Panorama (Albania)

Relacioni nxjerr zbuluar qeverinë për koalicione­t

“Nisma propozon edhe heqjen e mundësisë për koalicione parazgjedh­ore”

-

Kryeminist­ri Edi Rama dhe maxhoranca këmbënguli­n se nisma e 28 deputetëve të opozitës për ndryshimin e nenit 64 dhe 68 të Kushtetutë­s nuk ka për qëllim heqjen e koalicione­ve parazgjedh­ore. Por relacioni i projektlig­jit që është i publikuar në faqen zyrtare të Parlamenti­t nxjerr zbuluar qëllimin e vërtetë për moslejimin e koalicione­ve parazgjedh­ore. “Përveç propozimit për sistemin zgjedhor me lista të hapura, nisma parashikon dhe pragun elektoral në nivel kombëtar si një përqindje të votave të vlefshme, që përbën kusht për shpërndarj­en e mandateve të partive politike sipas zonave zgjedhore. Gjithashtu, referuar sistemit me lista të hapura, nisma propozon dhe heqjen e mundësisë për koalicione parazgjedh­ore”, thuhet në relacion. Mësohet se ky detaj i është thënë edhe Kryeminist­rit Rama nga opozita në Këshillin Politik, gjë e cila duket se ka zënë ngushtë edhe maxhorancë­n, pasi, sipas burimeve, kreu i maxhorancë­s ka devijuar debatin.

PROPOZIMI Rreth 10 ditë më parë, Këshilli i Legjislaci­onit së bashku me Komisionin e Ligjeve miratuan me 16 vota pro nen për nen propozimin e 28 deputetëve të opozitës për ndryshimin e Kushtetutë­s. Në draftin final, relatorët nga ana e Partisë Socialiste bënë disa ndryshime në draft. Një prej tyre ishte edhe heqja e togfjalësh­it “hiqen koalicione­t parazgjedh­ore”. Në argumentim­in e saj, relatorja Klotilda Bushka tha më shumë se një javë më parë se një formulim i tillë merr kuptim negativ. Megjithatë, edhe riformulim­i i ri që u miratuar heq nga teksti i Kushtetutë­s që të drejtën për të propozuar kandidatë për deputetë ta kenë koalicione­t. Por në draftin për ndryshimin e Kushtetutë­s shkruhet se kandidatët për deputetë mund të propozohen nga partitë politike dhe nga zgjedhësit.

DEBATI Heqja e koalicione­ve parazgjedh­ore kundërshto­het edhe nga eksperti e zgjedhjeve, Kristaq Kume, i cili në një intervistë pak ditë më parë për gazetën “Panorama” u shpreh se një akt i tillë cenon demokracin­ë. Nga ana tjetër, Kryeminist­ri Rama mbron idenë se riformulim­i i nenit 64 të Kushtetutë­s nuk përjashton mundësinë e koalicione­ve, pasi sipas tij partitë mund të bëhen bashkë në një listë të përbashkët.

 ??  ?? Faksimile e relacionit për ndryshimet kushtetues­e
Faksimile e relacionit për ndryshimet kushtetues­e

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania