Ndryshimi i Kushtetutës, PPE apel Ramës me procesin e integrimit në BE, Qeveria: Kuvendi, jo në varësinë tuaj
META DEKRETON “5 QERSHORIN”, NENET QE RREZIKOHEN TE NDRYSHOHEN NGA PS
Partia Popullore Europiane renditet në listën e atyre të cilët i konsiderojnë të njëanshme ndryshimet kushtetuese të miratuara dy ditë më parë në Parlament në seancën e fundit për këtë sesion.
Sekretari për marrëdhëniet me jashtë në PPE Peter Voller reagoi përmes një “Twitter”- i, ku shprehu keqardhje për votimin pa u diskutuar në mënyrë të gjerë dhe pa dakordësinë e opozitës. Ai apeloi që të reflektohet në ndryshimet që do të imponohen në Kodin Zgjedhor. “Shumë i trishtuar që ndryshimet e fundit kushtetuese të votuara nuk u kryen në një mënyrë gjithëpërfshirëse. Nevojitet të rregullohet në kodifikim”, reagoi Voller. Reagimi i Voller vjen në vijim të disa reagimeve të faktorit ndërkombëtar, që kanë shprehur keqardhjen që sipas tyre “ndryshimet kushtetuese u bënë në mënyrë të njëanshme, duke injoruar thirrjen e tyre për dialog, konsensus dhe gjithëpërfshirje”. Paralajmërimi Ndërkaq, dje reagoi edhe zëdhënësi i PPE- së, Michael Gahler. Zëdhënësi i konsideron të papranueshme sjelljet e një qeverie, që sipas tij, aspiron të nisë negociatat me Bashkimin Europian siç është Shqipëria. “Nuk mund të jetë e pranueshme për askënd që qeveria Rama, e cila synon hapjen e negociatave te pranimit me BE- në të iniciojë në mënyrë arbitrare ndryshimet e rregullave të garës elektorale. Nëse kjo qeveri dëshiron realisht hapjen e negociatave të pranimit me BE- në, si mund të mos pranojë këshillat e Parlamentit Europian, Komisionit Europian dhe shteteve anëtare respektive për një çështje kaq të ndjeshme dhe themelore për demokracinë”, shkroi Gahler. Ndërsa në vijim të postimit të tij në “Facebook”, zëdhënësi i PPE- së vë në dyshim qëllimet e vërteta të ndryshimeve kushtetuese. Ai shpreh se do të monitorojë punën e Këshillit Politik për reflektimet që do të imponohen në Kodin Zgjedhor. “Për miqtë e mi në ‘ Facebook’ që kanë në interes të drejtpërdrejtë mbi Shqipërinë: Unë i konsideroj me shumë keqardhje dhe të diskutueshme qëllimet e vërteta të partisë qeverisëse të Shqipërisë, e cila theu konsensusin e arritur me ndërmjetësim ndërkombëtar me opozitën dhe dje ndryshoi në mënyrë të njëanshme Kushtetutën. Grupi i PPE- së do të vëzhgojë me kujdes ve