“Intermedica”, Llajo: Përballojmë 1 mijë teste në ditë
“Laboratori ka kapacitetet e nevojshme teknike e njerëzore”
Më shumë se 4 muaj nga fillimi i pandemisë, testet e gjakut apo testet serologjike do të mund të kryhen edhe nga laboratorët privatë që do të autorizohen nga Agjencia Kombëtare e Barnave dhe Pajisjeve Mjekësore. Të dielën, në komunikimin ditor, përfaqësuesja e Task- Forcës njoftoi vendimin duke bërë me dije po ashtu se një pjesë e testeve në popullatë do të kryhen nga Instituti i Shëndetit Publik. “Bazuar në strategjinë e kontrollit të epidemisë në vend, e cila parashikon edhe përfshirjen e institucioneve jopublike për rritjen e kapaciteteve për përballimin e situatës, Komiteti Teknik i Ekspertëve ka miratuar protokollet për fillimin e testimeve serologjike edhe në strukturat jopublike, me kushtin që të jenë të validuara. Vetëm testet serologjike të aprovuara nga Agjencia Kombëtare e Barnave dhe Pajisjeve Mjekësore do të lejohen të përdoren dhe të vlerësohen për sa i takon validimit dhe performancës nga Instituti i Shëndetit Publik. Ndërkohë, do të vijojë kryerja e testeve serologjike për personelin shëndetësor dhe një kampionim i popullatës do të kryhet nga Instituti i Shëndetit Publik”, tha Rovena Daja. Testet serologjike tregojnë nëse e keni kaluar apo jo infeksionin nga SARS- CoV- 2. Por sipas ekspertëve, që të prodhohen antitrupat duhet që të kenë kaluar deri në 3 javë nga infeksioni. Pra, analizat serologjike u japin mundësi qytetarëve që të mësojnë nëse kanë qenë të infektuar apo jo, por nuk tregojnë gjendjen aktuale. Për këtë të fundit shërbejnë tamponët dhe deri më tani nuk ka asnjë vendim
Laboratori “Intermedica” ka kapacitetet e nevojshme jo vetëm teknike, por edhe në personel shëndetësor për të përballuar deri në 1 mijë teste serologjike në ditë. Vasil Llajo, administrator i përgjithshëm i rrjetit të laboratorëve “Intermedica”, thotë se testimet serologjike janë një procedurë e zakonshme, rutinë, ndaj nuk ka asgjë të re për të shtuar përveç kitit nga kompani, të cilat janë të certifikuara me CE- IVD. Sipas tij, shtrirja e këtyre testeve në popullatë shërben jo vetëm për gjurmimin e rasteve, por edhe për lëvizjen e lirë të qytetarëve jashtë kufijve. “Strukturat private kanë qenë me kohë të gatshme për të kryer testimet aerologjike, si edhe testimet me PCR në lidhje me koronavirusin Sars- COV- 2. Testimet serologjike janë një procedurë e zakonshme, rutinë ndaj nuk ka asgjë të re për të shtuar, përveç kitit nga kompani, të cilat janë të certifikuara me CE- IVD. Përvoja e vendeve europiane ka treguar që testimi me PCR, ose aerologji, ka nisur paralel me sektorin publik. Në Shqipëri ka qenë një orientim i Komitetit Teknik të Ekspertëve për t’u mos u bërë tamponët dhe analizat serogjike nga sektori privat, të cilin ne e kemi respektuar. Kam qenë gjithnjë i mendimit që testimet të shtrihen në popullatë, sepse nuk është vetëm gjurmimi i rasteve simptomatike, por edhe lëvizja e lirë e njerëzve jashtë kufijve të vendit, për të cilët do të kërkohen certifikatat e nevojshme që konfirmojnë nëse është kaluar apo sëmundja. Në këtë luftë, sektori privat dhe ai publik duhet të bashkojnë forcat, sepse janë nga e njëjta anë”, tha LLajo. Në intervistën dhënë për emisionin “Hipokrati” në “Top Channel”, administrator i rrjetit të laboratorëve “Intermedica” u ndal edhe në kapacitetet që ky laboratorë ofron. “Organizata Botërore e Shëndetësisë ka dhënë disa udhëzime dhe udhëzimet e saj përcillen përmes Institutit të Shëndetit Publik. Orientimi bazë është që duhet të jenë të akredituara me ISO- 15189 laboratorët që të jenë të aftë të kryejnë testimet e COVID- it. ‘ Intermedica’ është një ndër laboratorët e certifikuar për kryerjen e këtyre testimeve. Por, përveç kushteve të akreditimit, duhet të kesh edhe kapacitetet e nevojshme teknike me analizatorë, me personelin e nevojshëm për të kryer këto testime. Laboratori ‘ Intermedpër kryerjen e tyre nga institucionet private në vend. Nga ana tjetër, rezultatet e testeve serologjike përveçse i japin përgjigje dyshimit të kahershëm se virusi ka qarkulluar më herët, janë me rëndësi edhe për trajtimin e sëmundjes. Plazma e gjakut e marrë nga pacientët që e kanë kaluar sëmundjen, është një ndër metodat e trajtimit që po aplikohet sot nga vendet e goditura më së shumti prej pandemisë. Lidhur me rezultatet e deritanishme nga ica’ i ka të gjitha kapacitetet, edhe ato teknike, sepse kemi analizatorë automatikë si për të kryer PCR, edhe serologji. Në aerologji, ne kemi analizatorë automatikë të dy kompanive, në të cilat realizojmë të dyja metodat, edhe metodën e Elises nëpërmjet kompanisë Euroimmun, edhe metodën e ofruar nga kompania Roche. Kur kemi reaksionet e kryqëzuara apo të dyshimta, ne bëjmë kryqëzimin e tyre me të dyja metodat dhe kështu nxjerrim një rezultat të saktë për pacientin”. Nisur nga kjo, “Intermedica”, siç vuri në dukje edhe adminsitratori Llaja, ka kapacitet për të përballuar edhe 1 mijë teste në ditë. “Ne mund të përballojmë edhe 1 mijë teste në ditë. Punojmë 16 orë dhe mund të punojmë edhe 24 orë nëse është nevoja”, shtoi ai. Komiteti Teknik i Ekspertëve mori vendimin dje për liberalizimin e testimeve serologjike në sektorin privat. testimi i personelit shëndetësor në QSUT, rezulton se vetëm 5.6 për qind e mjekëve dhe infermierëve e kanë kaluar sëmundjen. Deri më tani mësohet se janë kryer mbi 8 mijë testime serologjike nga radhët e bluzave të bardha.
Përqindja më e lartë e të infektuarve me koronavirus ka rezultuar në Spitalin Infektiv, ku rreth 15 për qind e personelit shëndetësor rezultoi me antitrupa në testin e gjakut, që do të thotë që e kanë kaluar sëmundjen.