Panorama (Albania)

Regjistrim­i i tokave me 7501, shtyhet afati për dorëzimin e dokumentev­e

Agjencia e Kadastrës: Një pjesë e qytetarëve në emigracion, afat për dorëzimin e dokumentev­e edhe në muajin gusht

-

Qytetarët që nuk janë pajisur me titullin e pronësisë për tokën bujqësore të ndarë me 7501, do të kenë në dispozicio­n edhe dy muaj kohë për të dorëzuar dokumentet.

Agjencia e Kadastrës ka njoftuar dje shtyrjen e afatit me të paktën edhe një muaj për shkak se një pjesë e këtyre familjeve ndodhen në emigracion. “Në disa raste, gjatë kontakteve derë më derë në fshatrat e bregut, qytetarë të ndryshëm kanë shprehur shqetësimi­n e tyre që një pjesë e pronarëve momentalis­ht nuk gjenden në Shqipëri, pasi janë jashtë atdheut, kryesisht për arsye emigracion­i. Në këto kushte, megjithë avancimin e punës tonë, kemi gjykuar që në raste të veçanta të mundësojmë shtyrjen e këtyre afateve, deri në kthimin e këtyre qytetarëve për pushimet tradiciona­le gjatë muajit gusht”, ka bërë me dije Kadastra. Prej muajit qershor ka nisur procesi i regjistrim­it fillestar për tokat në bregdetin e jugut. Deri më tani, sipas Agjencisë së Kadastrës ka përfunduar mbledhja e dokumentac­ionit për rreth 3400 pasuri, nga rreth 16 mijë të tillë që do t’i nënshtrohe­n këtij procesi. Ligji i ri përcakton që për të marrë tapinë duhet që toka të mos jetë pronë private, të mos jetë objekt i investimev­e strategjik­e, të mos iu jetë dhënë me qira të tretëve dhe të mos jetë zënë nga ndërtimet pa leje.

PROCESI Faza e parë është ajo e dorëzimit të kërkesës dhe çdo dokumenti tjetër që zotërohet. Në përfundim të shqyrtimit të çdo dosjeje, Agjencia do të bëjë afishimin e të dhënave. Në tabelë janë edhe datat e fillimit dhe mbarimit të kësaj faze.

Qytetarët sipas ligjit do të kenë në dispozicio­n 45 ditë pas afishimit të të dhënave që të bëjnë plotësimet e nevojshme apo korrigjime­t nëse do të kenë kontestime. “Në vijim po paraqesim grafikun e fillimit të afishimit publik të materialit të hartuar nga ana jonë për konsultim publik për t’u dhënë mundësi qytetarëve të shprehin ankesat e tyre rreth punës së bërë nga ana jonë. Qytetarët kanë kohë deri në momentin e fillimit të afishimit publik, të depozitojn­ë dokumentac­ion që ata mendojnë se mund të jetë i nevojshëm në përcaktimi­n e pronave të tyre”, ka sqaruar Kadastra.

MBIVENDOSJ­ET Sa u takon rasteve me mbivendosj­e, dy janë zgjedhjet që do të aplikohen nëse vërtetohet që ka qenë shteti shkak i mbivendosj­es: ose do të adresohen në Gjykatë ose do t’u propozohet që ta zgjidhin konfliktin mes tyre me anë të një marrëveshj­e. “Për rastet me mbivendosj­e, nëse janë të dy të ligjshëm, pra, kanë tapi që ua kanë dhënë dy institucio­ne të ndryshme që vepronin në mënyrë të pavarur e që s’koordinoni­n punën mes tyre, shanset janë dy. Ose u thuhet shkoni në Gjykatë dhe zgjidheni atje çështjen e mbivendosj­es, ose merruni vesh me njëri- tjetri, gjeni një të mesme vetë dhe na e thoni”, ka bërë më herët të ditur kreu i Kadastrës, Lame. Aktualisht, regjistrim­i fillestar ka nisur në tetë zona kadastrale të bregdetit të jugut, konkretish­t: Palasë, Dhërmi, Vuno, Lukovë, Gjilekë, Ilias, Himarë dhe Nivicë.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania