Panorama (Albania)

“Kufijtë, të mbyllur deri në fund të korrikut”

Vendimi i BE, ja kategoritë që mund të lëvizin

-

Bashkimi Europian vendosi të mërkurën moshapjen e kufijve me Shqipërinë edhe për një periudhë dyjavore, përkatësis­ht deri në fund të korrikut. “Shpresat e qytetarëve të Shqipërisë se BE- ja do të nxirrte Shqipërinë nga lista e vendeve të treta, me të cilat ka mbyllur kufijtë e jashtëm, nuk u realizuan. Bashkë me Maqedoninë e Veriut, Kosovën, Bosnjë dhe Hercegovin­ën, Shqipëria nuk përmbush kriterin kryesor të menaxhimit të pandemisë COVID- 19: 16 raste të reja të infektuara në 100 mijë banorë, që përbën nivelin mesatar të BE- së për intensitet­in e infektimit me virusin korona. Nëse ky kriter realizohet në fund të korrikut, atëherë BE- ja mund ta nxjerrë Shqipërinë nga lista e vendeve të treta, me të cilat ka mbyllur kufijtë e tij të jashtëm”, ka shkruar “Deutsche Welle”. BE ka treguar rezerva për mënyrën sesi po menaxhohet pandemia e COVID- 19 në vendin tonë. Dy vendimet e ndërmarra në harkun e pak ditëve janë tregues për këtë. Strategjia e ndjekur për detektimin e rasteve me COVID- 19, numri i testeve të kryera dhe rregullat e caktuara për të penguar përhapjen e infeksioni­t vijojnë të mos e bindin Bashkimin Evropian që të hap kufijtë me Shqipërinë të paktën deri në fund të muajit korrik. Deri në një njoftim të dytë, kufijtë do të jenë të mbyllur me përjashtim të disa kategorive të veçanta të qytetarëve siç janë ata që kanë dokumentac­ion të rregullt në vendet e BE- së, personeli shëndetëso­r, diplomatët, studentët dhe punëtorët sezonale. Lista e gjelbër e BE- së pritet të përditësoh­et çdo dy javë me vende që hyjnë apo që dalin nga kjo listë, në varësi të situatës epidemiolo­gjike dhe të plotësimit të kritereve të vëna.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania