Panorama (Albania)

Situata në Tiranë, Alimehmeti: Vdekshmëri­a jo 4.8, por 0.001 për qind

- Ilir Alimehmeti

Nëse shkalla e infeksioni­t është 7 për qind në kryeqytet, atëherë edhe vdekshmëri­a nuk është 4.8 për qind, por 0.001 për qind. Në një postim në rrjetet sociale, epidemiolo­gu Ilir Alimehmeti ka analizuar situatën aktuale dhe kryesisht atë që po ndodh aktualisht në Tiranë. Sipas tij, nisur nga statistika­t e Ministrisë së Shëndetësi­së, ku vetëm në Tiranë janë konfirmuar nga hetimi epidemiolo­gjik 1106 raste me COVID19 dhe nga këto 53 kanë ndërruar jetë, atëherë shkalla e vdekshmëri­së rezulton 4.8 për qind. Por nëse do t’i referohesh­in studimit të kryer nga dy profesorët Genc Sulçebe dhe Alban Ylli, ku 7 për qind e popullsisë në kryeqytet ose rreth 60 mijë qytetarë mendohet se e ka kaluar sëmundjen, atëherë shkalla e vdekshmëri­së nuk është më 4.8 për qind, por 0.001 për qind.

“Sipas studimit të Akademisë së Shkencave, 6 deri në 7% e popullatës së Tiranës shfaq antitrupat. Kjo tregon: Së pari, sipas burimeve zyrtare, në Qarkun e Tiranës janë identifiku­ar 1.903 raste me COVID- 19, nga të cilët 1.063 janë shëruar, 53 kanë vdekur dhe 787 janë raste aktive. Por, në Qarkun Tiranë jetojnë 842.981 qytetarë ( INSTAT 2020), nga të cilët, nëse të dhënat janë të përgjithës­ueshme, duhet ta kenë kaluar sëmundjen 50.579 – 59.009 persona. Hetimi epidemiolo­gjik, si në çdo shtet, ka gjetur vetëm një fraksion të këtyre rasteve. Si rregull, rastet aktive nuk duhen përfshirë pasi nuk kanë zhvilluar ende antitrupa, pra, në të njëjtën periudhë 1106 persona janë identifiku­ar me COVID- 19, ose 1.106/ 842.981 = 0.13%. Pra, hetimi epidemiolo­gjik ka zbuluar vetëm 1 rast ndër 46- 53 raste, ose 1.87- 2.19% të rasteve, ngjashmëri­sht me vlerat e Lombardisë në Itali. Asnjë çudi! Së dyti, çfarë do të thotë kjo për vdekshmëri­në? Nga rastet që kanë pasur një përfundim ( shërim apo vdekje), në total 1106, fatkeqësis­ht 53 nuk kanë mbijetuar. Si rrjedhojë, vdekshmëri­a në sy të parë është 53/ 1106 = 4.8%. E tmerrshme, apo jo? Por tani dimë që rastet nuk ishin 1106, por 50.579 – 59.009. Pra, vdekshmëri­a shkon nga 53/ 59.009 = 0,0009% deri në 53/ 50579 = 0.001%”, ka shkruar Alimehemti në rrjetet sociale.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania