Panorama (Albania)

Kush janë kandidatët më të propozuar për zgjedhjet në Shkodër

-

Gazeta “Panorama” ka arritur që të sigurojë listën e plotë të propozimev­e të PD- së dega Shkodër të kandidatëv­e për deputetë dhe kryetar bashkie. Kjo listë, tashmë zyrtare, përbëhet në total nga 150 emra që kanë ardhur si të propozuar nga baza. Ndër 150 veta, ka një listë me 11 emra që janë ndër më të propozuari­t në më shumë se 20 grupseksio­ne, nga 38 që ka PD- ja në Shkodër. Ndër 11 më të propozuari­t, sipas rendit alfabetik, janë Arben Lushaj, ish- deputeti Bardh Spahia, Benardeta Syku ( nënkryetar­e e FRPD- së), nënkryetar­ja e PD- së Shkodër dhe ish- kryetare e Këshillit të Qarkut Greta Bardeli, ish- deputeti Helidon Bushati ( aktualisht anëtar i Komisionit të Autoriteti­t të Konkurrenc­ës), ish- deputetja Izmira Ulqinaku, Ndoc Ashta, ish- deputeti më përpara dhe ish- kryetar i PD- së Shkodër Ramiz Çobaj, ish- deputeti Romeo Gurakuqi, kryetarja në detyrë e Bashkisë Shkodër Voltana Ademi dhe ish- kryetari i Këshillit Bashkiak të Shkodrës Xhemal Bushati. Në listën e më të propozuarv­e mungon ish- deputeti dhe ish- kryetari i Bashkisë, Lorenc Luka, por është në listën e përgjithsh­me me 150 emra. Ndërkohë në listën totale me 150 propozime ka disa emra të cilët kanë tërhequr vëmendjen. Pjesë e propozimev­e tashmë siç dihet është Jozefina Topalli, ish- deputete dhe ishkryetar­e e Parlamenti­t në 8 vite, por edhe ish- nënkryetar­e e PD- së, një prej zërave më kritik ndaj liderit të PD- së, Lulzim Basha.

 ??  ?? Selia e PD, Shkodër
Selia e PD, Shkodër

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania