Panorama (Albania)

Ligjet rrëzojnë Metën për gjobat ndaj medias në kohë pandemie

-

Në Komisionin e Ligjeve dje është rrëzuar dekreti i Presidenti­t Meta, që ktheu për rishqyrtim në Kuvend kalimin në ligj të aktit normativ “Për disa ndryshime dhe shtesa në aktin normativ nr. 3, datë 15.3.2020, të Këshillit të Ministrave, ‘ Për marrjen e masave të veçanta administra­tive gjatë kohëzgjatj­es së periudhës së infeksioni­t të shkaktuar nga COVID- 19’, të ndryshuar”. Përfaqësue­si i Presidenti­t në komision, Bledar Dervishaj, parashtroi arsyet se pse u kthye për rishqyrtim në Kuvend akti normativ, duke u ndalur në mënyrë të veçantë në papajtuesh­mërinë për vendosjen e masave administra­tive ndëshkuese në raste mosrespekt­imi të protokolle­ve nga media. Sipas Dervishajt, me këto ndryshime mund të kemi të bëjmë me shkelje të lirisë se medias dhe lirisë së shprehjes. “Duke vlerësuar paraprakis­ht rolin thelbësor të medias përgjatë kësaj periudhe kur shtimi i hapësirave informuese dhe ndërgjegjë­suese të qytetarëve është domosdoshm­ëri, ashtu si dhe angazhimin e treguar prej tyre për dedikimin e hapësirës mediatike për këtë qëllim, në krahasim me sanksionet e vendosura, rezulton se Këshilli i Ministrave me miratimin e aktit normativ, nuk ka arritur të parashikoj­ë në mënyrë të balancuar nevojën publike për këtë normë të re në raport me sanksionin e vendosur”, tha Dervishaj. Ndërsa zv. ministrja e Shëndetësi­së dhe deputetët e PS- së në komision theksuan se në këtë pikë është me më shumë rëndësi e drejta e jetës, e cila sipas tyre, bashkë me të drejtën për shëndet prevalojnë mbi çdo të drejtë tjetër njerëzore.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania