Panorama (Albania)

I shpërthejn­ë makinën, pronari: S’kam konflikte

Ngjarja ndodhi mëngjesin e djeshëm në Lagjen Numër 4, në Durrës

-

Një shpërthim ka ndodhur orët e para të mëngjesit të së hënës në Durrës, pranë një automjeti të parkuar në rrugën “Skënderbe”, në Lagjen Nr. 4, përbri zyrave të Partisë Demokratik­e. Sipas Policisë, automjeti tip “Renault”, me targa “AA 301 ZZ”, në pronësi të shtetasit A. Cumani, ka shpërthyer duke pësuar dëmtime të lehta në pjesën e përparme të tij. Si pasojë e shpërthimi­t të lëndës plasëse ( artizanale) ka pësuar dëme edhe një mjet tjetër tip “Ford” i parkuar pranë, në pronësi të një ekonomiste­je.

NGJARJA

Mësohet se shpërthimi është dëgjuar rreth orës 03: 00 të mëngjesit nga banorët e Lagjes 4, në qendër të qytetit bregdetar. “Më datë 20.07.2020, rreth orës 03: 00, në Lagjen Nr. 4, Durrës, është tentuar të dëmtohet me lëndë djegëse mjeti tip ‘ Reno’ në pronësi të shtetasit A. C., e për pasojë ka pasur dëme të vogla materiale në mjetet tip ‘ Reno’ dhe ‘ Ford’. Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarj­e dhe po punohet për zbardhjen e ngjarjes, identifiki­min dhe kapjen e autorit”, deklaroi Policia Lokale menjëherë pas ngjarjes. Grupi hetimor po punon me intensitet për të zbardhur këtë ngjarje, ndërsa ekspertët kanë pamjet e kamerave të sigurisë të një biznesi përballë, të cilat kanë fiksuar autorin, teksa përshkonte rrugën me biçikletë dhe hedh lëndën plasëse pranë dy makinave të parkuara njëra pas tjetrës.

KAMERAT

“Kamera e sigurisë së një biznesi në rrugën “Ramazan Jella” kanë arritur të fiksojnë sekuenca, që do të na ndihmojnë shumë për të identifiku­ar autorin. Nga ç’duket nga pamjet e sekuestrua­ra tashmë nga ana jonë, është një djalë i ri me kapele në kokë, që lëvizte me biçikletë. Në ecje e sipër, ai është filmuar duke hedhur lëndën plasëse poshtë makinës.

Shpresojmë që me anë të këtyre sekuencave filmike të arrijmë në identifiki­min e autorit”, tha për gazetën “Panorama” një burim nga grupi i hetimit. Policia thotë se po analizon pamjet filmike të siguruara për të bërë të mundur identifiki­min e autorit dhe për të hedhur dritë mbi ngjarjen, ndërsa paralel janë marrë në pyetje edhe dy shoferët e makinave të parkuara, të cilat pësuan dëme të lehta materiale, mjeti tip “Renault” në pronësi të shtetasit A. Cumani dhe mjeti tjetër tip “Ford” në pronësi të një ekonomiste­je, për të zbuluar nëse kanë ndonjë konflikt. Mësohet se asnjë prej dy pronarëve të makinave të dëmtuara nuk ka pranuar të kenë pasur konflikt të hapur, madje para oficerit të Policisë janë shfaqur të habitur për ngjarjen dhe kanë shprehur kuriozitet të dinin arsyen e saj. Sakaq, vijon hetimi për zbardhjen e shkaqeve të kësaj ngjarjeje.

 ??  ?? Vendi ku ndodhi shpërthimi i makinës
Vendi ku ndodhi shpërthimi i makinës
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania