Panorama (Albania)

Anulohet "Topi artë", revoltohen te Bajerni

Levandovsk­i ishte kandidati kryesor për të fituar trofeun

-

"Topi i Artë" për lojtarin më të mirë në botë, që nuk do të jepet në këtë sezon. Është hera e parë që një event i tillë anulohet. "Ballon d'Or" do të pushojë për herë të parë që pas vitit 1956", shkruan e përditshmj­a franceze "Franc Football". Shkak është bërë situata jo normale që po kalon bota nga virusi "COVID19". Një lajm i tillë ka revoltuar jo pak tifozët në mbarë botën, të cilët në këtë vit nuk do të kenë mundësi të shohin lojtarët e tyre të preferuar të fitojnë çmimin më të rëndësishë­m në karrierë. Bajerni i Mynihut duket se është skuadra më e prekur nga ky mendim. Të paktën kështu mendojnë tifozët bavarezë, të cilët shihnin si favorit kryesor Robert Levandvosk­in. Polaku, i cili u shpall golashënue­s në Bundesligë me 34 gola në 34 javë, fitoi gjithashtu Kupën e Gjermanisë. Ndërkohë në Champions, kampionët e Gjermanisë shihen si skuadra favorite për të fituar titullin. Kjo ka sjellë një rebelim të tifozëve në rrjetet sociale të cilët e kanë quajtur një trup këtë vendim të "Franc Football". Kjo pasi ata do të ishin të detyruar që në fund të sezonit, duke parë ecurinë e sulmuesit të tyre, t'i jepnin atij çmimin. Edhe pse kjo në pamje të parë duket disi absurde, pasi në garë për "Topin e Artë" janë edhe lojtarë si Lionel Mesi, Kristiano Ronaldo apo Karim Benzema. Të tre ende në garë për të fituar Champions- in.

MESI MBRETI Edhe pse një sezon për t'u harruar ai në La Liga për Lionel Mesin, argjentina­si është lojtari që ka fituar më shumë herë këtë trofe. Plot gjashtë herë "Franc Football" ka votuar për yllin e Barçës si lojtarin më të mirë në planet. Pas tij vjen Kristiano Ronaldo me 5 "Topa të Artë". Kujtojmë që prej më shumë se një dekade ky trofe ka qenë një garë e fortë midis portugezit dhe argjentina­sit. Sulmuesi i Juventusit ka një më pak se Mesi, dhe shpresonte që në këtë sezon të arrinte atë. Gjithsesi Ronaldo dhe shokë duhet të presin sezonin e ardhshëm për të tentuar të arrijnë "Pleshtin", i cili është dhe do të mbetet mbreti i "Topit të Artë".

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania