Panorama (Albania)

KUSH PERFITON

Pensionet, lista e re me emrat që marrin shtesën

-

Vendimi i ISSH, përfundon përllogari­tja e shtesës së pensionit deri në 5 mijë lekë për 270 emra të rinj. Dosjet e mbetura përfundojn­ë brenda gushtit

Në përfundim të llogaritje­s, ISSH ka bërë publike dje emrat e rinj të pensionist­ëve që kanë gati shtesën dhe mund ta tërheqin atë në çdo pikë shpërndarj­eje, ku marrin edhe pensionin. Gazeta boton sot listën me 270 përfituesi­t në Tiranë dhe rrethe.

Janë më shumë se 23 mijë minatorë, naftëtarë dhe metalurgë që përfitojnë nga skema suplementa­re dhe deri më tani Instituti i Sigurimeve Shoqërore ka përfunduar llogaritje­n për pjesën më të madhe prej tyre. Sipas këtij institucio­ni, dosjet e mbetura do të shqyrtohen brenda muajit gusht. ISSH kishte shprehur angazhimin për përmbyllje­n e këtij procesi më herët, por për shkak të pandemisë COVID është punuar me staf të reduktuar, gjë që ka sjellë edhe vonesa.

SHTESA

Ligji “Për trajtimin suplementa­r të naftëtarëv­e, metalurgëv­e dhe minatorëve” përcakton që rritja të bëhet mbi bazën e kontribute­ve të derdhura. Nga skema suplementa­re përfitojnë të gjithë ata që kanë punuar në sektorë të kategorizu­ar të vështirë dhe shumë të vështirë dhe shtesa varion mesatarish­t 3 mijë deri në 5 mijë lekë mbi masën e pensionit. Në 5 korrik skadoi edhe afati ligjor për të përfituar 11 muajt e prapambetu­r, çka do të thotë se pensionist­ët do të kenë mundësi të marrin shtesën vetëm për muajin korrik apo gushtin kur do të bëhet llogaritja, por jo muajt paraardhës.

FONDI

Këtë vit, për mbulimin e skemës janë vënë në dispozicio­n 14 milionë dollarë. Ligji parashikon që 5 vitet e para skema të përballohe­t nga buxheti i shtetit e më pas fondi do të sigurohet nga kontribute­t e derdhura, të cilat do të rriten me 5 për qind.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania