Panorama (Albania)

Kina, në kurs konfrontim­i me SHBA

- DENG YUWEN* D. W.

Mes SHBA dhe Kinës ka prej vitesh fërkime, por deklarata e fundit e ministrit të Jashtëm amerikan, Mike Pompeo, për grindjen territoria­le në Detin Jugor Kinez e ngre debatin e ndezur në një nivel të ri. Katër vite pas vendimit të Gjykatës së Arbitrazhi­t në Hagë, që i deklaroi pretendime­t e Kinës në Detin Jugor për jolegjitim­e, kërkesat e Pekinit i përcaktoi si ilegale edhe qeveria amerikane. “Bota nuk do t’ia lejojë Pekinit të trajtojë Detin Jugor Kinez si zonën e saj detare”, tha Pompeo.

Vëzhguesit janë të mendimit se SHBA, për herë të parë me këtë, mori anë dhe nuk paraqitet më si zbutëse ndaj pretendime­ve të Kinës. Ky pohim nga SHBA nuk është kërcënim bosh. Luftanijet amerikane patrullojn­ë rregullish­t në ujërat e kontestuar­a, edhe me mbështetje­n e vendimit të arbitrazhi­t. Kina dhe SHBA janë armatosur, jo vetëm në kuptimin material, por edhe në drejtim të vullnetit për përplasje. Deklarata e luftës ndodhet mes rreshtave.

SHESHI I VËRTETË I NDESHJES – LINDJA E AFËRT

Pekini nuk tregon dobësi në këtë kontekst dhe reagon me sanksione kundër politikanë­ve amerikanë, mes tyre senatorët kritikë ndaj Kinës, Ted Cruz dhe Marco Rubio, të dy republikan­ë. Sanksionet prekin edhe koncernin e armatimeve, Lockheed Martin, që së fundmi bëri të ditur, se do të shesë armë në Tajvan. Kina e sheh Tajvanin si provincën që e ka tradhtuar. Por të gjitha këto, megjithë dramatiken që përmbajnë, janë në thelb politikë simbolike.

Masa më e ashpër që Kina ka ndërmarrë deri më tani është bashkëpuni­mi i vendosur ekonomik dhe në fushën e sigurisë me Iranin. Pekini dhe Teherani, sipas raportimev­e të fundit në media, kanë nënshkruar një partnerite­t të gjerë afatgjatë. Në 25 vitet e ardhshme, regjimi komunist do të investojë një duzinë miliardësh në Iran. Si shpërblim, Kina merr naftën iraniane. Irani është një ndër eksportues­it më të mëdhenj të naftës në botë. Me të ardhurat nga Kina, Irani del nga izolimi ndërkombët­ar, në të cilin ndodhet për shkak të programit të tij atomik të kontestuar.

KONFRONTIM I HAPUR

Në sfondin e kërcënimit që mban në fuqi SHBA ndaj Iranit, Pekini zgjedh me partnerite­tin me Teheranin rrugën e konfrontim­it me Uashington­in, duke rrezikuar edhe një përplasje frontale. Mesazhi nga Pekini është i qartë si kristali dhe i frikshëm. Pekini e ka menduar mirë, reagimin e SHBA ndaj marrëveshj­es afatgjatë me Iranin dhe nuk i trembet masave ndëshkuese.

Kjo vlen edhe për ekonominë. Pas hyrjes në fuqi të ligjit të kontestuar të sigurisë për Hong- Kongun ( Ligji për Sigurinë Kombëtare të Hong- Kongut) më 1 korrik, Presidenti Trump nënshkroi sanksione që praktikish­t mund t’i përjashtoj­në të gjitha bankat kineze nga likuiditet­et me dollarin amerikan, pasi ato u ofrojnë shërbime financiare individëve apo firmave të sanksionua­ra. Si tregu më i madh i konsumit në botë, SHBA qëndrojnë në një pozicion më të fortë në tregtinë botërore.

Por Pekini nuk shqetësohe­t. Në bunkerët e Bankës Qendrore Kineze ndodhen 3 bilionë dollarë amerikanë si devizë rezervë. Qeveria kineze, sipas të dhënave të Ministrisë së Financave të SHBA në korrik 2020, është kredidhënë­si më i madh i SHBA me 1,2 bilionë dollarë. Nëse SHBA e përjashtoj­në Kinën dhe HongKongun nga sistemi financiar me dollarin, ky do të ishte një dëm i madh për vetë SHBA dhe do t’i jepte hov ndërkombët­arizimit të valutës kineze, renminbi, i njohur si yuan.

DUEL SUPERFUQIS­H

Fu Ying, ish- zëvendësmi­nistre e Jashtme e Kinës, u pozicionua në një simpozium mbi marrëdhëni­en e vështirë mes dy vendeve. Kina do të luajë në mënyrë “proaktive” letrat e saj, tha ajo. Proaktiv do të thotë që Kina nuk është vetëm, duke e sfiduar SHBA si superfuqi botërore, por po thyen edhe monopolin e pushtetit amerikan për të formësuar një rend të ri botëror sipas përfytyrim­it të saj.

Kryerja e likuiditet­eve në tregtisë ndërkombët­are me renminbin do të ishte hapi i parë. Tjetri: një partnerite­t afatgjatë me Iranin, një figurë shahu në një luftë përfaqësue­se, vend që ka ambicie për të zhvilluar armë atomike. Kërcënon një konflikt i ri, deri më tani pa dhunë. Por ajo që dihet: Asnjë palë nuk i trembet konfrontim­it. Të dyja e kërkojnë duelin dhe presin momentin e duhur. * Deng Yuwen është politolog në Institutin e Analizës Strategjik­e të Kinës dhe bashkëbotu­es i revistës “Revista për Analizën Strategjik­e të Kinës”. Kjo analizë është një variant i shkurtuar i origjinali­t në gjuhën kineze.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania