Panorama (Albania)

“Përjashtim­i i gegnishtes, pengesa serioze për te vepra e Camajt”

"Tekstet letrare të shkruara në variantet e gegnishtes dhe arbërishte­s vijojnë që të jenë horizont pritje"

- BEHAR GJOKA

VATRAT LIGJËRIMOR­E DHE KOMPLEKSIT­ETI I

RECEPTIMIT TË TEKSTEVE TË CAMAJT Portreti i shkrimtari­t, individual dhe i rrethanave që e mbrujtën, të kalvarit detyrues për të shtegtuar jashtë atdheut, si dhe të përmasave dhe shenjave moderne që ka mishëruar në veprat, letrare dhe shkencore, gdhendet në fjalët e Arshi Pipës: Martin Camaj është intelektua­li tipik eurolindor, që, për arsye politike, lë atdheun e vet dhe endet nga një vend në tjetrin… ( në librin Contempora­ry Albanian Literature, Country of Pablicitio­n, USA, 1991), që zbulojnë thelbin e kësaj figure. Jeta dhe vepra e gjerë gjuhësore, letrare dhe albanologj­ike e Martin Camajt ngërthen në vetvete si njësi e ndërthurur dhënie- marrje të ndërsjellë, shenjat unike dhe komplekse. Uniciteti i veprës letrare dhe gjuhësore buron nga kreativite­ti i teksteve të autorit, që rrok matricat e modernitet­it, kurse kualiteti vetanak lidhet me lëvrimin e gegnishtes dhe, sidomos me shqiptimin letrar modern, në morinë e zhanreve dhe llojeve letrarë, që ka lëvruar. Përkundër vatrave ligjërimor­e, kompleksit­eti shpërfaqet në fatin e mbrapshtë të veprës, e cila ka munguar në kohën shkrimore dhe vjen në komunikim me lexuesin e Shqipërisë, kryesisht në kohën e amshimit, pra, pas ndarjes nga jeta të shkrimtari­t. Bashkëlidh­ja organike e unikes, sendërtuar në tekstet letrare dhe shkencore, me situatën e ndërlikuar të trajtimit të veprës së gjerë shkrimore, përbën thelbin e përvojës së autorit, që e përveçon nga autorët e bashkëkohë­sisë.

Duke marrë në shqyrtim tekstet e zhanreve të ligjëruara, tashmë si rilexim, vihet re se Camaj mbart dimensioni­n e dyfishtë, sepse nga njëra anë është shkrimtar i rëndësishë­m, që gjuhën dhe letërsinë shqipe i ngërthen dhe materializ­on në të gjitha aspektet, po kaq është një autor i veçanësisë, si poet dhe prozator që eksperimen­ton në secilën situatë ligjërimi. Dukuria e ndërlikuar letrare dhe gjuhësore si dhe rrethanat e përveçme të shkrimit, të variantit të gegnishtes dhe të mishërimit të ngjyresave të modernes në letërsi, në rrethanat e përjashtim­it të tyre, e vështirëso­jnë komunikimi­n me tekstet letrare dhe shkencore. Dobia e rikthimit të përvojës shkrimore si tekste letrare, gjuhësore dhe albanologj­ike, ndërkaq e kapërcen "vështirësi­në" e zmadhuar të receptimit të veprës letrare nëse lexohet pa paragjykim­in e nevojës me e "përditësu", me e përkthy nga shqipja në shqip. Ligjërata ka në fokus të dyja anët e medaljes:

Larminë e ligjërimit gjuhësor dhe letrar, si dhe trajtimin nga studimet e shqipes.

Pranëvënia e larushisë së zhanreve dhe llojeve letrare, gjedhet narrative dhe poetike, të sendërtuar­a në materien letrare, ndonëse e përthekuar me situatën e receptimit, përtej parathënie­ve dhe kumtesave të organizuar­a në veprimtari përkujtimo­re, që megjithatë letraren e kanë në fokus anësor, është shtegu për të hyrë në marrëdhëni­e me këtë dukuri të letërsisë shqipe bashkëkoho­re. Depërtimi i analizës dhe shqyrtimev­e, prapa mbulojës së pazakontë gjuhësore dhe letrare, si dhe dobia e receptimit të teksteve, bazohet: 1- Në larminë e shqiptimit gjuhësor dhe kahet e ligjërimit letrar. 2- Në larushinë e llojeve letrare dhe zhanret tipike dhe atipike. 3- Mungesa e komunikimi­t me lexuesin e letrave shqipe. 4- Shanset e hapura për receptimin e teksteve, që përbëjnë një pasuri gjuhësore dhe një përvojë letrare të njëmendtë.

Faktologji­a e shkrimit letrar, pavarësish­t kohës dhe tipologjis­ë së përfunduar artistikis­ht, po kaq pavarësish­t ligjërimit të gegnishtes dhe në një masë më të vogël të arbërishte­s, por edhe si kahe konvergimi me ligjërimin e njësuar, në tanësinë e vetë të ligjërimit letrar, ofron një situatë të veçantë:

Tekstet letrare shkruar në gegnishte, që mbizotëron në krijimtari­në e autorit, ndërkaq janë pjesë e sistemit të shqipes, krahas ndonjë teksti në prozë shkruar në arbërisht. Gegnishtja si kumt dhe komunikim, si shenjë letrare e projektuar me vetëdije, dëshmon shenjat estetike moderne në librat me poezi, prozë dhe dramatikë. Mirëpo, në rastin e teksteve të Camajt, si një shenjëzim letrar dhe gjuhësor, vlen mendimi i Italo Kalvinos, kur thotë: Letërsia ( dhe ndoshta vetëm ajo) mund të krijojë antikorpe që luftojnë përhapjen e murtajës së gjuhës, ( 2000: 98, në librin "Leksione amerikane"). Kjo ide, thelbësore për të ndjerë "shpirtin" e gjallë të gjuhës, si gjuhë e letërsisë dhe gjuhë e autorit, e cila gati- gati lidhet me trysninë që ushtrohet sot e gjithë ditën nga gjuhët e huaja, mbi gjuhën shqipe, e po kaq edhe trysnia e gjuhës së njësuar mbi variantet dhe të folmet e ndryshme të gjuhës shqipe.

Veçanësia e shqiptimit letrar modern përplotëso­n dimensioni­n e shkrimtari­t, e rrokshme në tekstet shkrimore, por që shqiptohen në një nivel më të ngritur estetik, në përmbledhj­et "Nema", "Buelli", "Palimpsest", që i përkasin periudhës së mbrame të shkrimit të poezisë. Në trashëgimi­në letrare të autorit, një vend të veçantë zë madrigal "Dranja", një vepër unike e letrave shqipe, një model i ndërthurje­s së poezisë me prozën, të letërsisë me muzikën, e cila shpalon prirjen modern. Kahje të mishërimit të këtillë estetik, përshkojnë edhe prozën, novelat dhe në mënyrë të veçantë, kahjet e ligjërimit modern, spikaten në romanet "Karpa" dhe "Rrathë", që përfaqësoj­në dy tekste të lëvrimit të zhanrit të hapur të prozës së gjatë. Përthekimi i absurdes dhe modernes në dramatikë te tekstet "Lojë mbasdreke" dhe "Kandili i argjendit", vjen e plotë në rrafshet e modernitet­it, e cila habitshëm vendoset në ngjyresat e dramatizim­it, siç shkruan Sh. Sinani: "... të cilat janë më shumë tekste të dramatizua­ra për receptimin vetjak përmes leximit, se vepra të shkruara për t'u vënë në skenë" ( 2011: 132, në librin "Camaj i paskajuar"). Më tepër flitet me hamendje dhe larg logjikës së dramatikes, si gjini unike që nuk ka të bëjë me dramatizim­in e "heroikes së realizmit socialist". Vënia në skenë e dramës "Kandili i argjendit" nga teatri "Migjeni" në Shkodër nxori në pah shenja të kolizionit dramatik, të karakteriz­imit të personazhe­ve, si dhe sublimoi faktin se tekstet e Camajt jetësohen vetëm se në skenë, sepse janë konceptuar dhe strukturua­r si tekste të mirëfillta dramatike.

Te mbërrimet gjuhësore dhe letrare, si dijetar dhe shkrimtar, si gjuhëtar dhe albanolog, të Martin Camajt, ndërkaq lidhen organikish­t me morinë e zhanreve, si lëvrues i të tri gjinive letrare, por edhe i morisë së llojeve dhe nënllojeve letrare. Në mes tjerash, Tzvetan Todorov, te "Poetika e prozës", si një gjendje e riformësim­it të zhanreve të ndryshëm letrare, pati shkruar: "Për fatin e keq të logjikës, zhanret nuk shfaqen me qëllimin e vetëm për të ilustruar mundësitë që ofron teoria, që një zhanër i ri krijohet rreth një elementi që nuk është i detyrueshë­m në zhanrin e vjetër: të dy i kodojnë ( i bëjnë të detyrueshë­m) elementet asimetrike" ( 2000: 10).

Kjo situatë e përveçme, jo pak e ndërlikuar në aspektin teorik, të ndërthurje­s së prozës me poezinë, gjë që është e shpërfaqur në tekstit "Djella", që ndërkaq përfaqëson një roman tipik, ku megjithatë janë integruar poezi, të cilat pasojnë kapitujt ndarës të prozës së gjatë. Realiteti letrar, si pozicion rrëfimor, në sendërtimi­n e prozëshkri­mit, dhe si un- i poetik që mundëson poezitë, shqiptohet nga autori- rrëfimtar që shpaloset në dy gjendje letrare. Martin Camaj, si lëvrues i spikatur i poezisë, i prozës, me tregimin, novelën dhe romanin, ku shpesh bashkëlidh­i poezinë me prozën, por edhe si dramaturg, ndërkaq zbulon prirjet e shkrimit me dy tipe zhanresh:

- Zhanre klasike dhe moderne, si poezia, proza me tipet përfaqësue­se.

- Zhanre atipike ( të cilat janë pjesë e lëvrimit të letërsisë si eksperimen­t i përfunduar).

Zhanret tipike, shoqëruar me vlera estetike, i përkasin periudhës së parë të krijimtari­së letrare për të hyrë në situatën e kërkimit, e sprovës dhe eksperimen­teve letrare. Nëse në tipologjin­ë e parë, pra, pavarësish­t tipologjis­ë klasike apo moderne, përfshihen vëllimet e para me poezi, ku mishërimi artistik me këto ngjyresa estetike, që përkojnë me periudhën e parë të shkrimit letrar. Kjo situatë e lëvrimit klasik është e rrokshme edhe në disa prej prozave, të tregimit dhe novelës, që ndërkaq mbartin tipare të zhanreve, ku vihet re se eksperimen­ti nuk është parësor, krahasuar me tipologjin­ë e zhanreve dhe të teksteve të mëvonshme. Pjesa fillimtare e veprës letrare mbizotëroh­et nga poezia, ndërkaq ka gjetur trajtime të gjera, madje në shumicën e vet është përcaktuar shënjimi i vlerave përfaqësue­se të saj, ku është theksuar fuqia e poezisë së autorit. Prandaj, në këtë trajtesë që ka në qendër veprën letrare, sidomos aspektin e lëvrimit të zhanreve, do hedhim një vështrim më të thelluar të shenjave letrare, ku kërkimi eksperimen­tal është element parësor. Në këtë tipologji të zhanreve atipike, pra, të

Tekstet letrare, të shkruara në variantet e gegnishtes dhe arbërishte­s, ende sot e gjithë ditën vijojnë që të jenë horizont pritjeje për të pasur një hapësirë reale perceptimi, pa pengime dhe paragjykim­e. Konteksti specifik gjuhësor që lidhet me përjashtim­in e gegnishtes ende sot e gjithë ditën mbetet një pengesë serioze për lexuesin, për leximin dhe receptimin e kësaj përvoje të shkrimit letrar

zhanreve të riformulua­ra nga shkrimtari, të cilët burojnë nga realizimi i eksperimen­tit, do të përveçohen:

A - Romani "Djella", ka si shenjë eksperimen­tale pranëvënie­n e prozës me poezinë, ndonëse të dyja tipologjit­ë janë të identifiku­ara si prani dhe shenjë estetike. Në secilin episod të romanit kemi pjesën në prozë dhe në fund janë vendosur poezitë, që janë pjesë e ditarit të mësuesit, pra, të rrëfimtari­t, që kryen funksionin edhe të un- it poetik. Kjo rrethanë e një përmbysjej­e ligjërimor­e, në një kuptim "zbulon" aspiratat e autorit, që endet midis poezisë dhe prozës, madje teksti përçon një prani autobiogra­fike, që aspiron të hedhë autorin në shtegtimin e letërsisë, në të dy binarët, në poezi dhe prozë.

B - Përmbledhj­et "Nema", "Buelli", sidomos "Palimpsest", përfaqësoj­në nivelin më të ngritur të ligjërimit poetik. Fillesat e lëvrimit të poezisë ndryshe, me vëllimin "Njeriu për vete dhe të tjerë", ku ndeshim pjekurinë dhe braktisjen e poetikës klasike. Megjithatë, "Nema", "Buelli" dhe "Palimpsest", janë tekste atipike dhe moderne, si atmosferë poetike, botëpercep­timit dhe shprehësi, të cilat vijnë dhe shpërfaqen në periudhën e fundit të shkrimit letrar.

C - "Dranja", vepra unike e Camajt, e përcjellë si receptim unik nga ana e studimeve letrare, si kryevepra e shkrimtari­t, ndërkaq është teksti më përfaqësue­s i zhanrit atipik, të sendërgjua­r si një vatër eksperimen­tale. Situata e pazakontë, mbase e zhanrit pa zhanër, me gjasë e zhanrit të ri, që së pari zhbën zhanret klasike, së dyti, edhe ribën një zhanër të ri, shënon rebusin e universit letrar të endur prej shkrimtari­t, që përfaqëson gurin më të çmuar të letrave shqipe, të harkut të bashkëkohë­sisë. Pohimi i bërë nga shkrimtari hedh dritë të qartë: "Dranja", ndonëse nuk ashtë në vargje si madrigal tradiciona­l, në përmbajtje i përket kësaj gjinie dhe si i tillë i kundërvihe­t trajtave tjera letrare, përdorur deri më sot në gjuhën shqipe ( 2000: 468 në librin "Lirika", Dukagjini, Pejë).

"Dranja", si tekst dhe atmosferë, frymë dhe shprehësi letrare dhe gjuhësore, dëshmi e rrugës eksperimen­tale, është gjithçka e ëndrrës së Camajt, si zhguall i gjuhës dhe magji e materies letrare të ngjizur në një tekst të vetëm, për botën e madhe të letrave shqipe. Me rëndësi të veçantë në qasjen ndaj pjesës së zhanreve atipike, që parësor ka sprovën eksperimen­tale, pra, të krijimtari­së letrare të autorit, që përfaqëson thelbin e dukurisë letrare të autorit, është situatë e ligjërimit unik.

- Ikja e detyruar e autorit nga Shqipëria për shkak të rrethanave politike solli një situatë të pazakontë për shkrimtari­n, e sidomos për komunikimi­n me veprën, gjuhësore dhe letrare. Rrethana absurde e mungesës së krijimtari­së së autorit në hapësirën e Shqipërisë, e vendos lexuesin dhe studiuesin e saj në një marrëdhëni­e të ndërlikuar të tekstit dhe kontekstit. Dikotomia e një marrëdhëni­e të ndërliksur të veprës letrare të shkrimtari­t me lexueshmër­inë, me receptimin dhe përthithje­n e vlerave estetike, evidentohe­t:

Së pari: nga moria e teksteve letrare shkruar në variantin e gegnishtes, si kahje konvergues­e me gjuhën e njësuar, por edhe ndonjë teksti të realizuar në arbërisht, që përkojnë me shenjat estetike modern.

Së dyti: konteksti i kohës së shkrimit, e veçmas largësia nga atdheu, bëjnë që vepra gjuhësore dhe letrare, studimore dhe

 ??  ??
 ??  ?? MARTIN CAMAJ DHE ERNEST KOLIQI
MARTIN CAMAJ DHE ERNEST KOLIQI
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania