Panorama (Albania)

Misteri i materialev­e të Teatrit Kombëtar

- RAIMONDA SHUNDI

Marrëzitë e pamundura, Kryeminist­rit Rama iu bënë realitet falë mbërritjes së pandemisë globale. Ishin rrjetet sociale arma e tij e preferuar, ndërsa kur dilte në terren, pavarësish­t çka i tellallist­e miletit, vetë qëndronte pa maskë, meqë simbolika e mbylljes së gojës nuk i shkon...

për shtat. Burgosja e popullatës ishte rruga e vetme që u diktoi qytetarëve, të cilët shpejt do kuptonin se shumë prej tyre do të mbeteshin jo vetëm pa punë, por edhe pa asnjë ide për një politikë shtetërore sociale ndihmëse, sidomos profesione­t ku grumbullim­et masive janë pjesë e rëndësishm­e e punës së tyre, si ajo e artistit. Çfarë do të ndodhë sot me ta, në këtë periudhë të vështirë? E sigurt është se kryetari i shtetit as që ka ndonjë ndjeshmëri ndaj kategorisë në fjalë, pasi është vërtetuar armiqësia e kahershme. Koha dhe mendja e Ramës është drejtuar katërçipër­isht nga propaganda 5D. Ajo i merr të gjitha energjitë, duke e qasur shumë me të shkuarën tonë diktatoria­le. Diferenca është se Hoxha artistëve u dha rroga dhe shtëpitë më të mira, ndërsa ky, tek- tuk ndonjërit prej tyre, për ditëlindje i çon me dikë nga punonjësit e shumtë ndonjë shishe me verë kryeminist­rore. Nuk duket asnjë ndryshim pozitiv në raportet me artistët. Stoik, vijon të pasurojë disa individë, ndërsa të tjerët përpëliten si peshku pa ujë. Aprovimi me shpejtësi i ligjeve mafioze ku pasurohen mashat e tij përshkallë­zohet me absurdin krijuar enkas për arbitrarit­et egoist me emrin ‘ V. K. M’. V. K. M u mori jetën shumë aseteve tona, ndër to edhe Teatrit. Shembja e Teatrit Kombëtar groposi nën rrënoja komplet gardërobën, rekuizitën, pajisjet elektronik­e të audios, komplet sistemin e ndriçimit bashkë me aparaturat që e drejtonin atë. Ku përfunduan të gjitha këta zëra?! Dëshmitarë okularë tregojnë se kamioni i nisur për t’u shkarkuar në breg të Erzenit, ndaloi 200,300 m largësi. Zbresin dy- tre punëtorë, ngjitën mbi kamion dhe nisin të hedhin objektet 2- 3 metra buzë rrugës. Më pas, kamioni, më i lehtësuar tashmë, vazhdon destinacio­nin. Ndjeshmëri­a e tij sot më shumë se kurrë fakton se ka vdekur, së bashku me njeriun, edhe historinë. Tabuja se vetëm ai mund të zgjidhë halle, teksa diskuton pa fund me hallexhinj­të rrëfen për katastrofë­n se ku janë degdisur institucio­net tona. Kopjimi i metodës “gju më gju nga ‘ Facebook’u”, shpalos haptazi shterpësin­ë institucio­nale. Për të mos diskutuar më shumë për fatin e të sëmurëve ( jo me COVID), që janë bllokuar në mëshirë të fatit, pa limit kohor. Por le t’u kthehemi artistëve. Pas COVID19, artistët, si shumë e shumë profesione të falimentua­ra në mbarë vendin, kanë zero mundësi. Ndërkohë që bizneset e tjera kanë nisur përpjekjet e ringritjes, ai hesht. Nuk ka më vlerë të ripërsëris­im përsetë, pasi janë publikuar mjaftueshë­m opinione për maskaradën e kësaj historie. Por, si puna e dosjeve të heshtura, do vijë koha kur edhe kjo dramë do të shfaqet përpara publikut qartazi. Sot, realiteti i trishtë artistik tregon se asnjë nga veprat pritëse ose ëndërruese të sirtarit nuk do të shohë dritën e realizimit, deri në fillim të vitit tjetër, gjithmonë me shpresë të Zotit. Ato pak fonde të dala, janë për më të “mirët e babit”, të tjerat ngrinë në sirtarët e lodhur të të penalizuar­ve. Natyrisht, që për këtë fatkeqësi nuk e ka fajin lideri ynë i madhërishë­m. “Të mirët e babit” u trajtuan si kategori speciale, duke u dhënë dritë projekteve të tyre, pasi sakrifica e të qenurit aleat duhej shpërblyer. Sot, falë asaj çka ai investoi me urrejtje për ta në gjithë këto vite lavdie kulturore, janë në mes të katërmbëdh­jetë rrugëve. Aspak metaforë. Në këtë krizë të shumëfisht­ë që po jetojmë, dikush mund edhe ta konsideroj­ë si “luks” falimentim­in e artit, pasi shumë zëra jetikë pas pandemisë janë në kolaps. Kujtoj se si qenie njerëzore, ku shpirti dhe mendja është arma më e fortë që kemi, ky është një nga lajmet më tragjike pas katastrofa­ve njerëzore. Nuk dua të sjell ngjarje të shumta se si emra të veçantë në momente shkatërrim­i kanë sakrifikua­r shumëçka në emër të vazhdimësi­së së artit, duke bërë që ne sot të kemi realisht pika të forta referimi. Ngazëllues­it e projekteve në kohë pandemie janë asgjë në shkretëtir­ën e asfiksisë. Aroma e kërmës kundërmon gjithkund. S’ka show ta parfumojë këtë trishtim. “Të mirët e babit”, që edhe në këtë bllokim po realizojnë projekte, kanë një ngjashmëri çudie me parlamenta­rët e rinj që po zbavitin portalet dhe lexuesit me oratorinë tragjikomi­ke. Tashmë, arti dhe artistët janë të vetëm në fushëbetej­ë, si shumë të tjerë. Si të dëmtuarit nga tërmeti apo mjerimi i shumë familjeve në mëshirë të fatit. Miq, artistët që ju hapin sytë e mendjes, janë të papunë, pa shtëpinë e tyre, pa vëmendje, pa krahë, se kështu i donte “njëshi”, që edhe problemin virusal e pa si përfitim personal. Ai nuk pranon rivalë, sepse vëmendja i duhet dhënë vetëm atij. Boris Jonson, bonusin e parë paspandemi­k e hapi për artistët dhe bizneset. Tashmë, artisti është kthyer në spektator të shfaqjes më të pistë që po i bëhet në emër të përparimit. Kjo është strategji, aspak pandemi. Çfarë pritet pas kësaj?! Spektatori që mbushte sallat për të ndjekur punën e radhës, është pa mikun dhe aleatin. Spektatori dhe individi është në terr, sepse “njëshi ynë” i mbulon të gjitha, duke ia bërë kësisoj rrugën edhe më të lehtë drejt mitizimit personal. Kjo ka një kosto të frikshme.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania