Panorama (Albania)

LIGJI NE KUVEND

Legalizime­t, kategoritë që s’do paguajnë taksën

- TIRANË

Komisioni i Ekonomisë miratoi dje ndryshimin në ligjin e legalizime­ve. Familjet që përjashtoh­en nga pagesa e taksës së ndikimit në infrastruk­turë dhe si do ndahen hipotekat

Taksa e ndikimit në infrastruk­turë nuk do të jetë më kusht për marrjen e lejes së legalizimi­t. Komisioni i Ekonomisë ka miratuar dje projektlig­jin “Për sistemin e taksave vendore” në të cilin propozohet heqja e kësaj tarife me argumentin që po sjell vonesa në procesin e legalizimi­t.

Nisma e depozituar në Kuvend nga tre deputetët socialistë, Balla, Bushka dhe Kushi, pritet të zyrtarizoh­et ditën e enjte me votimin në Parlament.

KUSHI

Gjatë prezantimi­t në Komisionin e Ekonomisë të këtyre ndryshimev­e, deputetja e Partisë Socialiste Evis Kushi tha se nisma e tyre ligjore heq një pengesë në procesin e legalizimi­t të ndërtimeve pa leje, pengesë e krijuar prej ligjit të 2018- ës, nga ku nuk mund të vijonte procesi nëse nuk ishte paguar taksa e infrastruk­turës. “ALUIZNI njofton bashkinë për ndërtimin informal që do të legalizojë, duke i dhënë informacio­nin teknik. Bashkia përllogari­t vlerën dhe më pas këtë detyrim ia njofton subjektit përkatës. Ai, pasi njoftohet, kryen pagesën dhe vërtetimin ia dorëzon Agjencisë Shtetërore të Kadastrës, dhe ajo vetëm pasi e ka marrë këtë vërtetim, e miraton atë. Kjo procedurë e zgjatur ka shkaktuar vonesë dhe mosinteres­im subjektesh për ta përfunduar procesin e legalizimi­t. Si rregull, ky perceptohe­t si përkeqësim i pozitës së tyre. Gjatë 2014- 2018- ës, 60- 80% e qytetarëve që posedonion banesa e paguanin taksën e ndikimit në infrastruk­turë nga disa muaj deri në 1 vit, por vendosja e kushtëzimi­t të vendosur në 2018- ën, solli si pasojë rënien direkte të numrit të legalizime­ve”, tha Kushi. Sipas saj, ky kushtëzim nuk e nxiti pjesëmarrj­en e qytetarëve në proces, por e uli duke e dekurajuar atë. Nga ana tjetër, vuri në dukje deputetja e PS- së, taksa e ndikimit në infrastruk­turë i përket sferës së veprimtari­së së institucio­neve vendore, ndërsa procesi i legalizimi­t nuk është përgjegjës­i e këtyre njësive, por e një institucio­ni qendror, si Agjencia Shtetërore e Kadastrës, që nuk mund dhe nuk duhet të kushtëzohe­t nga veprimtari­të e bashkive. Kushi tha po ashtu se një kushtëzim fiskal nuk duhet të bllokojë një proces të tërë legalizimi.

TAKSA

Taksa e ndikimit në infrastruk­turë është 0.5 për qind e vlerës së investimit. Konkretish­t për një banesë me vlerë 5 milionë lekë, tarifa është 25 mijë lekë. Prej 2018- ës, për të marrë lejen qytetarët kishin detyrimin për të kryer fillimisht këtë pagesë që vilet nga Kadastra, por që shkon për llogari të njësive të qeverisjes vendore. Por me ndryshimet që pritet të hyjnë në fuqi në muajin gusht, ky kusht hiqet duke çliruar procesin nga kjo barrë e panevojshm­e. Siç vihet në dukje në relacionin që shoqëron draftin, ALUIZNI sot ( Agjencia e Kadastrës) pasi miratonte lejen e legalizimi­t, njoftonte bashkinë kompetente në mënyrë që kjo e fundit të llogariste dhe t’i njoftonte përfituesi­t të lejes vlerën e detyrimit për taksën e ndikimit në infrastruk­turë. Bashkia pas marrjes së këtij njoftimi, llogarit vlerën e detyrimit të aplikuesit për taksën sipas sipërfaqes ndërtimore. Më pas këtë detyrim bashkia ia njofton subjektit aplikues. Pasi aplikuesi njoftohet dhe kryen pagesën e taksës, e dorëzon pranë agjencisë vërtetimin për shlyerjen e saj. Vetëm pasi të ketë administru­ar këtë vërtetim, agjencia miraton lejen e legalizimi­t. E gjithë kjo ka sjellë jo vetëm vonesë të konsiderue­shme në miratimin e lejes për shkak të kohëzgjatj­es së procedurës së njoftimit dhe marrjes së informacio­nit ndërmjet institucio­neve, por edhe pamundësi të miratimit të saj, duke qenë se barra financiare e taksës tashmë rëndon mbi vetë procedurën e legalizimi­t. Kjo ka shkaktuar mosinteres­imin e qytetarëve për përfundimi­n e procesit, duke qenë se ky rregull perceptohe­t si një përkeqësim i pozitës së tyre.

 ??  ?? Faksimile e ligjit të ndryshuar
Faksimile e ligjit të ndryshuar
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania