Kapet me kanabis në dyqan, arrestohet pronari
Në pranga përfundoi edhe punëtori i dyqanit ku u gjet 2.6 kg kanabis
Policia e Elbasanit ka arrestuar ditën e djeshme dy persona, pasi iu gjetën lëndë narkotike në ambientin ku punonin. Sipas informacioneve zyrtare të Policisë, në pranga është vënë shtetasi me inicialet E. S., 31 vjeç, dhe R. D., 22 vjeç, të dy banues në Cërrik. Të arrestuarit janë pronari dhe punëtori i një marketi, ku u gjet edhe lënda narkotike. “Në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve, specialistët për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme në Drejtorinë Vendore të Policisë El
Sipas burimeve nga uniformat blu, lënda prej 2.6 kilogramë kanabis sativa është gjetur në disa kavanoza, të cilët ishin vendosur në raftet e marketit. Për praninë e lëndës narkotike në market, Policia kishte krijuar dyshime të forta, ndaj edhe ushtroi kontrollin në biznesin e 31vjeçarit, i cili ishte i pranishëm bashkë me punëtorin. basan, mbi bazën e informacioneve të marra në rrugë operative se 2 shtetas merreshin me shitjen e lëndës narkotike, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar ‘ Marketi’, në kuadër të të cilit u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasve të mësipërm”, thuhet në njoftimin zyrtar të Policisë. Shërbimet e Policisë, gjatë kontrollit të ushtruar në marketin me pronar shtetasin E. S. dhe punëtor shtetasin R. D., gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale rreth 2.6 kilogramë lëndë narkotike kanabis dhe një aparat celular. “Vijon puna për identifikimin dhe arrestimin e personave të tjerë që janë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale. Materialet procedurale do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Rrethit Gjyqësor Elbasan, për veprën penale ‘ Prodhimi dhe shitja e narkotikëve’”, vijon më tej njoftimi i Policisë. Po ashtu, lidhur me gjetjen e lëndës narkotike është marrë në pyetje pronari i marketit, i cili mësohet se ka mohuar të ketë dijeni rreth sasisë së kanabisit. Policia vijon hetimet për të mësuar se ku e ka gjetur 31- vjeçari kanabisin.