Panorama (Albania)

Hapet laboratori i dytë, Manastirli­u: Rrisim testimet

-

Numri i ulët i testimeve ka qenë një ndër shqetësime­t kryesore që kanë ngritur ekspertët që nga fillimi i pandemisë. Kjo, sepse duke testuar pak, është e pamundur të kesh një panoramë të saktë të situatës reale. Krahas laboratori­t të Virologjis­ë në ISHP, do të jetë funksional edhe laboratori në QSUT. Sipas shefit të shërbimit të Laboratori­t të Mikrobiolo­gjisë në QSUT, Andi Koraqi, ky laborator do të shërbejë për të testuar pacientët e spitaleve COVID. Ndërkohë, sipas ministres Manastirli­u, duke nisur nga sot do të rritet edhe numri i tamponëve. “Pas laboratori­t të referencës në Institutin e Shëndetit Publik, testimet molekulare për identifiki­min e SARS- COV2 do të kryhen edhe në QSUT. Me hapjen e këtij laboratori të dytë, krijojmë baza të mira për të rritur dhe për të zhvilluar testimin, i cili, në fakt, do të vijojë të ketë një objektiv kyç: gjurmimin e rasteve dhe izolimin e tyre. Sepse ne për asnjë moment nuk e kemi humbur vëmendjen nga qëllimi primar i testimit, i cili është pikërisht gjurmimi, izolimi dhe mundësia e kufizimit dhe e ndërprerje­s së zinxhirit të infeksioni­t. Ky laborator i certifikua­r, siç e premtuam, do të rrisë kapacitete­t e testimit dhe për t’iu përgjigjur strategjis­ë së testimit të realizuar me ekspertizë­n e Komitetit Teknik të Ekspertëve”, tha Manastirli­u gjatë inspektimi­t të kryer. Laboratori i Mikrobiolo­gjisë në QSUT do të vijojë edhe testimet serologjik­e për stafet mjekësore, pas Tiranës, edhe për stafet në spitalet rajonale. Aktualisht, përqindja e pozitivite­tit është nën 5.5%.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania