Panorama (Albania)

“Tentativa e dytë në 1983 për arrestimin e Kadaresë”, Lame: Pse e refuzoi Enveri dosjen sekrete të Ramizit

ISH- KRYEHETUES­I TREGON INTRIGAT E PUSHTETIT KOMUNIST. RAMIZ ALIA DHE HEKURAN ISAI KERKUAN BURGOSJEN E ISMAIL KADARESE DHE BISEDAT ME ENVERIT

-

Pas raportit të kreut të Hetuesisë së Përgjithsh­me, Qemal Lame, Enver Hoxha urdhëroi që arrestimi i shkrimtari­t Ismail Kadare të shtyhej për më vonë. Jo vetëm situata e rënduar politike, por edhe rreziku se bashkë me Kadarenë do të dënohej edhe romani “Dimri i madh”, ku ai ishte protagonis­t, e stepën diktatorin, në vendimin fatal për shkrimtari­n. Ishte shtator i vitit 1982, kur Enver Hoxha vendosi që arrestimi të kryhej më vonë. Deri atëherë shumë telefonata dhe takime ishin kryer mes Qemal Lames, Ramiz Alisë dhe Hekuran Isait. Madje, telefonata direkte ishin bërë edhe nga vetë Enver Hoxha, i cili i kishte kërkuar takim kreut të Hetuesisë. Në një prej takimeve Enver Hoxha do të shprehej shumë i revoltuar. Me tone të larta ai u kishte kërkuar vartësve të tij që ta arrestonin Kadarenë. Madje nga sa ai artikulont­e ( sipas dëshmisë së Qemal Lames), synimi i tij ishte edhe më ekstrem.

“Të arrestohet ai Kadareja! Të bisedojmë e të vendosim për këtë qelbësirë. Boll ka livadhisur. I është rritur shumë mëndja. Të shkojë me të tjerët në qeli. Të hanë dhé! Të shkojnë në hale të gomerëve!”, dëshmon Lame, të jetë shprehur Enver Hoxha, gjatë një takimi në 27 shtator 1982.

E megjithatë, situata politike dhe raporti që Lame i dërgoi Enverit e bënë këtë të fundit që ta shtynte vendimin e tij. “Jo tani!”, kishte thënë ai.

Gati një vit më vonë, në qershor 1983, Ramiz Alia i bën një telefonatë Lames, ku e informon se kishin dalë prova të reja kundër Ismail Kadaresë dhe duhej të kryhej arrestimi. Sipas dëshmisë së Lames, ky i fundit kishte ngulur këmbë për vendimin e marrë një vit më parë.

“Të zbatohet ligji me rreptësi po të ketë kallëzime ligjore dhe të dokumentoh­et fajësia e Ismailit. Vitin e kaluar biseduam dhe ju dhatë porosinë që të mos zbatohet arrestimi. Gjendja nuk ka ndryshuar. Nuk ka të dhëna të reja”, do t’i thoshte Lame Ramiz Alisë. Por biseda nuk do të mbyllej këtu. Do të duhej edhe një takim tjetër me Enver Hoxhën.

Në librin e tij “Dritëhijet e kohës. Letërsia dhe arti në diktaturë. Përndjekja e Ismail Kadaresë”, Lame tregon për telefonata­t dhe takimin me Enver Hoxhën për Kadarenë dhe vendimin e tij përfundimt­ar.

 ??  ?? ISMAIL KADARE ( MAJTAS) ENVER HOXHA ME RAMIZ ALINE DHE HEKURAN ISAIN
ISMAIL KADARE ( MAJTAS) ENVER HOXHA ME RAMIZ ALINE DHE HEKURAN ISAIN
 ??  ?? ISMAIL KADARE DHE ENVER HOXHA
ISMAIL KADARE DHE ENVER HOXHA
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania