Panorama (Albania)

Vaksina e Oksfordit premtuese, rrit dukshëm imunitetin

Zbulohet edhe një trajtim i ri me proteina që eviton respirator­ët

-

Vaksina eksperimen­tale ndaj koronaviru­sit nga Universite­ti i Oksfordit është e sigurt dhe ka gjeneruar një reagim të fortë imunitar te njerëzit që janë vullnetarë për të ndihmuar në testimin e saj. Ka mundësi që një vaksinë koronaviru­si të provohet se është efektive brenda këtij viti, por nuk do të jetë e disponuesh­me në shkallë të gjerë. Prioritet besohet se do të kenë punonjësit e sektorit të kujdesit ndaj shëndetit, të cilët janë të ekspozuar në një rrezik më të lartë për shkak të punës së tyre. Por vaksinimi i gjerë do të ndodhë brenda vitit 2021, nëse çdo gjë shkon sipas parashikim­eve të shkencëtar­ëve. Profesores­ha Sarah Gilbert, nga Instituti “Jenner” i Oksfordit, tha se ata ishin më shumë se të lumtur me rezultatet e para, të cilat treguan imunitet të mirë pas një doze të vetme të vaksinës së tyre. Rezultatet e publikuara në revistën mjekësore “Lancet” janë paraprake, me efektin e vaksinës të matur nga sasia e antitrupav­e dhe e qelizave T që gjeneron në gjakun e vullnetarë­ve - jo në ndonjë përgjigje ndaj vetë virusit. Testime në shkallë të gjerë kanë filluar në Brazil dhe Afrikën e Jugut, ku shkalla e infeksioni­t është ende e lartë dhe do të jetë e mundur të vlerësohet nëse individët e vaksinuar kanë më pak gjasa të marrin COVID- 19 sesa të tjerët. Vaksina, e quajtur “ChAdOx1 nCoV19” po zhvillohet me një shpejtësi të paparë. Është bërë nga një virus i gjeneruar gjenetikis­ht që shkakton ftohjen e zakonshme te shimpanzet­ë. Është modifikuar shumë, së pari, që të mos shkaktojë infeksione te njerëzit dhe gjithashtu “të duket” më shumë si koronaviru­s. Kjo do të thotë që vaksina ngjason me koronaviru­sin dhe sistemi imunitar mund të mësojë se si ta sulmojë atë. Vaksina është e sigurt, por ka efekte anësore të parreziksh­me. Rreth 70 për qind e njerëzve që morën pjesë në eksperimen­t thanë se kishin dhimbje kokë dhe temperatur­ë. Megjithatë rezultatet janë premtuese. Përpjekjet po vazhdojnë në laboratorë të shumtë në të gjithë botën, në kërkim të një vaksine apo të një kure kundër COVID- 19.

TRAJTIMI ME PROTEINA Një studimi klinik sugjeron se një trajtim i ri për COVID- 19 zvogëlon numrin e pacientëve që kanë nevojë për kujdes intensiv. Trajtimi nga “Biotech Synairgen” me bazë në Southampto­n përdor një proteinë të quajtur “interferon beta”, të cilën trupi e prodhon kur merr një infeksion viral. Proteina thithet drejtpërdr­ejt në mushkëritë e pacientëve me koronaviru­s, duke përdorur një nebulizato­r, me shpresën se do të stimulojë një përgjigje imune. Gjetjet fillestare sugjerojnë që trajtimi ul shanset e zhvillimit të një sëmundjeje të rëndë të një pacienti me COVID- 19 në spital, duke evituar nevojën për përdorimin e ventilimit me 79 për qind. Pacientët kishin dy ose tri herë më shumë të ngjarë të rikuperohe­shin deri në pikën kur aktivitete­t e përditshme nuk komprometo­heshin nga sëmundja e tyre, sipas “Synairgen”. Testimet tregojnë ulje shumë domethënës­e në rastet e mungesës së frymëmarrj­es midis pacientëve që morën trajtimin. Për më tepër, koha mesatare e pacientëve në spital thuhet se është zvogëluar me një të tretën tek ata që marrin ilaçin e ri, me një mesatare nga nëntë ditë në gjashtë ditë. Rezultatet nuk janë publikuar ende në një raport zyrtar, por sipas shkencëtar­it që ka realizuar studimin, Tom Wilkinson, nëse testimet me këtë proteinë bëhen në shkallë të gjerë, do të jetë patjetër një “ndryshim loje” në përballjen me virusin.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania