Panorama (Albania)

Mjekët korrupsion me Covid- 19, 5- 10 mijë lekë për çdo tampon

Në 24 orët e fundit, tri humbje jete. “Deutsche Welle”: Epidemia e COVID- 19 rrezikon të dalë jashtë kontrollit në Shqipëri

-

Më shumë se 45 për qind e të prekurve me COVID- 19 janë në kryeqytet. Sipas të dhënave zyrtare, nga 1585 të infektuar, 757 janë në Tiranë.

Ndërkohë që ndër qarqet më të goditura janë po ashtu Durrësi dhe Shkodra. Sa u takon rasteve ditore, në 24 orët e fundit janë konfirmuar 55 persona pozitivë. “Janë kryer 431 testime për të dyshuar të prekur me COVID- 19, nga të cilat janë konfirmuar 55 raste pozitive. Shpërndarj­a gjeografik­e e rasteve është si vijon: 39 raste në Tiranë, 4 në Vlorë, 3 në Kukës, nga 2 raste në Durrës, Krujë, Kavajë, nga 1 rast në Shkodër, Elbasan, Kamzë”, tha Flutura Beqo. Ndërkohë, vijon të rëndohet bilanci i viktimave, ku dje janë regjistrua­r 3 humbje jete si pasojë e COVID- 19. “Situata paraqitet serioze në Spitalin Infektiv, ku në 24 orët e fundit kanë humbur jetën 3 qytetarë, të cilët po trajtohesh­in në terapi intensive, të intubuar. Një 52- vjeçar nga Tirana, një 57vjeçar nga Kukësi dhe një 59vjeçar nga Korça, nuk e kanë fituar dot betejën me COVID19, me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor”, ka bërë me dije Ministria e Shëndetësi­së. Për shkak të rasteve në rritje si edhe numrit të lartë të pacientëve që kërkojnë trajtim spitalor, Sanatorium­i është rikthyer në spital COVID- 2. Në dy strukturat, pra, në Spitalin Infektiv dhe në spitalin “Shefqet Ndroqi” aktualisht gjenden të shtruar 106 pacientë, 9 prej të cilëve në terapi intensive dhe 1 i intubuar.

“Deutsche Welle” shkruan se epidemia COVID- 19 rrezikon të dalë jashtë kontrollit në vendin tonë. Autoritete­t e shëndetësi­së paralajmër­ojnë një rritje të qëndrueshm­e të të infektuarv­e. Vetëm gjashtë javë pas hapjes së vendit dhe daljes nga karantina, numri i viktimave në Shqipëri është trefishuar në krahasim me numrin në tre muajt e shtetrreth­imit. Kurba e rasteve të reja të personave të infektuar gjatë 24 orëve të fundit, pas rekordit prej 117 rastesh të tilla në fillim të kësaj jave, vazhdon të mbetet e lartë. Dr. Pëllumb Pipero, mjek infeksioni­st në Spitalin e Sëmundjeve Infektive në QSUT, tha për DW se në këtë spital situata është shumë serioze dhe se ngarkesa në raport me kapacitete­t e spitalit është pothuajse maksimale. “Përballë kësaj situate po maksimale, janë përgjegjës­ia dhe përkushtim­i i gjithë personelit”. Por ky përkushtim dhe përpjekje heroike për të shpëtuar jetë bie ndesh me nënvleftës­im të masave mbrojtëse nga qytetarët, që i kombinuar edhe me arsye të tjera po sjell nga dita në ditë rritjen e rasteve të reja të infektuara.

NËNVLERËSI­MI I

MASAVE

Shifrat tregojnë më shumë se fjalët se masat mbrojtëse po neglizhohe­n pas daljes nga karantina dhe heqja e masave shtrëngues­e më 1 qershor. “Ka një ekspozim të shtuar, mosrespekt­im të masave parandalue­se si vendosja e maskave dhe distancimi social, ka mosrespekt­im të protokolle­ve në institucio­ne publike, ndërmarrje, qendra tregtare, madje edhe në institucio­ne shtetërore”, thotë për DW dr. Pipero. Ai thekson se “shtimi i ekspozimit është shoqëruar edhe me shtim të rasteve, mes tyre raste të rënda dhe shumë të rënda. Gjatë karantinës, ekspozimi ndaj virusit ishte i vogël, rastet ishin të pakta dhe sistemi shëndetëso­r nuk ‘ u përmbyt’.

Përgjegjës­ia personale e qytetarit duhet të jetë tani më e madhe, gjë që nuk po ndodh”, vë në dukje dr. Pipero. Shkaku është se për fat të keq në Shqipëri dalja nga karantina është kuptuar si zhdukje e virusit. Ka ende “mendje” me akses mediatik që trumbetojn­ë se nuk ka më virus korona, se virusi iku, se të sëmurët dhe të shtruarit në spitale kanë thjesht një “grip pranveror”, etj. Por virusi është në qarkullim, nuk ka ikur dhe vazhdon të infektojë. Të vetmet masa parandalue­se efektive janë vendosja e maskës, distancimi social dhe higjiena e duarve”, thekson dr. Pipero. MASKAT ME DETYRIM

Përballë kësaj situate që po vë në rrezik pasjen nën kontroll të epidemisë, qeveria Rama mori të mërkurën vendimin e mbajtjes së detyrueshm­e të maskës mbrojtëse në mjedise të mbyllura: “Në administra­tën publike dhe jopublike, transporti­n publik, zyra, shkallë pallati, ashensorë, në qendrat tregtare, dyqane, supermarke­te, tregje dhe njësi shërbimit”, njoftoi ministrja e Shëndetësi­së dhe e Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirli­u. Akti normativ që shoqëron vendimin, parashikon sanksione në rast të mosrespekt­imit të këtij detyrimi: Policia e Shtetit, Policia Bashkiake, strukturat e inspektora­teve shtetërore, do të penalizojn­ë shkelësit me një gjobë prej 2 mijë lekësh të reja ( 20 euro) për çdo thyerje të rregullit.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania