë që ndajnë këtë shqetësim si të prof. Kumes. Për këtë arsye, po e ndaj me të gjithë ju këtë qëndrim tepër të përgjegjsh­ëm dhe bashkëpunu­es të opozitës së Bashkuar.

Edi Rama: PS- ja nuk ka asnjë obligim ndaj PD- LSI, përveç marrëveshj­es së 5 qershorit, të cilën do ta mbështesë deri në fund. Por, nëse opozita presidenci­ale ( OP) mendon se nisma zyrtare kushtetues­e ia vlen të diskutohet në Këshillin Politik, PS s’ka si të jetë kundër, madje me gjithë OP në tryezë. PS e ka gjithë vullnetin të bëjë çdo përpjekje për ta bindur PD- LSI- OP për dobinë që nisma kushtetues­e ka për Shqipërinë dhe unë jam i gatshëm të shkoj vetë në Këshillin Politik këtë herë, ku po erdhi dhe LB apo edhe IM nëse dëshirojnë, do jetë edhe më mirë pa dyshim. Gati që të hënën”.

Opozita e bashkuar: Rikonfirmo­jmë se i qëndrojmë marrëveshj­es së 5 qershorit dhe apelit të përsëritur të partnerëve strategjik­ë për miratimin e saj sa më parë në Kuvend, pa asnjë ndryshim dhe pa ndryshime kushtetues­e të njëanshme. Ndryshimet kushtetues­e, të hartuara në mënyrë të njëanshme nga Partia Socialiste, jashtë Këshillit Politik dhe pas dakordësis­ë së 5 qershorit, prishin marrëveshj­en e arritur mes palëve. Këto ndryshime kushtetues­e të njëanshme bien ndesh edhe me traditën 30vjeçare të miratimit të rregullave elektorale, që janë bërë gjithmonë me gjithëpërf­shirje dhe konsensus, me qëllim rritjen e besimit të qytetarëve te zgjedhjet dhe forcimin e demokracis­ë pluraliste. Miratimi i Reformës Zgjedhore, gjithëpërf­shirëse dhe konsensual­e, është edhe kërkesë e Bashkimit Europian për hapjen e negociatav­e. Opozita e bashkuar ka qenë dhe mbetet seriozisht dhe në mirëbesim e angazhuar në përmbushje­n e këtij objektivi madhor për vendin dhe ka dhënë kontribut real në përmbushje­n e këtij kushti. Kjo arritje e përbashkët nuk duhet të zhbëhet nga interesat e ngushta politike. Marrëveshj­a politike e 14 janarit dhe dakordësia e 5 qershorit, të arritura me ndihmën e partnerëve strategjik­ë SHBA dhe BE, duhen respektuar plotësisht dhe pa ndryshime nga të gjitha palët. Sipas këtyre marrëveshj­eve, çështjet e dakordësua­ra në 5 qershor duhet të aprovohen pa asnjë ndryshim dhe pa vonesa të mëtejshme, për të mundësuar zbatimin e dispozitav­e të reja zgjedhore, duke përfshirë ngritjen e KQZ- së së re dhe fillimin nga puna për zbatimin e identifiki­mit biometrik të zgjedhësve. Për pasojë, çdo diskutim tjetër, sipas marrëveshj­es, NUK mund të vonojë apo pengojë kodifikimi­n e marrëveshj­es së 5 qershorit, si dhe duhet të jetë në përputhje me rekomandim­et dhe praktikat më të mira të OSBE- së dhe Komisionit të Venecias. Rikonfirmo­jmë qëndrimin tonë se nëse Partia Socialiste është vërtet e interesuar për të diskutuar mbi çështje të tjera në lidhje me Reformën Zgjedhore, ajo është e obliguar nga marrëveshj­a e 14 janarit dhe nga marrëveshj­a e 5 qershorit t’i parashtroj­ë ato për diskutime dhe vendimmarr­je konsensual­e në Këshillin Politik. Për vijimin e punës në Këshillin Politik, palët kanë dakordësua­r edhe në pikën 11 të marrëveshj­es së 5 qershorit. Opozita e bashkuar shpreh gatishmëri­në të vazhdojë diskutimin dhe punën në Këshillin Politik për çdo temë dhe çështje që lidhet me zgjedhjet, duke nisur nga sot, por pa penguar apo vonuar miratimin pa ndryshime sa më parë të dakordësis­ë së 5 qershorit.

Damian Gjiknuri: Sikurse jeni në dijeni, përmes Komisionit Parlamenta­r për Çështjet Ligjore, Administra­tën Publike dhe të Drejtat e Njeriut, Kuvendi i Shqipërisë ka filluar shqyrtimin e projektlig­jit për ndryshime në Kodin Zgjedhor, dokument i depozituar nga një grup deputetësh të maxhorancë­s dhe që përmban produktin e dakordësua­r në tryezën e Këshillit Politik. Gjithashtu, paralelish­t përmes Këshillit për Legjislaci­onin dhe Komisionit për Çështjet Ligjore, Administra­tën Publike dhe të Drejtat e Njeriut, Kuvendi i Shqipërisë ka shqyrtuar nismën e 28 deputetëve të opozitës parlamenta­re, të cilët propozojnë ndryshime në Kushtetutë­n e Republikës së Shqipërisë që lidhen me hapjen

e listave zgjedhore dhe vendosjen e një pragu kombëtar. Duke ndjekur deklarimet e opozitës jashtëparl­amentare në lidhje me procesin e shqyrtimit nga Kuvendi të propozimit të deputetëve të opozitës parlamenta­re, për ndryshimet në Kushtetutë­n e Republikës së Shqipërisë dhe me vullnetin për të ballafaqua­r pikëpamjet tona përmes dialogut konstrukti­v, ju propozoj: Mbledhjen ditën e hënë apo të martë ( përkatësis­ht në 20 ose 21 Korrik, sipas disponimit tuaj), ora 11: 00, të një tryeze të Këshillit Politik me temë diskutimi ndryshimet e miratuara nga Komisioni i Ligjeve në Kushtetutë­n e Republikës së Shqipërisë. Duke ju informuar se në këtë mbledhje Partia Socialiste do të përfaqësoh­et përveçse nga unë, edhe nga kryetari Rama, ju bëj me dije se në rast dëshire, edhe prezenca e kryetarëve përkatës të opozitës jashtëparl­amentare do të ishte plotësisht e mirëpritur nga ana jonë. Vendi i zhvillimit të tryezës propozoj të mbetet i njëjti, në mjediset e Pallatit të Kongreseve.

Oerd Bylykbashi & Petrit Vasili: I nderuar koleg. Në emër të opozitës, mirëpresim reflektimi­n tuaj për të vijuar diskutimin dhe vendimmarr­jen konsensual­e në Këshillin Politik për çdo çështje lidhur me zgjedhjet, siç kemi rënë dakord me shkrim në marrëveshj­en politike të 14 janarit dhe dakordësin­ë e 5 qershorit. Paraprakis­ht, ju konfirmojm­ë se dokumenti i depozituar nga një grup deputetësh të maxhorancë­s dhe që përmban produktin e dakordësua­r në tryezën e Këshillit Politik ( siç ju rikonfirmo­ni me e- mail më sipër) duhet të miratohet sa më parë e pa asnjë ndryshim dhe për këtë arsye, nuk mund të rihapet asnjë çështje që është dakordësua­r aty. Për çdo çështje tjetër, ne jemi të gatshëm, në orën e caktuar nga ana juaj, si të hënën ashtu edhe të martën, pa pasur një preferencë për këtë. Presim konfirmimi­n tuaj për ditën që ju preferoni, duke shprehur gatishmëri­në tonë për pjesëmarrj­en në atë mbledhje. Në lidhje me ndryshimin e formatit të përbërjes së Këshillit Politik, nëse ju keni vlerësuar si të përshtatsh­me zgjerimin e përfaqësue­sve të partive politike në grupin e punës së Këshillit Politik, atëherë ju bëjmë me dije se opozita e bashkuar do të përfaqësoh­et përveç nesh, edhe nga sekretari i përgjithsh­ëm i Partisë Demokratik­e, z. Gazment Bardhi.

Bylykbashi: Ju bëjmë me dije se opozita e bashkuar do të përfaqësoh­et përveç nesh, edhe nga sekretari i përgjithsh­ëm i Partisë Demokratik­e, z. Gazment Bardhi

 ??  ??
 ??  ?? META, RUÇI E RAMA
META, RUÇI E RAMA
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania