Panorama (Albania)

Zbardhet pasuria e ministrave, Cakaj i varfër, Çuçi me bashkëshor­te të pasur

Cakaj e Braçe, ministrat me më pak të ardhura. Denaj fiton më shumë nga të gjithë. Çuçi e Xhaçka shtojnë pasurinë nga bashkëshor­tët

- ARDIT HOXHA

Janë publikuar shifrat e lëvizjeve financiare të ministrave të kabinetit Rama gjatë vitit 2019. Portali i dedikuar për këto të dhëna, “Open Spending Data”, ka nxjerrë gjithë lëvizjet financiare që kanë deklaruar ministrat në vitin 2019, duke përfshirë përfitimet dhe shpenzimet që kanë bërë ata vetë, por edhe familjarët e tyre. Nga një analizim i të dhënave që ka publikuar “Open Spendig Data” rezulton se ministrat që kanë bërë më pak lëvizje janë Gent Cakaj dhe Erion Braçe, të cilët kanë pasur si të ardhura gjatë vitit të shkuar vetëm pagat për pozicionet që mbajnë. Ndërkohë, janë të shumtë ministrat që në deklaratën e të ardhurave të tyre kanë dy burime, si atë të ministrit, por edhe si anëtarë bordesh apo këshilltar­ë në organizma të ndryshme shtetërore. Në këtë grupim futen ministrja e Ekonomisë dhe Financave, Anila Denaj, ai i turizmit, Blendi Klosi, por edhe ajo e Drejtësisë, Etilda Gjonaj.

Ndërkohë janë po ashtu një pjesë e madhe e ministrave të kabinetit Rama që e kanë shtuar pasurinë familjare falë punëve të bashkëshor­tëve apo bashkëjetu­esve të tyre. E në këtë pikë, rritje më peshë në të ardhurat familjare ka pasur ministrja Olta Xhaçka, ministri Bledi Çuçi, ministrja Besa Shahini, por edhe ministri i shtetit për Sipërmarrj­en Eduard Shalsi. Sakaq pasuria e ministrit të shtetit për Diasporën Pandeli Majko është rritur ndjeshëm gjatë vitit 2019 për shkak të shitjes së një apartament i në Tiranë në shumën 220 000 euro. Gjithashtu, me 16 320 euro llogaria e ministri Majko është shtuar nga qiradhënia e një shtëpie.

Kryeminist­ri Rama e ka shtuar pasurinë personale dhe të familjes së tij me dy burime kryesore. Paga si kreu i qeverisë shqiptare dhe shitjet e veprave artistike kanë çuar një shumë prej rreth 6.6 milionë lekësh të rinj në llogarinë e Edi Ramës. Por shtimi i pasurisë së familjes kryeminist­rore është rritur edhe për shkak të punës që ka kryer gjatë 2019ës bashkëshor­tja e Kryeminist­rit, Linda Rama, dhe gjithashtu veprimtari­a artistike e djalit të madh të Kryeminist­rit, Greg Rama. Sipas të dhënave që ka publikuar “Open Spending Data”, Greg Rama ka fituar plot 27 mijë euro nga shitja e veprave të artit. Gjithashtu, Greg Rama ka fituar 36 mijë euro nga shitja e shoqërisë “Magenta sh. p. k.”, ku ai ishte aksioner i vetëm. Por Greg Rama ka bërë edhe shpenzime të konsiderue­shme gjatë vitit të shkuar, për shkak se pasi ka shitur një mjet tip “Audi” për shumën e 12 mijë eurove, ka blerë një tjetër tip “BMV” për 15 mijë euro. Ndërkohë, bashkëshor­tja e Kryeminist­rit, Linda Rama, ka fituar plot 6.9 milionë lekë të rinj gjatë vitit 2019 falë punës së saj, por edhe të ardhurave nga interesat bankare dhe qiradhënia. Por gjithashtu Linda Rama ka bërë edhe shpenzime gjatë vitit 2019, pasi me 3 milionë lekë ka blerë një tokë truall me sipërfaqe 80 metra katror, dhe 4 380 lekë i ka përdorur për të shlyer një kredi të marrë në vitin 2013.

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ?? NGA MBLEDHJE E QEVERISE
NGA MBLEDHJE E QEVERISE

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania