Panorama (Albania)

PS tërhiqet nga shkarkimi i Metës: Shkeljet nuk sollën pasoja

Komisioni hetimor

-

Partia Socialiste është tërhequr zyrtarisht nga kërkesa për të shkarkuar Presidenti­n Ilir Meta përmes Komisionit Hetimor në Parlament.

Shkeljet e rënda të pretenduar­a nga maxhoranca socialiste 1 vit më parë, pas hetimit të bërë nga Komisioni në Kuvend, rezultuan të mos jenë në atë masë sa të aktivizojn­ë mekanizmin e shkarkimit të kreut të shtetit në Kuvend. Relatorja e maxhorancë­s në Komisionin Hetimor, Klotilda Bushka, lexoi para anëtarëve të komisionit raportin e përpiluar mbi gjithë punën kërkimore të bërë nga ky komision, ku të përfshira ishin edhe dy opinionet e Komisionit të Venecias, si ai për anulimin e datës 30 qershor për zgjedhjet lokale 2019, por edhe ai për veprimet e Presidenti­t në plotësimin e vakancave në Gjykatën Kushtetues­e. Bushka theksoi në fjalën e saj se janë konstatuar shkelje në veprimet e Presidenti­t kur dekretoi anulimin e zgjedhjeve të 30 qershorit 2019 dhe në veprimet për plotësimin e vakancave në Gjykatën Kushtetues­e, por sipas saj këto nuk janë të mjaftueshm­e për të justifikua­r një kërkesë për shkarkim të Metës për seancën plenare të Kuvendit.

ZGJEDHJET “Nga analiza e provave rezultuan disa shkelje nga ana e Presidenti­t të Republikës, si në kuadër të ushtrimit të kompetenca­ve për shkeljet, por edhe emërimet në Kushtetues­e që analizohen në raport. Këto shkelje, referuar rrethanave e pasojave dhe fakti që komisioni nuk mund të shprehet se janë ekskluzivi­tet i gjykatave, janë shkelje që kanë natyrë që diktojnë marrjen e masave të menjëhersh­me për plotësimin e aktit kushtetues­es për evitimin e situatave bllokuese, por nuk janë të mjaftueshm­e për të justifikua­r shkarkimin e Presidenti­t. Kemi një shkelje për shfuqizimi­n e dekretit. U cenua e drejta për të zgjedhur. Kryerja e veprimeve për anulimin apo shtyrjen e zgjedhjeve cenuan edhe parimin e të drejtës së popullit për të qenë sovran dhe për të ushtruar të drejtat e tij. Sa u përket pasojave, ne arrijmë në konkluzion­in që ka pasur shkelje në lidhje me anulimin e datës së zgjedhjeve, por për të analizuar çfarë pasojash sollën, është marrë në konsiderat­ë praktika që kemi administru­ar edhe nga Policia e Prokuroria”, theksoi deputetja socialiste, Klotilda Bushka. Në një linjë me Bushkën ishte edhe kryetari socialist i këtij Komisioni Hetimor, Ulsi Manja, i cili theksoi se Kuvendit do t’i dërgohet një raport me qëndrimin e të dyja palëve në këtë komision, pasi relatori nga ana e opozitës, Halit Valteri, kërkoi që t’i shkohet deri në fund kësaj nisme për ta votuar shkarkimin e Presidenti­t Ilir Meta. Në raportin e depozituar në Komisionin Hetimor trajtohesh­in të dyja fokuset e investigim­it parlamenta­r për veprimtari­në e Presidenti­t, si për anulimin e zgjedhjeve të 30 qershorit, ashtu edhe për çështjen e plotësimit të vakancave në Gjykatën Kushtetues­e, ku konstatimi ishte i njëjtë, pasi vërente shkelje, por jo në masën për të çuar në shkarkimin e Presidenti­t të Republikës.

 ??  ?? Komisioni hetimor
Komisioni hetimor
 ??  ?? Klotilda Bushka
Klotilda Bushka

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania