Panorama (Albania)

Kosova si një gur kilometrik i ardhjes në pushtet të opozitës në Tiranë

- VEHAP KOLA

Roli që duhet të luajë Shqipëria në mbrojtjen e interesave kombëtare të popullit shqiptar jashtë kufijve zyrtarë, është aq qendror për shtetin, sa është sanksionua­r në Kushtetutë. Me përfshirje­n e tij në planin serb për shkëmbimin e territorev­e ndërmjet Kosovës dhe Serbisë – më i dëmshmi për interesat e shqiptarëv­e të Kosovës dhe shtetit të tyre të ri – Edi Rama ka konsumuar një krim kushtetues. Këtë krim, ai e ka bërë duke kandisur Kosovën, duke e dëmtuar atë dhe duke ndihmuar Serbinë.

Fasada e bashkëpuni­mit të regjimit të Tiranës me Kosovën gjatë këtyre shtatë viteve nuk është dëshmuar vetëm nga mungesa tërësore e produktit të tryezave ndërqeveri­tare Shqipëri- Kosovë, por nga masat dhe veprimet reale të Edi Ramës në rrafshin politik dhe ekonomik. Tarifa e vendosur në Rrugën e Kombit ka rritur koston e shkëmbimev­e ekonomike e kulturore ndërmjet dy anëve të kufirit. Kritikat e Edi Ramës ndaj Kosovës për mospjesëma­rrjen në takimet në kuadër të projektit të Minishenge­nit ballkanik të iniciuar nga Vuçiç kanë cenuar pozitën e Kosovës në procesin e bisedimeve me Serbinë.

Vizita e fundit e Ramës në Kosovë ishte përpjekja e fundit e tij për të marrë nga liderët politikë atje një notë pozitive për politikën e tij karshi shtetit të ri dhe, pse jo, një tagër për përfaqësim mbarëkombë­tar në raportet me Serbinë. I dëshpëruar se nuk mori asgjë prej tyre, Edi Rama i është kthyer planit për ta detyruar Perëndimin të kthejë sytë drejt tij, duke shkaktuar trazirë politike në Shqipëri.

Ndërkohë që vendi e kishte mbyllur kapitullin e Reformës Zgjedhore dhe pritej të nisnin përgatitje­t për zgjedhjet e ardhshme, Rama e rihapi debatin me intensitet të lartë, duke përqafuar pozitat e një sovranisti. Ai vërtet kishte dështuar të fitonte pikë ndërkombët­are me rolin e pajtuesit në Ballkan, por mund të rikthehet në kancelerit­ë e tyre për të marrë garanci për të ardhmen e tij pas humbjes së pushtetit. Pa garanci të tilla, Edi Rama nuk duket se është i gatshëm të pranojë zgjedhje të tilla.

Por loja me Kosovën duket se e ka të lartë çmimin. Projekti i Vuçiç për hapjen e Kutisë së Pandorës në Ballkan dhe investimi aq i madh i Ramës në këtë projekt duket se e kanë vulosur përfundimi­sht edhe braktisjen totale të këtij të fundit nga Perëndimi. Tani që kapitulli i shkëmbimit të territorev­e është mbyllur për të mos u hapur më kurrë, palët janë pozicionua­r pa dyzime. Hyrja dhe loja e Ramës në këtë skenar nuk mund të kalojë pa u ndëshkuar. Sa për Vuçiçin, ai ka akoma një detyrë në procesin e negociatav­e dhe mund të gëzojë edhe pak kohë në pushtet.

Jo vetëm për nga pesha e madhe që ka në stabilitet­in e Ballkanit dhe Europës, por edhe nga statusi i saj si indikator i nivelit të patriotizm­it të politikës së jashtme të vendit tonë, Kosova po vesh gjithnjë e më shumë në Shqipëri kostumin që Izraeli mban në politikën e jashtme amerikane. Herët a vonë, çdo shkelje e detyrimit kushtetues të mbrojtjes së interesave të POPULLIT SHQIPTAR jashtë kufijve zyrtarë, e veçanërish­t në Republikën e Kosovës, do t’i kushtojë politikës në Tiranë.

Ashtu siç shënon zmbrapsjen, Kosova, e përmbajtur dhe hera- herës indiferent­e, është edhe shenjë e ngjitjes dhe rritjes politike. Plotësimi i programit politik me një komponente shumë të rëndësishm­e, siç është vizioni për Kosovën dhe për bashkëpuni­min shumëplanë­sh ndërmjet dy vendeve tona, është edhe një gur kilometrik në rrugën drejt pushtetit për politikanë­t në Tiranë. Natyrisht, kjo nënkupton se ajo komponente duhet të jetë e pranuar dhe e pëlqyer nga vetë shqiptarët e Kosovës dhe shteti i tyre.

Vizita e fundit e kryetarit të Partisë Demokratik­e, Lulzim Basha, në Prishtinë nuk ka shkaktuar ndonjë gurgule të madhe në Tiranë. Ndoshta nga fakti se ai nuk mbajti asnjë kumtesë me tone nacionalis­te, nuk bëri deklarata të forta kundër Serbisë dhe as nuk premtoi bashkimin e Shqipërisë me Kosovën. Gjuha korrekte e Bashës e konturuar sipas kritereve formale të komunikimi­t politik nuk u jep serbëve asnjë të drejtë për të ngritur pluhur në median ndërkombët­are dhe për të kërkuar avantazhe të padrejta në tryezën e bisedimeve. Duke mos shqetësuar në mënyrë false serbët, Basha nuk ka ngazëllyer as nacionalis­tët euforikë mes nesh. Angazhimi i Bashës në emër të opozitës për të rikthyer vëmendjen reale ndaj Kosovës, për të hequr pengesat e ngritura nga Rama në fushën e bashkëpuni­mit ekonomik dhe për të respektuar dhe mbrojtur integritet­in territoria­l të shtetit të Kosovës duket se janë të mjaftueshm­e edhe për vetë përfaqësue­sit politikë në Prishtinë. Mungesa te Basha e protagoniz­mit mbytës dhe prepotencë­s që ata kanë gjetur te Rama gjatë këtyre shtatë viteve, u jep liderëve politikë shqiptarë në Kosovë frymëmarrj­en e nevojshme dhe u garanton atyre qetësinë e domosdoshm­e për të ndjekur në mënyrë sovrane një politikë të jashtme “Made in Kosovo”.

Opozita në Shqipëri ndoshta ka të drejtë të jetë entuziaste nga ky stil politik i Bashës në raportet me Kosovën dhe në qëndrimin e tij ndaj çështjes së negociatav­e Kosovë– Serbi. Ndërsa Rama dhe aleatët e tij të njohur si opozita parlamenta­re kishin shkuar si të paftuar në Këshillin Politik për të marrë një konfirmim tjetër nga numri dy i PD- së mbi vlefshmëri­në dhe pacenueshm­ërinë e marrëveshj­es së 5 qershorit, Basha në Prishtinë po shpaloste një element të rëndësishë­m të një politike të jashtme tradiciona­le, të pranuar dhe të përshëndet­ur nga Perëndimi.

Megjithatë, opozita duhet të zhvillojë më tej debatin e brendshëm për një doktrinë të plotë dhe solide të politikës së jashtme të imunizuar nga elementët spektakola­rë të injektuar nga Rama dhe regjimi i tij gjatë dy mandateve në pushtet. Kjo doktrinë duhet ta kthejë Shqipërinë në pozitat e saj natyrale të mosndërhyr­jes në politikën e brendshme në Kosovë, të njohjes dhe mbështetje­s së vetëpërfaq­ësimit të interesave të shtetit të ri nga vetë institucio­net e saj dhe përkrahjes së Republikës së Kosovës në shtimin e njohjeve, anëtarësim­in në OKB, BE dhe NATO.

 ??  ?? Basha, dje në Kosovë
Basha, dje në Kosovë

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania