Panorama (Albania)

ÇFARË GJETI KPK

- Donika Prela

Ish- drejtuesja e Prokuroris­ë së Krimeve të Rënda, Donika Prela, doli dje para Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, pas kundërshti­mit që Komisioner­i Publik bëri ndaj vendimit të dhënë nga KPK.

Seanca e djeshme nuk zgjati shumë, ndërsa Prela pati një përplasje mes gjyqtares së KPA- së, Ina Rama, dhe me gjyqtaren tjetër, Natasha Mulaj. Sipas prokurores Prela, me dy gjyqtaret është në konflikt interesi dhe se ato nuk mund ta gjykojnë atë në shkallën e dytë të vetingut. Për këtë, ajo kërkoi përjashtim­in e dy anëtarëve të trupit gjykues në shkallën e dytë të vetingut, Ina Ramaj dhe Natasha Mulaj. “Kërkoj përjashtim nga

Ish- drejtuesja e Krimeve të Rënda, Donika Prela, u përball me pikëpyetje mbi të ardhurat e bashkëshor­tit dhe transaksio­net me pasuritë e paluajtshm­e në seancën dëgjimore me Komisionin e Pavarur të Kualifikim­it. Prela u mbrojt me dokumente shtesë si dhe me argumentin se detyrimet tatimore të bashkëshor­tit ishin përgjegjës­i e punëdhënës­it. Komisioni i Pavarur i Kualifikim­it kreu gjithashtu verifikime për dy apartament­e të blera nën çmimin e tregut si dhe një sipërfaqe toke prej 1 mijë metrash katrorë në Petrelë të Tiranës, me çmim që dukej gjithashtu favorizues. Këto ishin disa nga arsyet që Komisioner­i Publik e apeloi konfirmimi­n e Prelës në detyrë. gjykimi të anëtares Natasha Mulaj. Konfliktin e interesit e kam marrë këtë javë. Jam vënë në dijeni të kolegjit për heqjen dorë nga ju gjatë gjykimit të gjyqtarit Artur Malaj. Nisur nga një hetim që unë kam në duar jam duke zhvilluar hetime ndaj shtetasve A. M. Dhe V. M., që më rezultojnë vëllezërit tuaj. Bëhet fjalë për një konflikt mes tyre dhe shtetasit S. P. Rezulton se V. M. ka lajmëruar vëllain për konfliktin. Ndaj ekskavator­it të S. P. është qëlluar me armë zjarri”, tha ajo në seancë. Donika Prela kërkoi po ashtu përjashtim nga Kolegji të gjyqtares Ina Rama. “Me cilësinë e prokurores në Durrës kam zhvilluar hetime ndaj kushërirës së saj të parë, I. D., për akuzën e ‘ Falsifikim­it të dokumentev­e shkollore’. I. D. ka punuar në Prokurorin­ë Durrës si sekretare dhe si psikologe. Kur i është kërkuar të plotësojë dosjen me diplomën, ajo nuk e ka sjellë. Pasi është larguar nga Prokuroria, kushërira e Ina Ramës ka kërkuar të regjistroh­et si psikologe në Gjykatën e Durrësit, duke pasur në dosje një diplomë të universite­tit ‘ Kristal’. Nga hetimet e bëra rezultoi se diploma ishte e falsifikua­r. Faktin që I. D. është kushërira e Ina Ramës e kam mësuar gjatë hetimit”, ka thënë Donika Prela gjatë seancës. Ndërkohë, kujtojmë që ish- drejtuesja e Prokuroris­ë së Krimeve të Rënda e kaloi shkallën e Parë të vetingut, por tashmë do të duhet të përballet në shkallën e dytë të tij.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania