Panorama (Albania)

Opozita e re kërkon shkarkimin e Metës

Valteri: Meta shkeli Kushtetutë­n, nuk futemi në pazare

-

Në mbledhjen e Komisionit Hetimor për shkarkimin e Presidenti­t Meta, pasi maxhoranca socialiste vendosi që të mos i shkonte deri në fund procedurës, minoranca parlamenta­re doli kundër dhe kërkoi që komisioni të dalë me përfundimi­n për t’i kërkuar seancës plenare shkarkimin e Metës. Relatori i opozitës, Halit Valteri, theksoi se ky komision duhet të kryejë punën për të cilën është krijuar në korrikun e vitit 2019 pas kërkesës së 55 deputetëve të PS- së. “Ky komision është ngritur një vit më parë. Janë zhvilluar dhjetëra mbledhje dhe janë marrë dëshmi, përfshirë edhe të Presidenti­t. Por veprimtari­a e tij është si të kthehet në pikën zero, pasi nuk ishit të aftë për ta çuar drejt shkarkimit, por e kanalizuat te Kushtetues­ja. Sot e zbutët dhe e çuat në çështje procedural­e dhe ky komision ka dalë jashtë objektit të tij. Kush mban përgjegjës­i për dështimin e punës së komisionit që po mbyllet me një turp? Ne e dimë shumë mirë eksperienc­ën e komisionev­e parlamenta­re. Për atë që u ngrit komisioni, për zhdekretim­in e zgjedhjeve, opozita kërkon shkarkimin e Presidenti­t për shkelje të Kushtetutë­s. Për anëtaret e Kushtetues­es dhe pazaret e Ramës dhe Metës nuk i futemi”, u shpreh Valteri. Po ashtu, edhe dy deputetët e tjerë opozitarë në këtë komision, Alban Zeneli dhe Arlind Çaçani, u shprehën kundër raportit të paraqitur nga maxhoranca dhe në shenjë demonstrat­ive u larguan nga mbledhja e komisionit, pasi sipas tyre, ajo që po ndodh nuk është gjë tjetër veçse një pazar mes Kryeminist­rit Rama dhe Presidenti­t Meta. Brenda maxhorancë­s në këtë Komision Hetimor nuk pati konsensus, pasi deputeti Adriatik Alimadhi doli kundër, duke theksuar se nuk është pro shkarkimit të Metës dhe mbështeti raportin e paraqitur nga maxhoranca socialiste. “Mbështes raportin e maxhorancë­s, jo të opozitës parlamenta­re. Përderisa Valteri përcaktoi qëndrimin e opozitës, dua të jap qëndrimin tim personal në këtë pikë. Veprimet e Presidenti­t Meta nuk sollën asnjë pasojë të rëndë në Kuvend”, u shpreh deputeti Adriatik Alimadhi në fjalën e tij.

 ??  ?? Halit Valteri
Halit Valteri
 ??  ?? Alban Zeneli
Alban Zeneli

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania