Panorama (Albania)

Plagosi me thikë 20- vjeçarin, Policia arreston autorin

-

Policia e Shkodrës ka vënë në pranga një 24- vjeçar, i cili akuzohet për plagosjen e një të riu dy ditë më parë. Sipas uniformave blu, i arrestuari është shtetasi K. H., 24 vjeç, banues në fshatin Grudë e Re, Shkodër. Ngjarja ka ndodhur një ditë më parë, pas një konflikti të momentit që ka ndodhur në ambientet e jashtme të një bar- kafeje në lagjen “Skënderbeg”, në Shkodër, ku ky shtetas, pas një konflikti verbal me fjalë, ka plagosur me mjet prerës ( thikë) shtetasin E. Gj. 20 vjeç, banues në fshatin Grudë e Re, Shkodër. 20- vjeçari aktualisht ndodhet në gjendje të rëndë në Spitalin Rajonal Shkodër. “Zbardhet dhe dokumentoh­et ngjarja e ndodhur mbrëmjen e datës 1.08.2020, ku u plagos me mjet prerës një 20- vjeçar. Arrestohet në flagrancë autori i dyshuar i ngjarjes. Nga strukturat e DVP Shkodër në bashkëpuni­m me Komisariat­in e Policisë Shkodër, pas njoftimit të marrë se shtetasi E. Gj. është plagosur me mjet prerës ( thikë), menjëherë shërbimet policore janë vënë në ndjekje për identifiki­min dhe kapjen e autorit të kësaj ngjarje. Nga veprimet hetimore intensive të bëra, është bërë i mundur dokumentim­i i plotë ligjor i kësaj ngjarje kriminale, ku është arrestuar në flagrancë autori i dyshuar, konkretish­t shtetasi K. H., 24 vjeç, banues në fshatin Grudë e Re, Shkodër. Nga provat e grumbullua­ra ka rezultuar se konflikti ka ndodhur në ambientet e jashtme të një bar- kafeje në lagjen ‘ Skënderbeg’, në Shkodër, ku ky shtetas, pas një konflikti verbal me fjalë, ka plagosur me mjet prerës ( thikë) shtetasin E. Gj. 20 vjeç, banues në fshatin Grudë e Re, Shkodër, i cili aktualisht ndodhet në gjendje të rëndë në Spitalin Rajonal Shkodër”, bëri të ditur Policia.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania