Panorama (Albania)

Shisnin ilaçe që shëronin COVID- 19, lirohet vëllai i ish- deputetit

-

Katërmbëdh­jetë masa sigurimi janë lëshuar nga Gjykata e Shkallës së Parë kundër Korrupsion­it dhe Krimit të Organizuar Tiranë. Seksioni për Hetimin e Korrupsion­it në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, nën koordinimi­n e Departamen­tit të Policisë Kriminale dhe nën drejtimin e Prokuroris­ë së Posaçme kundër Korrupsion­it dhe Krimit të Organizuar Tiranë, pas një pune intensive hetimore 4- mujore, finalizoi me sukses operacioni­n policor “Librezat”. Sipas burimeve zyrtare në Polici, urdhrat e ndalimit ndaj katërmbëdh­jetë personave u bazuan në provat e grumbullua­ra në kuadër të procedimit të regjistrua­r në SPAK 4 muaj më parë, nga Seksioni për Hetimin e Korrupsion­it në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë. Kështu, sipas Policisë, shtetasi N. N., 65 vjeç, banues në Tiranë, me detyrë mjek tek Instituti i Higjienës Tiranë, akuzohet për veprat penale “Korrupsion­i pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike” më shumë se një herë, kryer në bashkëpuni­m, “Ushtrim ndikimi i paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike” kryer më shumë se një herë dhe “Falsifikim­i i dokumentev­e”; H. L., 52 vjeç, banues në Tiranë, me detyrë mjek tek Instituti i Higjienës Tiranë, për veprat penale “Korrupsion­i pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike” më shumë se një herë, kryer në bashkëpuni­m dhe “Falsifikim­i i dokumentev­e”. Të dy këta shtetas janë lënë në masë sigurimi “Arrest në burg”.

HETIMET Nga hetimet e kryera ka rezultuar se personat nën hetim janë implikuar në disa episode korruptive si: marrje e vlerave monetare që varionin nga 5.000 deri 10.000 lekë të rinj, në këmbim të mosndëshki­mit me

Gjykata e Kurbinit ka lënë të lirë shtetasin Frederik Frrokaj dhe nipin e tij, Henri Frrokaj, të cilët u arrestuan të martën në kuadër të operacioni­t “Kuruesi i rremë”, pasi prodhonin dhe shisnin ilaçe me pretendimi­n se kuronin virusin Covid- 19. Ndaj dy të ndaluarve u vendos masa e sigurisë “Detyrim paraqitjej­e”, ndërsa seanca për caktimin e masës së sigurisë u zhvillua me dyer të mbyllura dhe zgjati afro dy orë. Sipas burimeve, Prokuroria e Kurbinit ka kërkuar që të qëndrojnë në burg dy të ndaluarit, por kërkesa e organit të akuzës nuk është pranuar nga Gjykata. Në përfundim të seancës, avokati Agron Sulshabani masë administra­tive të subjekteve, që ishin konstatuar me shkelje të kushteve higjienosa­nitare; sigurim i librezave shëndetëso­re të lëshuara në mënyrë fiktive për shtetas, të cilët nuk u janë nënshtruar vizitave mjekësore, duke përfituar shumën 2.000 lekë të rinj për çdo librezë; ndërmjetës­im me qytetarë të ndryshëm për të bërë tamponin për COVID- 19, kundrejt shumave monetare nga 5.000 deri 10.000 lekë të rinj; marrja e shumave monetare subjekteve të ndryshme tregtare që të mos i ndëshkonin me masa administra­tive kur konstatohe­shin me shkelje. e ka cilësuar të nxituar arrestimin, duke i cilësuar akuzat denigruese dhe të pabazuara në ligj. “Ka 3 muaj që Policia dhe Prokuroria e Kurbinit janë investuar në një çështje të paqenë. Një akuzë sa fyese dhe denigruese për Frederik Frrokajn dhe nipin e tij, aq edhe të pabazuara në ligj. Ka pasur 12 muaj Prokuroria dhe nuk ka arritur të sajojë asnjë provë. Ka vetëm një veprim stimulues të agjentëve të Policisë, që kanë tentuar ta dërgojnë Frederik Frrokajn në kryerjen e një krimi. Kjo, përveçse politike, është edhe paaftësi e Policisë dhe kjo paaftësi është përkrahur nga Prokuroria”, tha avokati. Frederik Frrokaj dhe nipi i tij, Henri Frrokaj, u vunë në pranga pas një hetimi dymujor, pasi nëpërmjet rrjetit social “Facebook”, Frederik Frrokaj bënte thirrje për prodhim të substancav­e për kurimin e virusit COVID- 19 nga një përzierje e acidit klorhidrik me H2O, duke pretenduar se me këtë përzierje kishte shpikur ilaçin për kurimin e këtij virusi. e. h

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania