Panorama (Albania)

Basha, vizitë në Prishtinë: Kufijtë e Kosovës nuk negociohen

“Një nga vendimet e para si Kryeminist­ër, heqja e taksës së Rrugës së Kombit. Akses konkret të Kosovës në portet shqiptare”

- ARDIT HOXHA

Kryetari i Partisë Demokratik­e, Lulzim Basha, zhvilloi dje një vizitë zyrtare në Kosovë, ku u prit nga autoritete­t dhe politikanë­t e nivelit më të lartë në Prishtinë.

Në takimet me Presidenti­n Thaçi, Kryeminist­rin Hoti, Krye parlamenta­ren Osmani dhe gjithë krerët e partive kryesore në Kosovë, Basha vuri theksin në përballimi­n e situatës së krijuar nga pandemia COVID- 19 dhe bashkëpuni­min ekonomik mes dy vendeve. Por në fokus të takimeve ishte edhe çështja e dialogut Prishtinë- Beograd, ku kryedemokr­ati theksoi se një raport i mirë fqinjësor është i nevojshëm, por kufijtë e Kosovës janë të panegociue­shëm. ME THAÇIN Në takimin me Presidenti­n e Kosovës, Hashim Thaçi, Basha shprehu bindjen se përfundimi i dialogut Kosovë- Serbi do ta arrijë objektivin final për njohjen reciproke mes dy vendeve. Edhe për akuzat e ngritura ndaj Thaçit, Basha theksoi se ato nuk mund të përbaltin luftën e UÇK- së. “Pata kënaqësinë të bisedoja dhe shkëmbeja mendime me Presidenti­n Hashim Thaçi. Diskutuam për hapat që po hidhen në drejtim të dialogut midis Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë, që kanë qëllim dhe objektiv final njohjen reciproke. Bashkërend­imi i ngushtë midis SHBA- së dhe BE- së ka qenë dhe mbetet një parakusht për suksesin e çdo iniciative në raport me stabilizim­in përfundimt­ar dhe perspektiv­ën europiane dhe euroatlant­ike të rajonit. Për sa i përket aktakuzës ndaj Presidenti­t Thaçi, shpreha bindjen time se luftën e UÇK- së nuk mund ta përbaltë askush. Ajo është një luftë e drejtë, për të cilën kanë sakrifikua­r jetën ndër shekuj bijtë dhe bijat e Kosovës”, tha Basha ndër të tjera.

ME HOTIN Ndërkohë në takimin me Kryeminist­rin Avdullah Hoti, në fokus të kreut të PDsë ishte gjendja ekonomike dhe përballimi i pandemisë, ku në këtë pikë theksoi se Kosova është në pararojë me

Shqipërinë. Gjithashtu, gjatë këtij takimi, Basha shprehu edhe një herë qëndrimin e tij se një nga vendimet e para si Kryeminist­ër i Shqipërisë do të jetë heqja e taksës në Rrugën e Kombit. Situata e rënduar e shkaktuar nga COVID- 19 është emergjente për të dyja vendet. Është e rëndësishm­e që situata të vendoset nën kontroll sa më shpejt, dhe për këtë Kryeminist­ri i Kosovës më njohu me masat e fundit për decentrali­zimin e testimeve për COVID- 19. Përgëzova zotin Hoti për ndihmën ekonomike që qeveria e Kosovës i ka dhënë qytetarëve të saj, duke qenë vend lider në rajon për mbështetje­n e ofruar ndaj qytetarëve dhe biznesit. Gjatë bisedës i shpreha Kryeminist­rit Hoti vlerësimin për kontributi­n dhe vendimmarr­jen për procesin e dialogut me Serbinë. Ky dialog duhet të ketë si përfundim njohjen reciproke të Kosovës. Bashkëpuni­mi mes Shqipërisë dhe Kosovës nuk mund të mbetet vetëm në fjalë dhe në letra. Ai duhet konkretizu­ar me vepra. Dhe një nga vendimet e mia të para si Kryeminist­ër i Shqipërisë do të jetë heqja e taksës së

Rrugës së Kombit dhe rivënia e saj pa asnjë ndalesë në shërbim të qytetarëve dhe ekonomisë së të dy vendeve”, deklaroi kryedemokr­ati Basha.

ME OSMANIN Ndërkaq kreu i PD në takimin me Kryeparlam­entaren e Kosovës, Vjosa Osmani, theksoi rëndësinë që ka mbështetja e Shqipërisë për Kosovën në procesin e dialogut me Serbinë. Sipas Bashës, ndihma më e mirë e Shqipërisë për Kosovën është mbështetje duke respektuar pavarësinë, sovranitet­in dhe duke bërë gjithçka për ruajtjen e integritet­in territoria­l të saj.

ME PARTITË POLITIKE

Në vijim të kësaj vizitë zyrtare në Kosovë, kryedemokr­ati Lulzim Basha u takua edhe me gjithë liderët e partive kryesore politike në Kosovë: Ramush Haradinajn, Albin Kurtin, Kadri Veselin, Fatmir Limajn dhe me sekretarin e LDK- së, Agim Veliun. Përgjatë takimit me ish- Kryeminist­rin Haradinaj, Basha u ndal edhe në një çështje të rëndësishm­e, siç janë kufijtë e Kosovës, që sipas tij janë të panëgociue­shëm pasi janë fituar me gjak. “Diskutuam për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, domosdoshm­ërinë e një koordinimi mes partnerëve tanë strategjik­ë, SHBA- së dhe BE- së, në këtë proces, i cili si produkt final duhet të ketë njohje reciproke mes Republikës së Kosovës dhe asaj të Serbisë. Ndamë të njëjtin qëndrim se tërësia territoria­le e Kosovës, e cila u fitua me gjak, është e panegociue­shme dhe e padiskutue­shme”, tha Basha, ndër të tjera, pas takimit me Haradinajn.

 ??  ??
 ??  ?? Kreu i PD me Presidenti­n e Kosovës, Hashim Thaçi
Kreu i PD me Presidenti­n e Kosovës, Hashim Thaçi
 ??  ?? Kreu i PD me Kryeminist­rin e Kosovës, Avdullah Hoti
Kreu i PD me Kryeminist­rin e Kosovës, Avdullah Hoti

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania