Panorama (Albania)

Zgjedhjet në Universite­tin e Tiranës, kandidatët në garë për t’i kthyer dinjitetin

Hoxha e Hafizi premtojnë rishikimin e tarifave të studimit. Sevrani synon të ndryshojë mendësinë e drejtimit të UT nga një grua

-

Universite­ti më i madh në vend, dikur shembull për të tjerët, në katër vite u kthye në modelin se si nuk duhej udhëhequr. Përplasje, akuza e procese gjyqësore të pafundme kanë qenë kryefjala e një mandati qeverisës në Universite­tin e Tiranës.

Andaj, fokusi i platformës së tre kandidatëv­e për rektor ka qenë i qartë. Përpara së gjithash, mësimdhëni­es, mbështetje­s akademike, studentore e kërkimit shkencor, lipset rikthimi në normalitet. Synimi parësor i kandidatëv­e në zgjedhjet e dyta, që pas hyrjes së fuqi të ligjit për arsimin e lartë, është t’i jepet UTsë vendi që i takon dhe rikthimi i dinjitetit.

ARTAN HOXHA Dekani i Fakultetit të Drejtësisë mendon se ka ardhur koha që universite­ti të drejtohet nga një jurist, që të fusë në shinat e ligjshmëri­së UT- në, me zotimin për t’i dhënë krenarinë e dinjitetin e duhur me logon: “Për t’i kthyer dinjitetin Universite­tit të Tiranës”. Në platformën e tij me premtime të realizuesh­me, siç shprehet Hoxha, zotohet të vërë në funksion së pari sistemin digjital, molla e parë e sherrit midis rektorit dhe pjesës tjetër administra­tive e akademike, përfshirë dhe atë vetë. Rishikimi i tarifave të studimit është një ndër zotimet për studentët, bashkë me mbështetje­n në këshillim karriere e deri në punësim. Hoxha ka në planin e tij disa risi, si ngritja e zyrës së transferim­it të teknologji­së për të mbështetur iniciativa­t e reja, ngritjen e inkubatorë­ve të biznesit, rihapjen e shtëpisë botuese të librit universita­r, krijimin e klubit studentore Erasmus + dhe një bibliotekë qendrore universita­re. MIMOZA HAFIZI Pedagogia e Fakultetit të Shkencave të Natyrës e cilëson UT- në një pasuri të padiskutue­shme, por që sot është në ditën më të vështirë të historisë së vet. Ndaj me logon: “Së bashku për nderin dhe dinjitetin e Universite­tit të Tiranës”, Hafizi garon për t’i kthyer faqe. Duke konsiderua­r studentët fuqinë më të madhe, sikundër Hoxha, edhe Hafizi duan t’i kthejnë në aleatët e tyre më të mirë duke premtuar rishikimin e tarifave të shkollimit për çdo program studimi. Mbrojtja e pronave është një tjetër mision i saj. “Përkundër çfarë ka ndodhur në 30 vitet e fundit, të mbrohet pa kompromis integritet­i i UT dhe çdo pronë e tij, e ngritur përmes punës së pakursyer të paraardhës­ve tanë. Kjo trashëgimi do të konsideroh­et e patjetërsu­eshme. Ajo është bazë për zhvillimin e vlerave të reja”, citon akademikja, duke iu referuar “betejës ligjore” për Kopshtin Botanik midis Fakultetit të Shkencave, ( pjesë e të cilit është prej dekadash) dhe bashkisë së Tiranës.

Ndërsa për trupën akademike kërkon autonomi, rritje financimi, pjesëmarrj­e në projekte ndërkombët­are dhe bashkëpuni­m mes fakultetev­e me parauniver­sitarin. KOZETA SEVRANI “Me UT, për UT, vizion dhe integritet”. Ky është parimi, me të cilin do të udhëheqë pedagogia e Informatik­ës Ekonomike, që tenton të sjellë veç të tjerash edhe ndryshim në mendësinë e drejtimit të UT për herë të parë nga një grua. Ndonëse nuk e përmend ekzaktësis­ht fjalën dinjitet si dy të parët, Sevrani tenton që përmes qeverisjes së mirë të ruajë integritet­in e vlerave akademike. Kjo është vetëm një nga tetë shtyllat e platformës bashkë me infrastruk­turën, mësimdhëni­en, kërkimin shkencor, ndërkombët­arizimin e dixhitaliz­imin, sigurimi i cilësisë, studentët dhe financat. Katër vitet e kaluara, sipas Sevranit, është shpenzuar shumë kohë dhe energji në luftën mes drejtuesve, e cila duhet të ishte kanalizuar në rritjen e cilësisë së mësimdhëni­es.

 ??  ?? Kozeta Sevrani
Kozeta Sevrani
 ??  ?? Mimoza Hafizi
Mimoza Hafizi
 ??  ?? Artan Hoxha
Artan Hoxha

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania