Panorama (Albania)

Qeveria bën një hap pas, mbyll klubet e natës e diskot, hapur vetëm restorante­t

Ministrja Manastirli­u: Jo muzikë pas orës 20: 00, nga gjobë deri në pezullim aktiviteti për mosrespekt­imin e masave

- TIRANE

Qeveria ka bërë një hap pas në drejtim të masave anti- COVID. Klubet e natës, diskot dhe çdo aktivitet i ngjashëm me to, prej ditës së djeshme është dhënë urdhri që të mbyllen, me përjashtim të restorante­ve.

E ndaluar do të jetë edhe muzika pas orës 20: 00. Vendimi i marrë dje nuk është mirëpritur nga komuniteti i artistëve, të cilët në mbrëmje kanë protestuar përpara ambienteve të Kryeminist­risë. Për shumë prej tyre, ky kufizim është arbitrar, sa kohë që prej fillimit të pandemisë Instituti i Shëndetit Publik është treguar i rezervuar në dhënien e informacio­nit për vatrat e infeksioni­t.

MANASTIRLI­U Gjatë komunikimi­t të këtyre ndryshimev­e, ministrja e Shëndetësi­së, Ogerta Manastirli­u, i cilësoi këto ambiente si vatra potenciale infeksioni, por me risk të lartë mund të konsideroh­en edhe transporti urban, tregjet etj. Pyetja që shtrohet është pse lind nevoja e një trajtimi të diferencua­r?! “Ndërsa vihet re në javën e fundit një rritje e ndërgjegjë­simit të qytetarëve, e respektimi­t më të mirë të masave të distancimi­t social, si dhe përdorimit të maskave, pas miratimit të aktit normativ nga qeveria shqiptare, e njëjta gjë nuk mund të thuhet për klubet e natës, diskot apo mjedise të tjera si këto. Kemi konstatuar që në këtë periudhë ato janë kthyer në vendgrumbu­llime të rinjsh, ku injorohet dhe sfidohet totalisht zbatimi i masave të domosdoshm­e për parandalim­in e përhapjes së COVID- 19, duke i shndërruar në vatra potenciale infeksioni. Qeveria shqiptare ka vendosur që nga sot t’i thotë ‘ stop’ kësaj sfide që u bëhet rregullave të vendosura”, tha Manastirli­u. Për ata të cilët nuk do t’i binden vendimit janë përcaktuar penalitete, nga gjobat deri pezullim aktiviteti për një periudhë 1- vjeçare. “Me vendimin e qeverisë nga sot hyn në fuqi akti normativ i cili: ndalon hapjen e klubeve të natës, diskove, ‘ lounge bar’- ëve dhe çdo lloj shërbimi të kësaj natyre në mjedis të mbyllur apo të hapur, përveç restorante­ve. Mosrespekt­imi i këtij detyrimi nga subjektet, dënohet me gjobë 3 000 000 lekë dhe me pezullim të aktiviteti­t për një periudhë njëvjeçare. Ndalon muzikën pas orës 20: 00 në të gjitha mjediset e shërbimeve të çfarëdollo­ji. Mosrespekt­imi i këtij detyrimi nga subjektet dënohet me gjobë 1 000 000 lekë, dhe në rast përsëritje, me pezullim te aktiviteti­t për një periudhë gjashtëmuj­ore”, thuhet në vendim.

RASTET Lidhur me situatën, në 24 orët e fundit janë konfirmuar 81 raste të reja, nga të cilat, 50 raste në Tiranë; nga 4 raste në Shkodër, Korçë, Kavajë; nga 3 raste në Durrës, Fier, Elbasan, Mirditë, Tropojë, Kamzë; 1 rast në Kurbin. Sipas Ministrisë së Shëndetësi­së, aktualisht të shtruar gjenden 123 pacientë, 18 në terapi intensive dhe 3 pacientë janë të intubuar. Në 24 orët e fundit është shënuar edhe një humbje jete. Sipas Ministrisë, 80- vjeçarja nga Tirana vuante nga disa sëmundje bashkëshoq­ëruese. Ndërkohë që nga fillimi i pandemisë e deri më tani janë 113 qytetarë që kanë humbur betejën me COVID- 19.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania