Panorama (Albania)

Paga dhe krijimtari artistike, sa u shtua pasuria e Ramës në 2019

Familja kryeminist­rore rriti fitimet nga puna e Ramës, bashkëshor­tes dhe shitja e veprave të djalit, Greg Rama

- EDI RAMA

Të ardhura nga paga dhe shpërblime­t

Të ardhura neto në vlerën 2 024 485 lekë nga paga si Kryeminist­ër i Shqipërisë për vitin 2019.

Të ardhura nga publikimet dhe e drejta e autorit

Të ardhura neto në vlerën 4 633 760 lekë nga krijimtari­a artistike - shitja e punëve artistike.

Të ardhura të personave pjesë e certifikat­ës familjare

1) Bashkëshor­tja, Znj. Lindita Rama, të ardhura neto në vlerën 2 380 000 lekë nga paga. 2) Bashkëshor­tja, Znj. Lindita Rama, të ardhura neto në vlerën 1 876 793 lekë për konsulenca dhe ekspertiza të ndryshme. 3) Bashkëshor­tja, Znj. Lindita Rama, të ardhura neto në vlerën 2 717 178 lekë nga qiradhënia e një apartament­i në Tiranë. 4) Bashkëshor­tja, Znj. Lindita Rama, të ardhura neto në vlerën 2 782 lekë nga interesat bankare. 5) Djali, Z. Gregor Rama, të ardhura në vlerën 12 000 euro nga shitja e një automjeti të tipit “Audi”. 6) Djali, Z. Gregor Rama, të ardhura neto në vlerën 27 150 euro nga shitja e veprave të artit. 7) Djali, Z. Gregor Rama, të ardhura në vlerën 36 481 euro nga likuidimi. Gregor Rama është aksioner i vetëm i shoqërisë “Magenta sh. p. k.”, me NIPT L81616023T, e themeluar në 16.04. 2018 dhe e likuiduar në 11. 01. 2019.

SHPENZIME TE DEKLARUARA, 2019

1) Bashkëshor­tja, Znj. Lindita Rama, shpenzuar shumën 4 380 euro si shlyerje të kësteve të kredisë bankare të marrë në vlerën 80 000 euro në 2013- ën. 2) Bashkëshor­tja, Znj. Lindita Rama, shpenzuar shumën 3 000 000 lekë për blerjen e pasurisë së paluajtshm­e tokë truall me sipërfaqe 80 m2. 3) Djali, Z. Grigor Rama, shpenzuar shumën 15 000 euro për blerjen e automjetit të tipit “BMW”. 4) Djali, Z. Gregor Rama, shpenzuar shumën 360 000 lekë për shlyerjen e detyrimit të kontratës së qirasë deri në 31.07.2019. 5) Djali, Z. Gregor Rama, shpenzuar shumën 150 000 lekë për shlyerjen e detyrimit të kontratës së qirasë që prej 01.08.2019.

 ??  ?? Rama me bashkëshor­ten Linda dhe djalin, Greg
Rama me bashkëshor­ten Linda dhe djalin, Greg

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania