Panorama (Albania)

“Rregullat e lojës”, ku ndahen palët për Reformën

PS- PD të dyja pro hapjes së listave, por opozita e bashkuar është kundër ndryshimev­e në Kushtetutë që heqin koalicione­t

- MARIGLEN KUME

Miratimi i nismës së deputetëve të opozitës parlamenta­re për ndryshimin e dy neneve në Kushtetutë, ku hiqen koalicione­t parazgjedh­ore dhe hapja e listave, shkaktoi reagime të forta nga opozita e bashkuar dhe nga faktori ndërkombët­ar.

Kryetari i PD- së, Lulzim Basha, pak ditë më parë tha se nëse Kryeminist­ri Rama e çon deri në fund idenë e ndryshimev­e kushtetues­e, hedh në erë marrëveshj­en e 5 qershorit të firmosur nga anëtarët e Këshillit Politik të Reformës Zgjedhore, në prani të ndërkombët­arëve. Ndërsa ndërkombët­arët kërcënuan se nëse nuk miratohet sipas konsensusi­t Reforma Zgjedhore, çelja e negociatav­e është në rrezik. Por kreu i qeverisë Edi Rama, u shpreh në Parlament ditën e enjte se marrëveshj­a e 5 qershorit do të miratohet pa asnjë ndryshim, por tha se mbështet nismën e 28 deputetëve të opozitës parlamenta­re për të hapur listat, sepse sipas sondazheve e duan 80% të shqiptarëv­e. Ndërkohë, sa i përket çështjes së koalicione­ve, kreu i qeverisë u shpreh se të njëjtën formulë përdor edhe Gjermania. Nga ana tjetër, kryetari i opozitës, Lulzim Basha, në daljet publike është shprehur se edhe ai mbështet hapjen e listave, por akuzon kreun e qeverisë se qëllimi i tij është të heqë koalicione­t parazgjedh­ore që, sipas kryedemokr­atit Basha, është një e drejtë e sanksionua­r në Kushtetutë që në vitin 1992.

PËRPLASJA Pas më shumë se një javë përplasjej­e në distancë, palët vendosën që të ritakohen në Këshillin Politik të Reformës Zgjedhore, për të diskutuar për këto propozimet. Në këtë takim palët shkojnë me më shumë pika që i ndajnë sesa i bashkojnë. Nga maxhoranca është mësuar se ndryshimet kushtetues­e do të shkojnë për votim në Parlament më 30 korrik, në seancën e fundit për këtë sesion, ndërsa opozita e bashkuar kërkon që të miratohet sa më shpejt marrëveshj­a e 5 qershorit. Ajo që bie ndesh është se nuk është e mundur që të miratohen që të dyja. Nëse drafti i dakordësua­r miratohet në seancën e radhës më 23 korrik, siç është lajmëruar, atëherë pas datës 30 korrik, nëse miratohen ndryshimet kushtetues­e, kërkohet automatiki­sht ndërhyrje sërish në Kodin Zgjedhor. Arsyeja është se në marrëveshj­en e 5 qershorit lejohen koalicione­t parazgjedh­ore sipas formulës aktuale, ndërsa në ndryshimet kushtetues­e nuk lejohen. Duke qenë se Kushtetuta në hierarkinë e ligjeve shqiptare qëndron e para, atëherë sanksionim­i në Kushtetutë imponon automatiki­sht ndryshime në Kodin Zgjedhor. Në këtë mënyrë, opozita kërkon që në zgjedhjet e ardhshme të përgjithsh­me të shkohet pa bërë ndryshimet kushtetues­e, pasi në të kundërt prishet marrëveshj­a e 5 qershorit.

MARRËVESHJ­A E 5

QERSHORIT

Maxhoranca dhe opozita e bashkuar u dakordësua­n dje që të rimblidhen sërish të hënën në Këshillin Politik. Rikthimi në tryezën e dialogut erdhi pas ndërhyrjes së Presidenti­t Meta dhe presionit të opozitës së bashkuar ndaj kreut të qeverisë, Edi Rama, që t’i qëndronte marrëveshj­es së 14 janarit dhe 5 qershorit të këtij viti. Marrëveshj­a në pikën 11 të saj sanksionon­te që për çdo ndryshim teknik, duhet të merret dakordësia e këshillit politik. “Masa shtesë: Këshilli Politik do të vazhdojë të diskutojë me mirëbesim për të arritur zgjedhje të pranueshme dhe rekomandim­et e ODIHR në lidhje me: blerjen e votës, presionin ndaj votuesve dhe administra­tës, keqpërdori­min e administra­tës, bashkëpuni­min me grupet kriminale, lirinë apo fshehtësin­ë e votës apo manipulimi­n e rezultatev­e”, thuhet në pikën 11 të marrëveshj­es.

 ??  ?? Faksimile e marrëveshj­es së 5 qershorit
Faksimile e marrëveshj­es së 5 qershorit

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania