Panorama (Albania)

U denoncua për dhunë, 52- vjeçari vetëvaret në qeli

Ngjarja ndodhi pasditen e së shtunës, Tonin Tuci ishte denoncuar nga bashkëshor­tja. SHÇBA nis hetim ndaj dy punonjësve të Policisë

-

Gjendet i vetëvarur në qelinë e paraburgim­it në Komisariat­in e Policisë së Durrësit, Tonin Tuci, i cili ishte shoqëruar nga patrulla e Policisë pas denoncimit të familjarëv­e për dhunë.

Ngjarja e rëndë është regjistrua­r pasditen e së shtunës, ndërsa lajmi u bë publik nga Policia vetëm në orët e para të paradites së djeshme ( e diel). Mësohet se 52- vjeçari, në gjendje të dehur dhe i ngarkuar shumë psikologji­kisht, është varur me lidhësen e tutave sportive pak orë pas shoqërimit në komisariat. Madje, gjithçka ka ndodhur teksa bashkëshor­tja dhe djali i tij po merreshin në pyetje në një nga zyrat e Drejtorisë së Policisë së Durrësit për të sqaruar rrethanat e ngjarjes ( për dhunën e ushtruar nga kryefamilj­ari). Kur kanë shkuar për ta marrë në pyetje, oficerët e gatshëm kanë konstatuar se 52- vjeçari kishte varur veten në dhomën e shoqërimit. Oficerët e gatshëm kanë tentuar t’i japin ndihmën e parë Tucit, por më kot, pasi ai kishte disa minuta që kishte ndërruar jetë. “Në datën 1 gusht, në mbrëmje, në ambientet e dhomave të shoqërimit të DVP Durrës, nga personeli policor u gjend i vetëvarur shtetasi

T. T. Ai ishte shoqëruar për rreth 3 orë, si i dyshuar për veprën penale ‘ Dhunë në familje’”, u bë e ditur nga Policia lokale.

DENONCIMI Familjarët e kishin denoncuar dhunën e 52vjeçarit nëpërmjet një telefonate në numrin 112 dhe Policia kishte ndërhyrë menjëherë. Nga hetimet paraprake të SHÇBA- së, rezulton se viktima ka qenë nën efektin e pijeve alkoolike dhe akti është kryer në kohën kur familjarët e tij po shpjegonin në Polici rrethanat e ngjarjes për dhunën në familje. Burime nga grupi i hetimit thanë për gazetën “Panorama” se Tonin Tuci ushtronte sistematik­isht dhunë në familje, kryesisht te bashkëshor­tja dhe djali i tij, sidomos kur kthehej në shtëpi në gjendje të dehur. Të njëjtat burime thonë se ai ishte i papunë dhe konsumonte shumë alkool. Familja Tuci është me orgjinë nga Mirëdita, por prej disa vitesh janë vendosur në zonën e Spitallës në Durrës. Për të zbardhur këtë ngjarje po punon Prokuroria, përfaqësue­si i së cilës ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe ka kryer veprimet procedural­e, si dhe po vazhdojnë të kryejnë hetime për të zbardhur të gjitha rrethanat dhe zbatimin e procedurav­e standarde nga punonjësit e Policisë. Ndërkohë, SHÇBA ka proceduar 2 punonjës Policie për “Shpërdorim detyre”, A. Ç., në funksionin e ndihmësspe­cialistit në Zyrën e Informacio­nit në DVP Durrës dhe G. B. me detyrë Specialist i Policimit në Zonë. “Strukturat policore, të cilat sipas funksionit organik dhe procedurav­e standarde, ngarkohen me përgjegjës­i të veprimeve konkrete që lidhen me menaxhimin e kësaj situate, po kryejnë hetime për veprën penale të ‘ Shpërdorim­it të detyrës’”, njoftoi Policia e Durrësit.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania