Panorama (Albania)

Titulli i 25- të, ja si triumfoi Tirana në Superiore

Merkatoja, derbi i parë, Kukësi, pandemia pika kulminante

- OLSI AVDIAJ

Tirana e ka merituar titullin e 25- të, sepse ka bërë një nga kampionate­t më të çmendura të saj.

Nuk ka grumbullua­r 84 pikë si në 2004- ën e largët, por ndryshe nga Tirana e kohës së Devi Mukës, që arratisjen e bënte që në fillim të kampionati­t, kjo Tiranë ia doli të përmbyste një kampionat që në një moment e shihte në zonën e "play out"- it. Veç analizës së gjatë të bërë nga "Panorama Sport", për të gjithë lojtarët, katër janë momentet më të rëndësishm­e të këtij sezoni futbollist­ik.

Merkatoja - Ka qenë një verë e madhe për bardheblut­ë ajo e 2019- ës. Ardian Mema, Refik Halili dhe Arbi Laçi kthyen përmbys tregun dhe bënë skuadrën. Që në korrik u ndërtua një ekip fitues, me lojtarë shumë të mirë: Batha, Osmani, Kale, Torasa, Vangjeli e ndonjë tjetër. Më pas, faza përgatitor­e në Ohër, që kompletoi ekipin falë punës së trajnerëve të skuadrës.

Derbi - Entuziazmi i skuadrës së fortë dhe pretendent­e u shua shpejt. Edhe pse në krye, Tirana para derbit të dytë me Partizanin kishte humbur sfidën e parë me të kuqtë, me Kukësin dy herë dhe ishte në zonën e "play out"- it. Halili shkarkon Ardian Memën dhe benjaminin Julian Ahmataj. Para derbit të dytë, Tirana është pa trajner dhe drejtuesit i luten Emanuel Egbosë. Është dhjetor dhe trajneri i portierëve pranon. Bashkon për 90 minuta ekipin dhe në natën e parë të "Air Albania"- s fiton derbin. Nga ajo ditë, Tirana nis udhëtimin e saj drejt një serie të parezistue­shme fitoresh që ndalet vetëm pas pandemisë me një humbje në Durrës.

Kukësi - Edhe pse Tirana mori marshet e larta drejt udhëtimit të titullit, për të qenë krye, duhet të kalonte nga një sfidë direkte me Kukësin. Ajo skuadër që fitonte, fundoste tjetrën. Dhe Tirana ia doli me Bathën e Torasën që në sfidën me vendin e parë të merrte kreun, duke mundur verilindor­ët 2- 1. Goditje e madhe e bardhebluv­e që pas asaj dite nisën sundimin në krye të Superiores. Sundim që nuk e lëshuan derisa skuadra u shpall matematiki­sht kampione e Shqipërisë.

Pandemia - Edhe pse fitoi, Tirana bëri atë që nuk e bënë skuadrat e tjera. U stërvit fshehtas mes COVID- it. Lojtarët nuk e lanë përgatitje­n dhe me rinisjen e kampionati­t, skuadra marshonte me 100 në orë. Një udhëtim i jashtëzako­nshëm, që u kurorëzua të dielën në mbrëmje nga Vllaznia e madhe, që me fitoren ndaj Kukësit, në një farë mënyre, lau edhe rënien nga kategoria të bardhebluv­e tri vite më parë...

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania