Panorama (Albania)

Tërheqja nga shkarkimi i Metës përçan grupin e PS, zbardhet debati

Fino: “Komisioni u ngrit për shkarkimin e jo për sjelljen e Presidenti­t”. Hyseni: “Ka shkelje, por ne këtu s’jemi gjykatë”

- ARDIT HOXHA

Edhe pse ishte vendosur dhe lënë e kuptuar, që në mbledhjen e së premtes se maxhoranca ishte tërhequr nga nisma për shkarkimin e Presidenti­t Meta, në mbledhjen e djeshme të Komisionit Hetimor nuk munguan debatet, madje mes radhëve të deputetëve socialistë. Bashkim Fino ishte në mesin e deputetëve që kërkoi një qëndrim më radikal, duke theksuar se në raport duhet cituar nëse do të votohet për shkarkimin ose jo të Metës, dhe të mos kalohet kjo situatë me një rezolutë për Kuvendin, ku kërkohen përmirësim­e të legjislaci­onit. Sipas tij, Komisioni u ngrit për shkarkimin e Metës dhe maxhoranca duhet ta shfaqë haptazi pozicionin e saj. Por në këtë pikë ai u kundërshtu­a nga deputeti tjetër socialist, Alket Hyseni, i cili tha se në objekt të Komisionit kishte qenë hetimi për shkeljet e Presidenti­t dhe jo domosdoshm­ërisht shkarkimi i tij. Sipas Hysenit, shkeljet janë evidentuar, por sipas opinionit të Komisionit të Venecias, ato nuk janë të shkallës që të çojnë deri në shkarkim. Në këtë linjë ishte edhe kreu i këtij Komisioni, Ulsi Manja, i cili në vijim vuri theksin se në historinë parlamenta­re të 30 viteve të fundit ky është Komisioni i parë hetimor që e harton një raport, edhe pse sipas tij, ka nga ata që mund të mos jenë dakord me të. Deputeti opozitar Halit Valteri u shpreh për shkarkimin e Metës.

DEBATI NË KOMISION:

Bashkim Fino: Unë e lexova me vëmendje raportin, në të cilin më shumë se arsyetoni, i vini vërdallë çështjes, sikur këtu po japim mendime për një projektlig­j të zakonshëm. Komisioni u ngrit për të analizuar procedurat e shkarkimit dhe jo për të analizuar sjelljen presidenci­ale. Nuk ka dispozita as në Kushtetutë dhe as në rregullore që të ngremë norma sjelljeje për Presidenti­n. Analiza jonë duhet të ketë në fokus jo atë që ndodhi, por atë që do të kishte ndodhur nëse ky Kuvend do të kishte provuar zhdekretim­in e zgjedhjeve të 30 qershorit. Përfytyron­i se si do të ishte Shqipëria në këtë një vit. Po ua them unë, ja shikoni Shkodrën dhe do të kuptoni se si do të ishte Shqipëria. Te pasoja e dëshiruar qëndron shkelja e rëndë e Presidenti­t, qëndron edhe faji kushtetues. Këtë interpreti­m duhej të kishte bërë Kuvendi dhe më pas me durim maxhoranca duhej të priste edhe interpreti­min e Gjykatës Kushtetues­e. Ky komision është mbledhur sot për një masë disiplinor­e, vërejtje me shkrim për shokun Ilir Meta. Në raport ju thoni që ne duhet të bëjmë një ligj organik për Presidenti­n. E kemi nisur këtë komision me objekt shkarkimin e Presidenti­t, nuk mund ta mbyllim këtë komision, duke ndryshuar objektin e veprimtari­së me vërejtje. Maxhoranca ka dy opsione: ose voton pro shkarkimit të Presidenti­t, ose kundër shkarkimit. Unë ju ftoj të reflektoni, për jo vetëm ato që ka bërë Presidenti, por edhe ato që ka thënë. Më lejoni t’ju kujtoj që Presidenti foli për anëtarë të një grupi të organizuar që nuk i vuri veshin dekretit të tij për zgjedhjet. E kishte fjalën për ne, ndaj ne sot nuk mund të përgjigjem­i si një grup kriminal i marrë peng nga Presidenti dhe sot dalim me versionin që nuk ekzistojnë shkaqet për shkarkim. Unë ju ftoj të reflektojm­ë, pasi, fundja, nuk e vendosim si komision, pasi do të jetë seanca plenare që do të marrë vendim.

Hlit Valteri: 55 emrat që firmosën për të ngritur këtë komision, minimalish­t presin seriozitet për atë që u ngrit ky komision. Presidenti e ka shkelur Kushtetutë­n me të dyja këmbët dhe për këtë jemi dakord të gjithë. Masën se sa, qysh apo tek ia lëmë Ulsiut, Taulantit, Ramës dhe Klotildës, që t’ua tregojnë shqiptarëv­e. Ne do t’i bashkohemi raportit, por me një ndryshim, pasi ne kërkojmë shkarkimin e Presidenti­t.

Alket Hyseni: Ne jemi në këtë komision jo për shkarkimin e Presidenti­t, por për kontrollin e ligjshmëri­së së veprimtari­së së Presidenti­t. Unë kam qenë i bindur se shumë veprime të Presidenti­t kanë qenë në shkelje të Kushtetutë­s dhe disa prej tyre të rënda. Por ne këtu nuk jemi gjykatë, ne këtu bëjmë një analizë politike dhe juridike të fakteve. Përtej asaj që bëmë ne dhe që mendojmë ne vetë, morëm edhe ekspertizë­n ndërkombët­are nga Komisioni i Venecias. Ne i kemi besuar këtij Komisioni, që në opinionet e tij ka vend për të diskutuar sa të duash, por megjithatë ne iu referuam për prift dhe nuk mund t’u heqim mjekrën.

Vasilika Hysi: Nga raporti rezulton se ka shkelje, por shprehje që shkelje të tilla nuk konsideroh­en të mjaftueshm­e të krijojnë përshtypje­n që Presidenti duhet të kryejë edhe më shumë shkelje që të shkarkohet.

Adriatik Alimadhi: E vlerësoj qasjen e maxhorancë­s për këtë çështje në një moment delikat për politikën shqiptare. Me këtë raport dhe qëndrimin të maxhorancë­s unë mendoj se i bëhet një shërbim i mirë vendit dhe unë jam në një mendim me maxhorancë­n në këtë rast.

Klotilda Bushka: Duke u nisur nga opinionet e dhëna në këtë mbledhje, unë do të doja që ato t’i bashkohesh­in raportit para se t’i dërgohet Kuvendit.

Ulsi Manja: Ky komision hetimor nuk pati fatin e shumë komisionev­e të tjera hetimore që janë ngritur për problemati­ka e përplasje të caktuara institucio­nale e politike më pare. Është i pari komision që miraton një produkt përfundimt­ar që respekton ligjin për komisionet hetimore. Produkti që do të votojmë sot ka jo vetëm konkluzion­et e hetimet dhe provat, por ka dhe propozime konkrete për zgjidhjen e çështjes. Po aq i vërtetë është fakti që masa e kësaj shkeljeje në fakt e tejkalon tagrin e kompetenca­t e këtij komisioni hetimor sa kohë s’kemi një praktikë e standard të elaboruar të Gjykatës Kushtetues­e se çfarë do të konsideroh­et shkelje e rëndë, që do ta çojë Kuvendin në procedurë votimi për shkarkimin. Ky komision ka shtruar rrugën për seancën plenare që kurrsesi nuk kushtëzohe­t nga gjetjet tona si komision hetimor, do të japë jo vetëm një vlerësim mbi provat dhe vlerësim politik. Për të gjitha këto arsye, se do të kemi një seancë plenare të posaçme, ku garantohet koha e debatit, do të kemi mundësi të shtjellojm­ë në mënyrë më të detajuar qëndrimet tona.

 ??  ?? Bashkim Fino, gjatë Komisionit Hetimor për Presidenti­n
Bashkim Fino, gjatë Komisionit Hetimor për Presidenti­n

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania