Panorama (Albania)

Zgjedhjet në UT, Senati krijon Komisionin e Apelimit

U mblodhën pa “lejen” e rektorit, i përcjellin vendimin për zbatim

-

Universite­ti i Tiranës ka tashmë të gjitha organet zgjedhore për të caktuar drejtuesit e rinj, që do të votohen më 30 korrik.

Pa lejen e rektorit, shumica e anëtarëve të Senatit Akademik janë mbledhur për të votuar e miratuar Komisionin e Apelimit, organin e fundit që i duhej për zhvillimin e zgjedhjeve. Gazeta zbardh vendimin e marrë jo në sallën e kahershme ku zhvillohen mbledhjet e Senatit e as me firmën e kryetarit të Senatit, por numrit 2 të tij, Eliona Kulluri. Nisma është ndërmarrë dhe çuar deri në fund nga 2/ 3 e senatorëve, vetëm disa ditë pasi rektori dështoi në krijimin e dy komisionev­e, që sipas rregullore­s duhen krijuar njëherësh: Komisionin Institucio­nal të Zgjedhjeve ( KIZ) dhe atë të Apelimit ( KA). Kujtojmë që nga 34 senatorë të Universite­tit të Tiranës kanë kaluar vendimin për formatimin e Komisionit të ri të Apelimit për zgjedhjet në universite­te, një organ kyç për përfundimi­n e një procesi të ligjshëm zgjedhor ky organ është mbi çdo tjetër. Praktikish­t, çdo vendim i komisionev­e zgjedhore në fakultete është i ankimueshë­m në Komisionin Institucio­nal. Mbi këtë të fundit është Komisioni i Apelimit, vendimi i të cilit është i formës së prerë, përfundimt­ar dhe i detyrueshë­m për t’u zbatuar.

LOJA ME KOMISIONET

Janë të njëjtët senatorë, që në 21 maj përmes një mbledhjeje të posaçme “mbajtën në këmbë” KIZ- in e vjetër ( anëtarët e të cilit i shkarkoi rektori), të cilët më 15 korrik morën vendimin për të krijuar KA- në. Me pak fjalë, përballë rektorit në ikje është një mekanizëm i gjerë kundërshtu­es. Në tri thirrjet e hapura për vetëkandid­ime për krijimin e dy komisionev­e nga Rektorati nuk u arrit numri i duhur i kandidatëv­e, çka bëri që rektori Koni të dalë në konkluzion­in se zgjedhjet nuk mund të mbahen. Sidoqoftë, kjo nuk e pengoi pjesën tjetër të universite­tit të vijonte me “planin” për t’i çuar deri në fund zgjedhjet. Një pjesë e mirë e senatorëve që donin anëtarët e komisionit të vjetër, pasi rrëzuan vendimin e rektorit, hapën vetëkandid­imet dhe formatuan listën prej pesë emrash, që gjendet në tabelën përbri shkrimit. Në këtë pikë, ata kanë respektuar rregullore­n, e cila kërkon që dy anëtarë të jenë me formim juridik dhe të vijnë nga Fakulteti i Drejtësisë dhe tre të tjerët nga njësitë e tjera, përkatësis­ht: Gjuhët e Huaja, Histori- Filologjia dhe Ekonomiku. Jo rastësisht janë përfaqësue­s nga katër fakultete, drejtuesit e të cilëve Koni i bën përgjegjës jo vetëm për bllokimin e qëllimshëm të krijimit të dy organeve, por gjithë kaosit disavjeçar në universite­t. “Janë këta drejtues të njësive kryesore, të cilët po tentojnë të thellojnë paligjshmë­rinë e procesit zgjedhor. Ky është mashtrim i pastër i drejtuesve të njësive kryesore ndaj senatorëve dhe personelit akademik të UT- së”, ka reaguar Koni në një letër drejtuar të gjithë personelit akademik dhe anëtarëve të Senatit.

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania