Panorama (Albania)

Rrëmbeu mësuesen pasi e refuzoi, OFL: Deklaro pasurinë

Vjedhje dhe rrëmbim personi, kush janë katër kuksianët

- Redjan Rraja

Operacioni Forca e Ligjit u ka dërguar formularin e vetëdeklar­imit të pasurisë 4 qytetarëve me banim në Kukës, të dënuar për vjedhje me armë dhe rrëmbim ose mbajtja peng e personit.

Në kuadër të zbatimit të Ligjit Special për masat pasurore ndaj individëve të dënuar apo akuzuar për krim të organizuar apo krime të rënda, OFL- ja u ka nisur kërkesat me shkrim për vetëdeklar­imin e burimeve të pasurisë, shtetasve: Xhevahir Aliaj, banues në Kukës, i dënuar për veprën penale “Vjedhja me armë”; Blendi Axhami, banues në Kukës, i dënuar për veprën penale “Vjedhja me armë”; Zaim Vata, banues në Kukës, i dënuar për veprën penale “Vjedhja me dhunë”; Bledar

Halilaj, banues në Kukës, i dënuar për veprën penale “Rrëmbimi ose mbajtja peng e personit”. Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh të gjitha pyetjeve të OFL- së, dhe më pas përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK- ut për veprime të mëtejshme.

RRËMBIMI MË 14 NËNTOR 2012 Refuzimi i një vajze për t’u martuar me Bledar Halilajn e ka shtyrë këtë të fundit, që në bashkëpuni­m me dy miqtë e tij, ta marrë peng atë për ta bindur që të kalonin jetën së bashku. Ngjarja ndodhi mëngjesin e datës 14.11.2012, kur Bledar Halilaj, në bashkëpuni­m me shokët e tij, Sajmir Kolgjinin dhe Vullnet Spahinë, me furgonin tip “Ford” në pronësi të Vullnet Spahisë, i cili drejtohej prej tij, në rrugën e fshatit Osmanaj i janë afruar nga afër vajzës me inicialet S. C., dhe nëpërmjet forcës e kanë hipur në furgon, dhe me shpejtësi janë larguar që aty. Në furgon vajzën e kanë vënë me forcë në pjesën e pasme të tij. Që në momentin e rrëmbimit vajza ka kundërshtu­ar me forcë, ka bërtitur, por rrëmbyesit e kanë goditur me shpulla e grushte që të mos bënte asnjë veprim. Vajza kishte dalë në rrugë nga shtëpia, në pritje të furgonit që e transporto­nte për në shkollë, në fshatin Kolesjan, atje ku ajo punonte si mësuese. Në furgon gjatë rrugës Bledari e kërcënonte vajzën për përgjigjen negative që ajo i kishte kthyer kërkesës së tij për t’u martuar dhe kaq mjaftoi që vajza të kuptonte se kush ishin rrëmbyesit. Përveç Bledarit, shokët e tjerë kishin mbuluar fytyrat, për të mos u njohur nga vajza, ndërsa furgoni ishte i pajisur me perde. Rrugës në fugon, vajza S. C. i tha Bledarit dhe të tjerëve se vdiste dhe me Bledarin nuk martohej. Ndërkohë, Halilaj është larguar drejt një zone të pyllëzuar bashkë me vajzën, ndërsa shokët e tij e braktisën. 37- vjeçari tentoi edhe të kryente marrëdhëni­e seksuale me të nëpërmjet dhunës, por nuk ia arriti qëllimit.

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania