Panorama (Albania)

“Shpërblim për titullin, i lumtur që trofeu mbeti në Tiranë”

-

Kryetari i Bashkisë, Erion Veliaj, premtoi se Tirana do të shpërblehe­t nga bashkia e kryeqyteti­t për titullin e 25- të kampion të Shqipërisë, i cili u sigurua matematiki­sht të dielën pas humbjes së Kukësit me Vllazninë 1- 0. Në një mesazh të shpërndarë në rrjetin social "Facebook", kryebashki­aku Veliaj uroi fillimisht klubin bardheblu për suksesin madhor, ndërsa shtoi se Këshilli Bashkiak i Tiranës do të miratojë të martën shpërndarj­en e shpërblimi­t për skuadrën. "Është një superlajm që trofeu i Kampionati­t qëndron në Tiranë. Është dyfish më bukur kur e ngre këtë titull për 100- vjetorin e kryeqyteti­t e klubit bashkë! Por siç e do zakoni, urimet nuk bëhen duarbosh, ndaj nesër ( sot) në Këshillin Bashkiak, bashkë me urimin, dhe shpërblimi për kampionët", shkruante dje Erjon Veliaj. Presidenti e Tiranës, Refik Halili, u shpreh të dielën pas sigurimit të titullit kampion se ka biseduar me zyrtarë të Bashkisë së Tiranës që t'i ofrohet klubit bardheblu shpërblim për titullin kampion.

Shpenzimet dhe fitimet - Një milion euro është buxheti vjetor i skuadrës bardheblu. Skuadra ka 75 mijë euro rroga në muaj, ndërsa pjesa tjetër janë shpenzime të ndryshme për të mbajtur ekipin. Skuadra këtë sezon ka shpenzuar rreth 250 mijë euro vetëm shpërblime, që janë ndarë nga presidenca për ndeshjet e Kategorisë Superiore, duke paguar gjithashtu edhe tre trajnerë, Memën, Ahmatajn dhe Egbonë. Bardheblut­ë janë kampionët e Shqipërisë. Gjatë gjithë sezonit ata janë munduar që të minimizojn­ë problemet me borxhet e vjetra të klubit, duke paguar shuma të mëdha për të qenë në rregull me licencimet.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania