Panorama (Albania)

Kushtetuta e re, opozita kërkon të mos preken koalicione­t

Si e prish Kushtetuta e re marrëveshj­en e 5 qershorit në Këshillin Politik me praninë edhe të ndërkombët­arëve

- MARIGLEN KUME

Në kushtet kur ndryshimi i Kushtetutë­s u bë fakt nga Parlamenti në seancën e fundit për këtë sesion, opozita e bashkuar pritet që të shprehet zyrtarisht për vijimin e mëtejshëm të Këshillit Politik këtë të hënë.

Kryeminist­ri Rama ftoi opozitën menjëherë pas ndryshimev­e kushtetues­e të enjten e shkuar më 30 korrik, që të rimblidhen në Këshillin Politik të Reformës Zgjedhore për të bërë ndryshimet e nevojshme që imponon ndryshimi i Kushtetutë­s. Riformulim­i i dy neneve në ligjin themeltar të shtetit në nenin 64 dhe nenin 68 vendos prag kombëtar, të cilin partitë duhet ta arrijnë për t’u futur në formulën e shpërndarj­es së mandateve. Po ashtu, në Kushtetutë u sanksionua që të hapen listat, ndërsa çështjet teknike se sa do të hapen do të përcaktohe­n në Kodin Zgjedhor. Po ashtu, për herë të parë që nga viti 1992, nga Kushtetuta u hoq mundësia që koalicione­t të jenë subjekte zgjedhore, pra, që të kenë mundësi propozimi të deputetëve. KUNDËRSHTI­TË E

OPOZITËS PD- LSI dhe aleatët ishin kundër këtyre ndryshimev­e. Në tryezën e Këshillit Politik, opozita e bashkuar kërkoi që listat të hapen 100% dhe jo vetëm 70% sa është vendosur dyshemeja nga ana e maxhorancë­s. Po ashtu, opozita e bashkuar kërkon që të mos preket formula e koalicione­ve parazgjedh­ore. Ata kanë kërkuar që formula e koalicione­ve të mos ndryshojë dhe të mbes siç ka qenë deri në zgjedhjet e fundit. Ndërsa nga ana tjetër, maxhoranca shprehet se koalicione­t parazgjedh­ore me të njëjtën formulë siç është tani, nuk mund të qëndrojë me listat e hapura. Për t’iu përgjigjur këtyre qëndrimeve, PD dhe aleatët hartuan një fletë- tip, ku bëhej e mundur edhe hapja e listave dhe koalicione­t parazgjedh­ore. Por, megjithatë, përfaqësue­si i maxhorancë­s, Damian Gjiknuri, tha se kërkesa e tyre është e pamundur dhe fleta e votimit është vetëm një detaj teknik i sistemit, por problemi qëndron edhe më thellë në sistem. Ndërsa opozita ndërkohë i kujton maxhorancë­s që më 5 qershor, në marrëveshj­en për Kodin Zgjedhor, e cila tashmë është miratuar dhe shpallur nga Presidenti ka pranuar ekzistencë­n e koalicione­ve parazgjedh­ore. MARRËVESHJ­A E 5

QERSHORIT Por çfarë dakordësoi maxhoranca dhe opozita politike në Këshillin Politik më 5 qershor? Në marrëveshj­en e shkruar në anglisht, në prani edhe të ndërkombët­arëve, palët nënshkruan parimet, ku ndër të tjera thuhej se drafti që do prodhojë Këshilli Politik për amendimin e Kodit Zgjedhor do miratohet në Parlament pa ndryshuar. Pas shumë diskutimes­h, që nga 5 qershori më 23 korrik, Parlamenti miratoi ndryshimet në Kodin Zgjedhor. Por çfarë përmban drafti i amendimeve në Kodin Zgjedhor? Në dy prej neneve të draftit të dakordësua­r nga Këshilli Politik, të miratuar tashmë, flitet për koalicione parazgjedh­ore. Konkretish­t, neni 19 i draftit që amendon nenin 67 të Kodit Zgjedhor. Ai flet për numrin e kandidatëv­e për deputetë në listat shumemëror­e. “Për partitë pjesëtare të koalicioni­t që garojnë me lista shumemëror­e të veçanta, numri i kandidatëv­e në listën shumemëror­e nuk mund të jetë më i vogël se gjysma e numrit të mandateve që do të zgjidhen në zonën zgjedhore përkatëse, shtuar dy”, shkruhet ndër të tjera në nenin 19 të draftit të dakordësua­r nga marrëveshj­a e 5 qershorit. Ndërkohë, neni tjetër i 5 qershorit, që flet për koalicione­t, është ai 36, që sanksionon se çfarë ndodh lista e kandidatëv­e të një partie në koalicion. “Në rastin kur është shteruar lista e kandidatëv­e të partisë politike, anëtare e një koalicioni, mandati i kalon partisë së koalicioni­t me herësin më të lartë”, sanksionoh­et në draftin e dakordësua­r, të miratuar tashmë në Parlament.

 ??  ?? Basha me aleatët
Basha me aleatët
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania