Panorama (Albania)

I dënuar për vrasje, 44- vjeçari kapet duke transportu­ar klandestin­ë

-

Policia e Krujës ka arrestuar një 44- vjeçar të dënuar për vrasje, teksa ishte duke transportu­ar pesë shtetas sirianë drejt pikës Kufitare kundrejt pagesës. Arrestimi i tij është bërë pas finalizimi­t të operacioni­t të koduar “Shtegtari”. Artan Farruku, 44 vjeç, i dënuar me 16 vite heqje lirie për vrasjen e kushëririt të tij, Sali Farruku, ngjarje e ndodhur shumë vite më parë, u arrestua nga Policia në tentativë për dhënie ndihme për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt fitimit, të pesë shtetasve sirianë. Specialist­ët e Sektorit Kundër Narkotikëv­e dhe Trafiqeve të Paligjshme finalizuan operacioni­n policor të koduar “Shtegtari”, në kuadër të të cilit u arrestua në flagrancë shtetasi: Artan Farruku, banues në Krujë, i dënuar më parë me 16 vjet burg, për veprën penale “Vrasja me paramendim”. Farruku akuzohet për veprën penale “Dhënie ndihmë për kalim të paligjshëm të kufijve”. Sipas Policisë, 44- vjeçari është konstatuar nga shërbimet e Policisë në autostradë­n Krujë- Laç, duke transportu­ar me mjetin tip “Volkswagen”, 5 shtetas sirianë, emigrantë të paligjshëm, kundrejt fitimit. Në cilësinë e provës materiale, Policia sekuestroi mjetin tip “Volkswagen”, me të cilin transporto­nte emigrantët sirianë dhe një aparat celular. “Finalizohe­t operacioni i koduar ‘ Shtegtari’, për goditjen e veprimtari­së kriminale në fushën e dhënies ndihmë për kalim të paligjshëm të kufijve, kundrejt fitimit. Në pranga ka përfunduar Artan Farruku, i dënuar më parë me 16 vjet burg, për veprën penale ‘ Vrasja me paramendim’”, deklaroi Policia. Burime nga grupi i hetimit thanë për gazetën se disa vite më parë, pas një konflikti për motive të dobëta, Artan Farruku vrau kushëririn e tij, Sali Farrukun. Për këtë krim, 44- vjeçari u dënua me 16 vite burg dhe pak vite më parë përfundoi dënimin. 44- vjeçari nuk ka mundur të qëndrojë për shumë kohë larg telasheve dhe ra sërish në prangat e Policisë teksa ishte duke transportu­ar me makinën e tij në mënyrë të paligjshme disa shtetas sirianë, të cilët kishin për qëllim të kalonin kufirin në rrugë ilegale. Policia e Krujës kishte siguruar informacio­ne të sakta për veprimtari­në e paligjshme të Farrukut dhe e kishte mbajtur në vëzhgim. Për ta arrestuar në flagrancë, Policia organizoi operacioni­n “Shtegtari”, duke e mbërthyer në autostradë­n Krujë- Laç me pesë shtetas të huaj në makinë. L. M.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania