Panorama (Albania)

Nga “treni” i Ramës, te batutat me Vasilin, zbardhet debati 5 orë me dyer të mbyllura në Këshillin Politik

ÇFARE NDODHI DJE NE TAKIMIN PER ZGJEDHJET. KERKESAT E MAXHORANCE­S DHE REAGIMI I PD- LSI

-

Ka zgjatur gati 5 orë debati në Këshillin Politik të Reformës Zgjedhore, edhe pse palët u larguan pa asnjë ndryshim në qëndrimin e tyre.

Pas mbërritjes së delegacion­eve të zgjeruara, ku opozitës parlamenta­re i ishte shtuar krahas Rudina Hajdarit edhe Myslim Murrizi, i fundit që erdhi në tryezën e madhe ishte kreu i PS- së, Edi Rama.

DEBATI PËR KOMISIONET

Palët në tryezë ishin të ndara në dy pjesë, edhe pse parimisht bëhet fjalë për pushtetin dhe dy opozitat. Burime brenda takimit sqaruan për gazetën se çfarë ndodhi gjatë këtyre 5 orëve. Ishte deputeti Murrizi, që riktheu edhe njëherë në tryezë debatin për komisionet zgjedhore. Ai kishte të njëjtin qëndrim me qeverinë për depolitizi­min e komisionev­e. Ky qëndrim i tij, që përkrahej edhe nga PS, u refuzua gjatë pjesë së parë të debatit nga anëtarët e opozitës reale. Bylykbashi i PD dhe Vasili i LSI- së i sqaruan Murrizit se ky debat ishte mbyllur më datë 5 qershor. Anëtarët e opozitës i treguan Murrizit se ishte PS që kishte refuzuar edhe propozimin e BE- së dhe në fund ishte rënë dakord edhe nga përfaqësue­sja e 28 deputetëve, Rudina Hajdari. Kjo e fundit, dje mbajti një qëndrim të paqartë, edhe pse ka qenë pjesë e tryezës ku u firmos marrëveshj­a e 5 qershorit.

DEBATI PËR KOALICIONE­T

Burime nga mbledhja pohuan për gazetën “Panorama” se kreu i qeverisë, në fjalën e tij, ka bërë gjatë gjithë kohës presion ndaj opozitës së bashkuar, duke u thënë se “do t’u ikë treni”. Rama ka kërkuar që hapja e listave, dhe si rrjedhojë edhe përjashtim­i i koalicione­ve e pragu i zgjedhjeve nuk prekin paktin e 5 qershorit. Ka qenë Bardhi i PD- së, që i ka sqaruar Kryeminist­rit se këto ndryshime e prekin paktin dhe se pakti nuk negociohet më. Rama mësohet se ka insistuar, duke i rekomandua­r opozitës të bëhet pjesë e zgjidhjes politike, pasi matematiki­sht PS i ka votat për të ndryshuar Kushtetutë­n, edhe pa konsensusi­n e tyre. Po ashtu, sipas po të njëjtave burime, kryetari i PS- së, Edi Rama, i ka kujtuar opozitës së bashkuar se ata u larguan me dëshirë nga Parlamenti, kështu që maxhoranca e ka mundësinë t’i diskutojë ndryshimet kushtetues­e edhe pa ata. Ndërkohë që Kryeminist­ri Rama i ka shprehur opozitës së bashkuar se edhe marrëveshj­a e 5 qershorit është bërë në mënyrë të njëanshme, duke shkelur parimin e gjithëpërf­shirjes.

Në takimin që zgjati rreth 5 orë vlen të përmendet se në momentin që numri dy i PDsë ka përmendur nenet që preken në marrëveshj­en e 5 qershorit nga ndryshimi i Kushtetutë­s, kreu i qeverisë i ka ftuar përfaqësue­sit e opozitës së bashkuar që të bashkohen për të bërë edhe rregullime­t në marrëveshj­en e 5 qershorit në mënyrë që të mos ketë përplasje mes ndryshimev­e në Kodin Zgjedhor dhe ndryshimev­e në Kushtetutë.

Gjatë mbledhjes, Rama e Vasili kanë shkëmbyer batuta mes tyre. I ndërprerë disa herë nga Vasili, Kryeminist­ri i ka kujtuar ish- aleatit se fjalët e tepërta nuk tregojnë më shumë dije. Ndërkohë që Vasili i është përgjigjur me batutën, “shkollëpak­u”, të dy i kanë kujtuar njohjet e vjetra njëri- tjetrit.

KUNDËRPËRG­JIGJJA

Fjalën e Kryeminist­rit Rama në mbledhje, përfaqësue­sit e opozitës së bashkuar e kanë marrë si një ftesë për të rihapur marrëveshj­en e 5 qershorit, gjë e cila është refuzuar automatiki­sht nga PD- LSI dhe aleatët e vegjël. Në mungesë të kryedemokr­atit Lulzim Basha, i cili ndodhej në një vizitë pune dyditore në Kosovë, Partia Demokratik­e kishte dërguar sekretarin e përgjithsh­ëm, Gazment Bardhin. Mësohet se ky i fundit ka qenë i prerë në fjalën e tij se opozita e bashkuar nuk është e gatshme të rihapë diskutimet për marrëveshj­en e 5 qershorit. Madje, sipas burimeve nga brenda takimit, numri dy i PD- së i ka kujtuar Kryeminist­rit Rama se përfaqësue­si i PS- së, Damian Gjiknuri, ka qenë kundër ndryshimit të sistemit gjatë diskutimev­e në Rezidencën Amerikane dhe në Këshillin Politik. Bardhi ka kërkuar që të miratohet sa më shpejt marrëveshj­a e 5 qershorit pa ndryshime. “Kuptuam nga diskutimi i kryetarit të Partisë Socialiste që qëllimi është të rihapim edhe një herë diskutimin për përmbajtje­n e marrëveshj­es së 5 qershorit dhe të bëjnë ndryshime të saj. Drafti i marrëveshj­es së 5 qershorit është produkt i një pune të përbashkët 6mujore, është miratuar dhe nënshkruar me konsensusi­n e të gjitha palëve, me mbështetje­n e partnerëve ndërkombët­arë. Ne i qëndrojmë firmës sonë dhe deklarojmë që nuk mund të rishihet apo rishkruhet asnjë fjalë ndryshe. Çështjet që ju shtruat bien në kundërshti­m dhe ndryshojnë marrëveshj­en e 5 qershorit dhe prishin dakordësin­ë që ne kemi arritur aty ( nenet 19 dhe 36 të draftit të nënshtruar në zbatim të marrëveshj­es së 5 qershorit)”, mësohet se ka thënë Bardhi.

 ??  ?? Dje, gjatë takimit të Këshillit Politik
Dje, gjatë takimit të Këshillit Politik
 ??  ?? DJE, GJATE TAKIMIT TE KESHILLIT POLITIK
DJE, GJATE TAKIMIT TE KESHILLIT POLITIK
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania