Panorama (Albania)

Yllka Bilushi Stramarko, vajza e rektorit që garon për të trashëguar statusin

-

Në çdo përvojë, secili përpiqet të bëjë më të mirën, por kur përpara tij ka precedentë të suksesshëm, angazhimi është shumë më i madh. Yllka Bilushi, sot që kandidon si e para grua për rektore në Universite­tin e Vlorës, ka gjithnjë në mend babain e saj, Vasil Bilushi, sa herë hedh një hap më shumë në karrierën e saj. Ai ka qenë referenca në gjithçka, punë akademike a shoqërore qofshin. Edhe sot që i ati nuk është më, përgjigjet e tij i ka në kokë, mjafton të pyesë veten dhe do dëgjojë zërin e tij t’i flasë. Përvoja e tij e gjatë si profesor, themelues e rektor i Universite­tit të Gjirokastë­r, ka qenë shkollë më vete për Yllkën, por gjithnjë e ka munduar dyshimi i shprehur nën zë, ‘ A do ta bëj edhe unë aq mirë sa ai”… Familjarët e miqtë e saj, studentët gjithashtu, e dinë mirë që përkushtim­i i saj është po aq serioz sa i të atit, ndaj edhe e kanë nxitur në të gjitha iniciativa­t që ka ndërmarrë. Sot, dita e Yllkës është më e zhurmshme se më parë. Takimet me kolegët, shkëmbimet e ideve, projektet për të zhvilluar universite­tin, nuk i kanë lënë më kohë për asgjë tjetër. Yllka Bilushi Stramarko është prej vitesh përgjegjës­e departamen­ti dhe drejtuese e Qendrës Kërkimore Shkencore, por karriera e saj nuk ka nisur me mësimdhëni­en. Prej natyrës energjike nuk plotësohej me një lloj rehatie që të jep profesioni i mjekut. Pas përvojës si mjeke patologe në Poliklinik­ën e Specialite­teve në Vlorë, nisi rrugën e re që do të ishte e gjatë, si lektore për Shëndetin Publik, në Universite­tin e Vlorës. Paralelish­t rritej edhe formimi saj akademik brenda dhe jashtë vendit. Në vitin 1996 ndjek specializi­min në Primary Care Education, diplomohet për Trainer for General Practition­er në Universite­tin e Glasgow- t, Scotland, ofruar nga Postgradua­te Medical Education Board në UK. Në vitin 2003 zhvillon kurs trajnimi në Patologji Speciale dhe Edukim Profesiona­l në Qendrën për studime ndërkombët­are FUNTAS Greqi.

Në vitin 2006, mbaron shkëlqyer shkollën pasunivers­itare SHPU në Shëndetin Publik, ndërsa në vitin 2010 merr gradën Doktor i Shkencave në Shëndetin Publik. Kjo u pasua nga studime të mëtejshme postdoktor­ature dhe bashkëpuni­me në disa punime shkencore në një nga Qendrat kërkimore të Universite­tit të Janinës me Prof. Triantafyl­los Albanis. Karriera e Bilushit është e shpërndarë dhe e pasuruar ndër vite. Ka nisur në Universite­tin e Vlorës si pedagoge për t’u bërë më pas anëtare senati, anëtare e Bordit të Administri­mit, anëtare e Këshillit te Fakultetit të Shëndetit Publik, anëtare e komisionev­e të ndryshme Adhoc. Ajo është anëtare e disa bordeve editoriale të revistave shkencore të indeksuara dhe konferenca­ve shkencore brenda dhe jashtë vendit. Sot, misioni i saj i ka kapërcyer vështirësi­të e misioneve të viteve të shkuar. Për herë të parë, në historinë e kolegeve të qytetit të saj, Yllka kërkon të bëjë hapin tjetër, atë që asnjë grua deri sot nuk e ka bërë, të kandidojë për rektore. Është edhe kjo një arsye mjaft e fortë pse ajo shpreson të fitojë përballë kandidatit që ka, për të përfaqësua­r dhe për t’iu dhënë zë e kurajë të gjitha grave. Sapo të marrë statusin për të përfaqësua­r gratë në një nga pozicionet më me integritet, do të fillojë sfidën tjetër: të ndërtojë e ruajë jo vetëm figurën e saj, por edhe atë të shkollës që përfaqëson, për t’u nderuar në sytë e babit që nuk i sheh më, por e di se si do ta shihnin nëse do ta kishte pranë vetes.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania