Panorama (Albania)

Zani Çaushi tërheq kërkesën për liri me kusht: “Kam bërë 31 vite burg, jo 25”

Seanca e djeshme nën masa të rrepta sigurie, i pandehuri debat me prokuroren e çështjes në gjyq: Pse ke dhënë konferencë për shtyp?”

-

Në seancën që pritej të ishte përcaktues­e për daljen ose jo nga burgu të kapobandës së Vlorës, Çaushi deklaroi se e tërhiqte kërkesën e tij për të fituar lirinë pas më tepër se 25 viteve që vuan dënimin.

Gjykata e Korçës duhej të vendoste dje për fatin e Myrteza Çaushit, i cili po vuan dënimin e tij në Burgun e Drenovës, por në momentin e fundit ai është tërhequr nga kërkesa e tij, çka ka bërë që çështja të pushohet duke vendosur deklarimin e papranuesh­ëm të kërkesës. Vetë Zani Çaushi në seancë ka kërkuar t’i njihet dinamika e gjykimit, pasi sipas tij, ka bërë 31 vite burg dhe jo 25, duke deklaruar kështu se nuk do të vazhdonte më me këtë proces gjyqësor. Deklarata e Çaushit është bërë pak momente para se gjyqtari Selajdin Pysqyli të tërhiqej për të marrë vendimin, ndërsa ai ka akuzuar edhe prokuroren e çështjes se vendimi ndaj tij ishte paracaktua­r, duke thënë se ajo kishte dhënë konferenca për shtyp. Në këto kushte, Gjykata e ka pushuar çështjen për ta shqyrtuar më tej, për shkak se kërkesa e Çaushit për vitet e dënimit të tij ishte jashtë objektit të këtij gjykimi.

NGA GJYQI NË GJYQ I dënuari me burgim të përjetshëm, që po vuan dënimin e tij në Burgun e Sigurisë së Lartë në Drenovë, nuk i ka lënë menjëherë ambientet e Gjykatës, duke kaluar kështu në një seancë tjetër për shkak të një procesi gjyqësor që ka hapur, me objekt shfuqizimi­n e masës disiplinor­e. Sipas informacio­neve, kjo kërkesë është paraqitur pranë kësaj Gjykate më 15 qershor dhe është regjistrua­r me shortin e datës 16 qershor të këtij viti, ndërsa është përzgjedhu­r si gjyqtare Ariola Kristo. Dje është zhvilluar seanca e dytë e këtij procesi të nisur thuajse paralelish­t me atë për lirinë me kusht të të fortit të Vlorës. Sjellja e mirë duket se rezulton vetëm në letra, pasi gjatë vuajtjes së dënimit, Myrteza Çaushi ka vijuar të kryejë vepra penale. Sipas Prokuroris­ë, i forti i Vlorës është dënuar mbi 3 herë për akuzën e “Futjes dhe mbajtjes në ambientet e burgut të sendeve të palejuara”, elemente këto që faktojnë se ai nuk është rehabilitu­ar. Në muajin prill 2020, Myrteza Çaushi ka marrë masë disiplinor­e nga Drejtoria e Burgut Drenovë, për shkak të një revolte brenda në burg. Për këtë episod, në të njëjtën kohë kur ka bërë kërkesën për liri, Çaushi ka kundërshtu­ar edhe masën disiplinor­e për revoltën në burg, e cila është në proces shqyrtimi nga gjyqtarja e Korçës, Ariola Kristo. Zani Çaushi, i dënuar me burgim të përjetshëm për vrasjen e dy personave, armëmbajtj­e pa leje, por edhe vepra të tjera penale që lidhen me aktiviteti­n e bandës kriminale të Çoles, të cilën ai e drejtonte, në kërkesën e depozituar në Gjykatën e Korçës kërkoi liri duke pretenduar se ka kryer mbi 25 vite dënim, ka sjellje të mirë dhe ka për t’u kujdesur për dy fëmijët e tij të mitur.

 ??  ?? Makina e Policisë, gjatë shoqërimit të Zani Çaushit
Makina e Policisë, gjatë shoqërimit të Zani Çaushit
 ??  ??
 ??  ?? Vendi ku shpërtheu bomba
Vendi ku shpërtheu bomba

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania